Të gjithë artistët që kanë vila te green coast, janë të shitur (jo sepse janë të pasur, por sepse i kanë shërbyer *amës dhe janë paguar me lekët e vjedhura këtij populli). Nuk bëhesh milioner me rrogë gazetari.
—————————
Para ca ditësh pata një debat mbi një grup profesionistësh të diasporës që nuk shpreheshin publikisht mbi protestën.
Nuk ishte qëllim i imi lincimi i personave apo grupeve të caktuara, sepse ndër vite kam pësuar vet injorimin dhe anashkalimin nga qarqe mediatike të lidhura me rilindjen, ashtu sic kam provuar zjarrin e kordinuar të lincimit online dhe probleme të herëpashershme me profilet fcbook dhe instagram.
Mendoj se algoritmi nuk i ka dalur totalisht jashtë kontrollit *amës. Jam i bindur se së shpejti do shohim faqe, profile vipash dhe influencerash apo media online që kanë lindur, janë forcuar apo janë rigjeneruar në këto ditë të protestës, që do ndryshojnë totalisht apo gradualisht opinion duke bër diversion në favor të pushtetit apo kundër iniciativës së protestës. Do denigrohen opozitaristët si gjithmonë.
Ndër problemet më serioze janë diversionet nga analistë dhe gazetarë që vazhdojnë të mbajnë gjallë diskursin me akrobaci fjalësh. E vlerësojnë protestën si ‘të bukur’, ‘fantastike’ apo ‘me vlera qytetare’, por hedhin pyetje mbi vazhdueshmërinë dhe daljen e forcave të reja opozitare etj.
Thelbi është Dorëheqja e Ramës dhe rivendosja e vullnetit të popullit me një kod të ri zgjedhor që lejon votën e lirë.
Nuk do ishte aspak lincim bojkotimi i gjithë analistëve, artistëve, gazetarëve dhe intelektualëve që kanë relativizuar dhe vazhdojnë ta bëjnë me strategji me pyetje idiote “kush do vijë më pas’.
Të gjithë artistët që kanë performuar te COD dhe vazhdojnë të heshtin janë të shitur.
Të gjithë artistët që kanë vila te green coast, janë të shitur (jo sepse janë të pasur, por sepse i kanë shërbyer *amës dhe janë paguar me lekët e vjedhura këtij populli). Nuk bëhesh milioner me rrogë gazetari.
Të gjithë ‘artistët’ që u bën investitor strategjik njësoj. Të gjithë analistët që shohim prej vitesh në TV.
Duhen publikuar sërish listat e atyre mediave, gazetarëve dhe artistëve që morën para nga inceneratorët, nga rrogat e dyta dhe të treta në bashki, ujësjellsa dhe borde të ndryshme. Profesorat, pedagogët apo teknicienët që vazhdojnë të hanë në kurriz të këtij populli, jo për merita profesionale apo akademike, por sepse kanë heshtur, vazhdojnë të heshtin apo bëjnë diversion duke mos u marr me thelbin e problemeve.
Ky llum i madh duhet të dal në shesh. Ftoj ‘iranianët e Akshit’ të publikojnë listat e përditësuara të këtyre dhe lidhjet nepotike që i mbajnë me ‘bukën e gojës’.
Kujdes!!! Algoritmi po përditësohet.
Diktaturat nuk bien, rrëzohen