Kur folëm dhe reaguam, askush nuk e besoj të vërtetën e shkruar me 14 janar 2024 për shkrirjen e Teatrit “Migjeni”! Në rresht “artistët” brenda pak minutash ishin të gjithë online për t’i thur lavde partisë e pushtetit për një “lapsus të paqëllimtë”! DHE HESHTJA RA…
Teatri “Migjeni”, prej 1 viti e gjysmë, nuk ekziston më si institucion, por si sallë pritje-përcjellje! Kompetencat juridiko-financiare drejtohen nga “të naltit”! HESHTJE…
Prej 5 muajsh Teatri “Migjeni” nuk ka më as drejtor formal… Heshtja vazhdon…
Kur folëm dhe reaguam për shpërbërjen e Orkestrës Simfonike, nga e cila u hoqën muzikantë profesionist në fshehtësi të plotë (ndër ta edhe unë), u quajtëm “të politizuar dhe pa vizion”… Askush nuk bzani!
Në orkestrën simfonike sot e gjithë ditën hiqen instrumentistë veç me një “klik” (…ti ha rimosso dal gruppo whatsapp)… HESHTJE…
Kur mjeshtri Jetmir Barbullushi ngriti alarmin publik që artistët në Shkodër “po pushkatohen” nji e nga nji… se nuk i shkojnë për shtat pushtetit… Të gjithë heshtën e u distancuan, se nuk ishte radha e tyre!
Dje radha erdhi për dy aktorë të Teatrit “Migjeni”, të cilëve nuk kam pse i bëj unë CV-në e tyre, sepse provat i kanë dhënë vetë në skenë me mund, seriozitet e përkushtim prej vitesh, Simon Shkreli e Vladimir Doda
Motivacioni qesharak dhe antiligjor i shkarkimit të tyre, duhet të jetë këmbana e fundit e alarmit që bie në Shkodër për çdo artist!
Sepse “n’Teatrin” që hesht, nesër do t’jetë radha jote!