Ditët e fundit, Papa Leo XIV ka qenë aktiv në lidhje me zonat e luftës që po ndodhin aktualisht në botë. Përmes mesazheve dhe lutjeve, ai ka tentuar që palët të ulin armët.
Ditën e sotme, kur ai u pyet nëse do të shkonte në Gaza personalisht, u përgjigj se do të shonte jo vetëm aty, por kudo ku ka zona lufte dhe t’i inkurajonte të ulnin armët.
“Unë në Gaza? Në fakt, ka shumë vende ku personalisht do të doja të shkoja. Duhet t’i inkurajojmë të gjithë të braktisin armët e tyre, tregtinë që qëndron në themel të çdo lufte dhe trafikun e armëve. Njerëzit bëhen thjesht instrumente pa vlera; duhet të këmbëngulim në dinjitetin e çdo qenieje njerëzore. Të krishterë, myslimanë: të gjithë janë fëmijë të Zotit” – tha Papa Leo XIV. bw