Te Buleci
Manaferra e kuqe
Janë buzët e nusëve
Të rreshkur
Prej erërat të jugut.
Krekca ka guvën e vet
Ku pushon dita dhe nata
Dhe bubullima e paqa
Që ngasin hapësirës
Më tulipanet egër
Si kapedanet e vëngërt
.
Atje mund njeriu
Edhe të zgërdhij edhe të fishkëllej
Më grifshën të bëhet
Si vaji I foshnjës
Dhe hëna kur del në pranverë
Nuk del as një kec më
As një ,as një bik
Sylës t’I mbushë
Kryet më pluhurë katran
Dhe dëgjohet një pupëz zë shter.
Te trapit I parë
Nuk duket shami e Fetijës
Që trotuarëve shkiste si hije
Dhe mbyllët në diku,se di se ku
Që kurrë s’harrohet
Kafshimët e egëra të mija
Prej kordinatave të gjinjëve.
Dhe prushi ikte
Guvave të thirrjeve te reja.
2.
Nërpër livadhe ,livadheve
I bënim në fushata të zgjedhjeve
Në sallat gjigante
Që ipet dekreti
Si zeher që e pi I shkreti.
Guvat të kreckëet
Myshqe kanë veshur
Kanë ndërruar pamje
Dhe tallët mes nesh ….
Manaferrat I shkrumbosi rrufeja
Dhe nuset mbetën vejusha te reja …..