Kosova nuk mund të ecë më me duar të lidhura.
Të dielën, Kuvendi duhet të votojë një qeveri — qoftë edhe qeveri e pakicës, me mandat të përkohshëm. Vetëm një qeveri me legjitimitet të plotë ka të drejtën dhe përgjegjësinë ta miratojë Buxhetin e vitit 2026 dhe ta dërgojë për votim përfundimtar në Kuvend.
Nëse shkohet në zgjedhje pa u votuar buxheti, vendi hyn në paralizë institucionale.
Nga 1 janari, shteti do të ketë para vetëm për paga. Nga 1 marsi — as për paga. Pason kolapsi i plotë financiar dhe administrativ. Kjo nuk është politikë — është vetëshkatërrim.
Nëse partitë e mëdha nuk kanë guxim të marrin përgjegjësi dhe të bëjnë zgjidhje për qytetarët e Kosovës, atëherë barra bie mbi AAK-në dhe Nismën.
Është momenti që të paktën për dy javë, të votohet një qeveri legjitime që e shpëton shtetin nga bllokimi. Pas miratimit të buxhetit, zgjedhjet mund të shpallen po atë ditë.
Shteti nuk mund të mbahet peng i interesave partiake.
Në këtë moment, përgjegjësia është akt atdhetarie.