NGA DASHNOR KALOÇI/ Para pak ditësh (më 13 nëntor 2025), në Krakov të Polonisë u organizua një aktivitet nga Fondacioni gjerman “Maximilian Kolbe”, ku ishin të ftuar edhe shumë ish-të burgosur dhe të dënuar politik nga vende të ndryshme të Europës, viktima të diktaturave fashiste, naziste dhe komuniste. Në atë aktivitet të cilin patëm mundësinë ta ndiqnim nga afër (pas ftesës së organizatorëve të saj), fjalën e rastit e mbajti arqipeshkvi gjerman dr. Bertram Meier, presidenti i fondacionit “Maximilian Kolbe”. Veç të tjerash, Dr. Bertram Meier, i kushtoi një vend të veçantë edhe të ftuarit special nga Shqipëria, z. Zenel Drangu, kryetar i Shoqatës së ish-të Dënuarve dhe Burgosurve Politikë të rrethit të Shkodrës, i konsideruar si një nga heronjtë e gjallë të rezistencës antikomuniste gjatë periudhës së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij Ramiz Alia.
Në këtë kuadër, Fondacioni “Maximilian Kolbe Werks”, i akordoi Z. Drangu një “Çmim Mirënjohje”, edhe në nderim të punës e kontributit të tij të madh në këto 35 vite pas shembjes së komunizmit, për evidentimin, promovimin e përkujtimin e vlerave të veçanta të shtresës së ish-të dënuarve dhe burgosurve politik, jo vetëm në rrethin e Shkodrës, por edhe më gjerë. Ky çmim i cili që nga viti 2002 jepet çdo dy vjet për individë të veçantë nga e gjithë Europa, iu dorëzua z. Drangu, nga vetë President i Fondacionit “Maximilian Kolbe Werks”, Arqipeshkvi Dr. Bertram Meier, i cili mbajti dhe një fjalim të veçantë në nderim të tij, që Memorie.al po e publikon të plotë dhe me fotot përkatëse.
FJALA E MBAJTUR NGA IPESHKVI DR. BERTRAM MEIER
Zonja dhe zotërinj, i nderuar Z. Drangu,
Jam i kënaqur që sot kemi mundësinë të nderojmë një njeri të veçantë – Z. Zenel Drangu. Ju uroj mirëseardhje të ngrohtë. Jemi shumë të kënaqur që kemi pasur një mik kaq të besueshëm tek ju për shumë vite. Para se të diskutoj punën e Z. Drangu dhe të shpjegoj pse kemi vendosur ta nderojmë atë, më lejoni të përshkruaj edhe një herë parimet që fshihen pas Çmimit “Maximilian Kolbe Werks”.
Me Çmimin “Maximilian Kolbe Werks”, i cili është dhënë çdo dy vjet që nga viti 2023 nga Fondacioni “Maximilian Kolbe” dhe “Maximilian Kolbe Ëerk”, duam të nxjerrim në pah individë ose niciativa që kanë dhënë një kontribut të veçantë në përballjen me të kaluarën e dhunshme të Evropës dhe në promovimin e pajtimit. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë iniciativave dhe personave që punojnë ngushtë me ish-të burgosurit politikë dhe viktimat e terrorit fashist, nazist e komunist.
Një nga përvojat qendrore të procesit të pajtimit gjermano-polak është se të mbijetuarit e dhunës kanë një rol të veçantë për të luajtur. Gatishmëria për të kapërcyer dhunën mund të matet nga marrëdhënia praktike me ta. Kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë logjika pas “Maximilian Kolbe Werks”, e cila ka ofruar shërbime të jashtëzakonshme për pajtimin gjermanopolak, që nga viti 1973. Meqenëse dëshmitarët okularë të pushtimit nazist nuk do të jenë më me ne në të ardhmen e parashikueshme, kjo sjell një kapitull të rëndësishëm në historinë e pajtimit gjermano-polak.
Ne themeluam Fondacionin “Maximilian Kolbe” në vitin 2007, për të ndërtuar mbi përvojat e kësaj organizate dhe procesin e pajtimit gjermano-polak në një shoqatë evropiane për pajtim në Evropë. Me Çmimin “Kolbe Werks”, ne duam ta mbajmë gjallë këtë traditë të frytshme në një mënyrë frymëzuese dhe të adresojmë çështjet aktuale që lidhen me mënyrën e trajtimit të së kaluarës së dhunshme të Evropës. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ne kemi punuar edhe me partnerët tanë shqiptarë, që nga viti 2011.
Shqipëria është padyshim vendi në Evropë që vuajti më gjatë nën një diktaturë brutale staliniste. Një nga tiparet dalluese të kësaj diktature ishte se çdo aktivitet fetar, ishte ndaluar rreptësisht që nga viti 1967. Për komunitetet fetare, kjo nënkuptonte martirizime të shumta dhe një jetë të fshehur. Për shkak të lidhjeve të saj ndërkombëtare, Kisha Katolike ishte një fokus i veçantë i shërbimeve të Sigurimit Shtetëror Shqiptar.
Represioni komunist çoi në krijimin e kampeve të shumta të punës, burgjeve dhe zonave të deportimit e internimeve. Fatet e atyre që ranë në kthetrat e dhunës komuniste tregojnë për çnjerëzimin dhe poshtërimin. Nuk ishin vetëm të burgosurit që u prekën, por edhe familjet e tyre. Ata tashmë konsideroheshin “armiq të popullit”. Edhe lirimi nga kampi internimit nuk e ndryshoi këtë akuzë. Kushdo që binte në kthetrat e dhunës komuniste në Shqipëri, ishte përgjithmonë i përjashtuar nga çdo e drejte dhe liri njerëzore.
Për fat të mirë, regjimi komunist në Shqipëri mori fund në vitet 1990-‘91. Megjithatë, pika e nisjes për ata që më parë ishin shtypur nuk ishte aspak e favorshme, ndërsa ata përshkuan rrugën e vështirë drejt demokracisë dhe vendosjes së një ekonomie tregu. Pas një periudhe fillestare tranzicioni, gjatë së cilës ish-sundimtarët humbën kontrollin, rrjetet e vjetra gradualisht u rikthyen në një formë të re. Fati i ish-të shtypurve dhe familjeve te tyre, gjithnjë e më shumë zbehej në sfond. Për shumë njerëz, kujtimet kritike të epokës komuniste ishin një barrë.
Në vitet e fundit është bërë gjithnjë e më e qartë se lufta për kujtesë është një luftë për drejtësi, shërim dhe demokraci. Një demokraci që nuk përballet me plagët në shoqëri, infektohet shpejt me virusin e autoritarizmit. Shenja e parë e këtij infeksioni është indiferenca ndaj atyre që janë lënduar. Në këtë kontekst, takimi me njerëz si Zenel Drangu, është një shenjë e madhe shprese dhe një burim i fuqishëm inkurajimi. Zenel Drangu nuk është dorëzuar kurrë ndaj indiferencës sociale dhe prej shume vitesh, ai është kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë dhe Familjeve të tyre në rrethin e Shkodrës.
Falë këmbënguljes, mençurisë dhe kreativitetit të tij, ata që janë prekur nga dhuna komuniste në Shqipëri, kanë një zë të besueshëm. Ajo që na bën përshtypje veçanërisht tek Z. Drangu, është se ai kurrë nuk i është dorëzuar urrejtjes dhe dëshirës për hakmarrje. Në vend të kësaj, me qetësi dhe maturi të madhe, ai ka kërkuar dhe gjetur mënyra, për të nxjerrë në pah në mënyrë efektive çështjet e së vërtetës dhe drejtësisë në trajtimin e historisë së komunizmit. Kjo dëshmi është edhe më e vlefshme duke pasur parasysh se ai vetë, u dënua me 25 vjet burg në vitin 1972, në një gjyq dramatik, në të cilin turma e manipuluar kërkoi dënimin me vdekje.
Krimi për të cilin ai – atëherë 24 vjeç – u akuzua, ishte përpjekja për t’u larguar nga Shqipëria, për të jetuar një jetë të lirë në Perëndim. Ai kaloi 15 vjet të dënimit të tij me burg, në kampin famëkeq të punës së detyruar të Spaçit. Në këtë kamp, të vendosur pranë një miniere bakri në malet e Shqipërisë, ai punoi si punëtor i detyruar në kushte çnjerëzore. Ai u lirua nga kampi në vitin 1989, pas amnistive të ndryshme. Në vitet që pasuan, Zenel Drangu nuk pushoi kurrë së bëri fushatë për të vërtetën rreth regjimit komunist.
Kur, në vitin 2012, një numër grupesh, përfshirë Fondacionin “Maximilian Kolbe” dhe “Renovabis”, vendosën ta shndërrojnë ish-kampin e Spaçit në një vend dinjitoz përkujtimor, Zenel Drangu ishte një nga ata që e promovuan në mënyrë aktive këtë proces, në vitet që pasuan. Dëshmia e tij si dëshmitar okular, të cilën ai e ndan me vizitorët e Spaçit, klasat shkollore dhe aktivitetet e veprimtaritë ndërkombëtare, është një shenjë inkurajuese se dhuna dhe urrejtja nuk është fjala e fundit për të. Përkundrazi, ai mbështet pajtimin shoqëror që i merr seriozisht plagët e së kaluarës dhe u përgjigjet atyre në mënyrë konstruktive dhe solidare.
Ballafaqimi me trashëgiminë toksike të komunizmit, nuk është vetëm një problem shqiptar. Jo, është një sfidë evropiane. Të prekur në mënyra të ndryshme nga kjo përbuzje për jetën njerëzore, ne jemi megjithatë të bashkuar në përpjekjet tona për të mos kaluar thjesht në agjendën e ditës. Kapërcimi i pasojave të dhunës kërkon njerëz me integritet dhe dhembshuri të palëkundur. Zenel Drangu është një person i tillë. Ai është një dritë shprese e ndritshme për ne. Faleminderit për dëshminë tuaj inkurajuese dhe ju uroj bekimet e pasura të Zotit, për punën tuaj të ardhshme.
******
Gjyqi më 1972, si u montua dënimi ndaj Zenel Drangut
Zenel Drangu, biri i një familjeje shkodrane, i cili në moshën kur jeta sapo nis të marrë ngjyrë, u përfshi në spiralen e zezë të represionit komunist. Në vitin 1972, ai u bë simbol i asaj pjese të rinisë shqiptare që kërkonte thjesht një të drejtë njerëzore, lirinë për të jetuar si njeri i lirë. Por diktatura e Enver Hoxhës nuk pranonte as ëndrra, as dëshira, as frymë të lirë. Për regjimin, dëshira për t’u arratisur, për të jetuar një jetë dinjitoze në Perëndim, mjaftonte që një njeri të shpallej armik i popullit. Për Zenel Drangun, fati do të ishte edhe më i rëndë, pasi rrjeti i Sigurimit të Shtetit e piketoi si shembull ndëshkimi për të frikësuar të tjerët.
MOTIVI I ARRATISJES
Familja e Zenel Drangut rrjedh nga Kuci i Malit të Zi. Zeneli u rrit në një familje të madhe me nëntë fëmijë, pesë vëllezër dhe katër motra me të ardhura mesatare për kohën, siç i cilëson ai. Edhe pse jo të persekutuar gjatë sistemit komunist, që në moshë të re ai motivohet të arratiset nga vendi dukë parë fshehtazi programe të ndryshme në televizionet e huaja. Drangu vendos të arratiset me not nëpërmjet Drinit dhe Bunës, në periudhë dimri, së bashku me kushëririn e tij, i cili kishte pasur probleme më shtetin e kohës gjatë shërbimit të tij ushtarak drejt Jugosllavisë. Qëllimi i tyre ishte të shkonte në Itali e më pas prej aty në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën e Jugosllavisë arrestohet nga policia vendëse, e cila kishte marrëveshje me palën shqiptare dhe burgoset për disa ditë, për t’u kthyer më pas në hetuesinë e qytetit të Shkodrës. U arrestua më 14 prill 1973 dhe dy muaj më vonë, më 3 korrik të po atij viti, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut”, dhe e dënoi me njëzet vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë dënim i kombinuar. Pas tre muajve hetim, Zenel Drangu dënohet me 25 vite burg për arratisje, të cilat ai i kalon në burgun e Spaçit. Gjatë periudhës së burgut ai punon si minator. Po ashtu ishte pjesë e “Revoltës së Spaçit” të zhvilluar në datat 21–23 maj 1973.
PROCESI GJYQËSOR
Zenel Drangu ishte vetëm 24 vjeç kur u arrestua nga strukturat e Sigurimit me akuzën e rëndë “tentativë për arratisje jashtë shtetit”. Para se procesi gjyqësor të niste, aparati i Partisë së Punës kishte montuar gjithçka, dosjen, dëshmitë e rreme, provat e fabrikuara dhe mbi të gjitha, turmën e manipuluar që kërkonte dënimin me vdekje. Procesi gjyqësor u kthye në një spektakël makabër politik. Në sallë hynte herë pas here sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit, njerëz të infiltruar nga Sigurimi ngacmonin turmën që të kërkonte gjak. “Të vritet! Armik i popullit!”, bërtitej nga një skenografi e organizuar me kujdes. Zeneli, me qetësi dhe dinjitet, u përball me aktakuzën që kërkonte t’i zhdukte identitetin. Ai nuk ishte spiun, nuk ishte sabotator, nuk ishte njeri me aktivitet politik. Ishte një i ri shqiptar që ëndërronte një jetë më të mire, një krim i patolerueshëm për një regjim që i kishte futur kufijtë në tela me rrymë elektrike, roje me armë dhe qentë stërvitur. Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 25 vjet burg, një dënim që në atë kohë, shpesh, ishte sinonim i shuarjes fizike.
RRËFIMI PËR HISTORINË SI NË FILM
Historia e Zenel Drangut ngjason me një film. Zeneli ka ndarë pjesëza nga e kaluara e tij. Duke notuar përmes Drinit dhe Bunës, Zeneli u arratis gjatë dimrit drejt Jugosllavisë, me qëllim që të shkonte në Itali e më pas drejt Shteteve të Bashkuara. Me një kujtesë të gjallë dhe emocion të thellë, Drangu ka folur për momentet e vështira të jetës nën regjimin diktatorial. “Nuk ia dola dot, se më kapën në Ulqin, më spiunuan disa peshkatarë”, rrëfen Zeneli gjatë bisedës. Ai u arrestua nga policia jugosllave, sipas marrëveshjes që kjo e fundit kishte me shtetin shqiptar dhe u kthye për hetuesi në Shkodër. Hetimi zgjati tre muaj dhe në fund Zeneli Drangu u dënua me 25 vite burg në Spaç, ku mori pjesë në “Revoltën e Spaçit” (21-23 maj 1973). Teksa ka treguar historinë e tij të arratisjes dhe momentin e dënimit, ai kujton torturat e kaluara gjatë viteve të burgosjes së televizionet e huaja. Drangu vendos të arratiset me not nëpërmjet Drinit dhe Bunës, në periudhë dimri, së bashku me kushëririn e tij, i cili kishte pasur probleme më shtetin e kohës gjatë shërbimit të tij ushtarak drejt Jugosllavisë. Qëllimi i tyre ishte të shkonte në Itali e më pas prej aty në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën e Jugosllavisë arrestohet nga policia vendëse, e cila kishte marrëveshje me palën shqiptare dhe burgoset për disa ditë, për t’u kthyer më pas në hetuesinë e qytetit të Shkodrës. U arrestua më 14 prill 1973 dhe dy muaj më vonë, më 3 korrik të po atij viti, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut”, dhe e dënoi me njëzet vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë dënim i kombinuar. Pas tre muajve hetim, Zenel Drangu dënohet me 25 vite burg për arratisje, të cilat ai i kalon në burgun e Spaçit. Gjatë periudhës së burgut ai punon si minator. Po ashtu ishte pjesë e “Revoltës së Spaçit” të zhvilluar në datat 21–23 maj 1973.
PROCESI GJYQËSOR
Zenel Drangu ishte vetëm 24 vjeç kur u arrestua nga strukturat e Sigurimit me akuzën e rëndë “tentativë për arratisje jashtë shtetit”. Para se procesi gjyqësor të niste, aparati i Partisë së Punës kishte montuar gjithçka, dosjen, dëshmitë e rreme, provat e fabrikuara dhe mbi të gjitha, turmën e manipuluar që kërkonte dënimin me vdekje. Procesi gjyqësor u kthye në një spektakël makabër politik. Në sallë hynte herë pas here sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit, njerëz të infiltruar nga Sigurimi ngacmonin turmën që të kërkonte gjak. “Të vritet! Armik i popullit!”, bërtitej nga një skenografi e organizuar me kujdes. Zeneli, me qetësi dhe dinjitet, u përball me aktakuzën që kërkonte t’i zhdukte identitetin. Ai nuk ishte spiun, nuk ishte sabotator, nuk ishte njeri me aktivitet politik. Ishte një i ri shqiptar që ëndërronte një jetë më të mire, një krim i patolerueshëm për një regjim që i kishte futur kufijtë në tela me rrymë elektrike, roje me armë dhe qentë stërvitur. Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 25 vjet burg, një dënim që në atë kohë, shpesh, ishte sinonim i shuarjes fizike. RRËFIMI PËR HISTORINË SI NË FILM Historia e Zenel Drangut ngjason me një film. Zeneli ka ndarë pjesëza nga e kaluara e tij. Duke notuar përmes Drinit dhe Bunës, Zeneli u arratis gjatë dimrit drejt Jugosllavisë, me qëllim që të shkonte në Itali e më pas drejt Shteteve të Bashkuara. Me një kujtesë të gjallë dhe emocion të thellë, Drangu ka folur për momentet e vështira të jetës nën regjimin diktatorial. “Nuk ia dola dot, se më kapën në Ulqin, më spiunuan disa peshkatarë”, rrëfen Zeneli gjatë bisedës. Ai u arrestua nga policia jugosllave, sipas marrëveshjes që kjo e fundit kishte me shtetin shqiptar dhe u kthye për hetuesi në Shkodër. Hetimi zgjati tre muaj dhe në fund Zeneli Drangu u dënua me 25 vite burg në Spaç, ku mori pjesë në “Revoltën e Spaçit” (21-23 maj 1973). Teksa ka treguar historinë e tij të arratisjes dhe momentin e dënimit, ai kujton torturat e kaluara gjatë viteve të burgosjes së tij. “Të them të drejtën të tana kampet kanë kenë shumë të vështira, burgjet kanë kenë shumë të vështira, ne faktikisht kur jemi dënu atëherë, jemi dënu me privim lirie, por kanë vepru me urdhra dhe urdhrat kanë kenë që më shku me punu me pune të detyrueshme”, shprehet Zeneli duke shtuar se puna ka qenë tepër e rëndë dhe skllavëruese. Por çfarë ndodhte nëse ata nuk e plotësonin normën e përcaktuar të punës?. “Të fusnin në birucë dhe ndonjëherë të lidhnin dhe duart e këmbët për 10 ditë për mos me kenë i mundun me kry as nevojat e tua personale”, ka rrëfehet ish-i burgosuri politik, Zenel Drangu.
LUFTA PËR DINJITET
Në vitin 1989, pasi kishte kaluar më shumë se gjysmën e dënimit, falë një amnistie të vonuar dhe të pjesshme, Zenel Drangu u lirua. Liria e tij ishte vetëm formale, në sy të shtetit, ai mbetej “armik”, i përjashtuar nga çdo e drejtë, i survejuar dhe i kufizuar në çdo hap. Në vend të një rehabilitimi moral dhe shoqëror, në tranzicionin e fillimit të viteve ‘90, ai dhe qindra si ai u lanë në harresë, ndërsa strukturat e vjetra rikthyen pozitat. Por Zenel Drangu nuk ishte nga ata që dorëzohen. Përkundrazi, ai nisi një tjetër betejë, atë të kujtesës. Ai besonte se plagët shërohen vetëm duke i parë në sy, jo duke i mbyllur me forcë. Në Shkodër, ai u bë prej vitesh kryetar i Shoqatës së ish-të dënuarve dhe Burgosurve Politikë, duke përfaqësuar zërin e mijëra familjeve të dhunuara. Në dhjetëra aktivitete, konferenca, takime me të rinj, Zeneli tregoi historinë e tij dhe të shokëve të tij. Ajo që e bënte të veçantë ishte fakti se ai nuk foli kurrë me urrejtje. Jo për gardianët, jo për hetuesit, as për prokurorët që kërkuan kokën e tij. Ai fliste për të vërtetën, për drejtësinë, për pajtimin, jo për hakmarrjen. Në vitin 2012, kur nisi nisma e përbashkët e Fondacionit “Maximilian Kolbe”, “Renovabis” dhe organizatave shqiptare për ta kthyer Spaçin në një qendër memorie, Zenel Drangu ishte ndër figurat kyçe. Si dëshmitar okular, ai i dha zë çdo guri, çdo galerie, çdo dhimbjeje që ishte fshehur atje për dekada. Për të rinjtë shqiptarë dhe të huaj që e vizituan Spaçin me të, ai shpjegonte jo vetëm historinë, por edhe shpirtin e vuajtjes. Ishte dëshmia e një njeriu që vuajti, por nuk u shua; që u poshtërua, por nuk u thye, që u burgos, por nuk u mposht. Më 13 nëntor 2025, në Krakov të Polonisë, në prani të qindra personaliteteve, ish-të burgosurve politikë nga mbarë Europa dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike, Fondacioni gjerman “Maximilian Kolbe Werks” i akordoi Zenel Drangut ‘Çmimin e Mirënjohjes’, një ndër vlerësimet më të rëndësishme europiane për dëshmitarët e dhunës së totalitarizmit dhe kontribuuesit në pajtim. Në fjalimin e tij, Arqipeshkvi gjerman Dr. Bertram Meier, tha: “Zenel Drangu është dritë shprese për Europën. Ai nuk iu dorëzua kurrë urrejtjes, edhe pse pati të gjitha arsyet ta bënte. Ai është zëri që na kujton se dhuna nuk ka fjalën e fundit”. Europa i dha nderin që Shqipëria duhej t’i kishte dhënë prej kohësh.
/Gazeta Panorama