VOAL

VOAL

Copyright © 2022
  • Ballina
  • AKTUALE
    • Lajmi i fundit
    • Fokus
    • Lajme të tjera
    • Video
  • ED/OP
    • Editoriale
    • Opinione
    • Blog
    • Op-English
  • ZVICRA
    • Lajme
    • Diaspora shqiptare
    • Ta njohim Zvicrën
    • Schweiz De
    • Suisse Fr
    • Svizzera It
  • POLITIKE
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajon
    • SHBA
    • Europë
  • MULTIMEDIA
    • Aforizma
    • Aforizma e Dites
    • Intervista
    • Press
    • Reportazh
    • Dossier
    • Dokument
    • Video
    • People
  • BOTA
    • Te rejat e fundit
    • Lajme
    • Foto e dites
  • DIASPORA
    • Diaspora në Europë
    • Diaspora në SHBA
    • Diaspora në Botë
  • KULTURË
    • Art
    • Letërsi
    • Shkencë
    • Jeta Artistike
    • Guzhinë
    • Përkujtime
    • Urime
  • LIFESTYLE
    • Hollywood
    • Horoskopi
    • Shëndeti
    • Showbiz
    • Moda
    • Femina
  • KRONIKË
    • Kronika e zezë
    • Kronika rozë
    • Gossipe
  • SPORT

VOAL

  • Ballina
  • AKTUALE
    • Lajmi i fundit
    • Fokus
    • Lajme të tjera
    • Video
  • ED/OP
    • Editoriale
    • Opinione
    • Blog
    • Op-English
  • ZVICRA
    • Lajme
    • Diaspora shqiptare
    • Ta njohim Zvicrën
    • Schweiz De
    • Suisse Fr
    • Svizzera It
  • POLITIKE
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajon
    • SHBA
    • Europë
  • MULTIMEDIA
    • Aforizma
    • Aforizma e Dites
    • Intervista
    • Press
    • Reportazh
    • Dossier
    • Dokument
    • Video
    • People
  • BOTA
    • Te rejat e fundit
    • Lajme
    • Foto e dites
  • DIASPORA
    • Diaspora në Europë
    • Diaspora në SHBA
    • Diaspora në Botë
  • KULTURË
    • Art
    • Letërsi
    • Shkencë
    • Jeta Artistike
    • Guzhinë
    • Përkujtime
    • Urime
  • LIFESTYLE
    • Hollywood
    • Horoskopi
    • Shëndeti
    • Showbiz
    • Moda
    • Femina
  • KRONIKË
    • Kronika e zezë
    • Kronika rozë
    • Gossipe
  • SPORT

Rroga bazë e pakushtëzuar: një ide e 500 viteve më parë – e përshtatshme për epokën digitale? – Nga John Heilprin, swissinfo.ch – Përktheu: Skënder Buçpapaj

May 24, 2016

Çfarë do të thoshte sot filozofi Tomas Mor për propozimin e futjes së një të ardhure bazë të pakushtëzuar për të gjithë në Zvicër?

Një rrjedhë e gjatë historike

Saktësisht gjysmëmileniumi pasi Tomas Mori (Thomas More) paraqiti idenë tek vepra me shumë ndikim ‘Utopia’, në Zvicër më 5 qershor, pë herë të parë në botë, populli do të votojë për futjen e një page bazë të pakushtëzuar për të gjithë shtetasit.

Vepra letrare dhe e filozofisë politike, botuar në latinishte më 1556, përmendte pagat bazë si mjet i mundshëm për ta luftuar vjedhjen. Dhjetë vjet më vonë, miku i tij Giovanni Ludovico Vives ishte i pari që përpiloi një propozim të detajuar. Paraqitja e propozimit tek kryetari i bashkisë Bruges, më 1526, çoi tek zbatimi i parë i kësaj ideje në qytetin flaming Ypres.

“Ishte vërtet për t’i ndihmuar të varfërit”, thotë Florian Schui, docent i historisë ekonomike në Universitetin e San Galenit, lidhur me idenë veçanërisht të rëndësishme që nga fundi i Mesjetës. por prej atëherë tema e debatit ka ndërruar.

“Përqëndrimi më i madh i sotëm i debatit mbi të ardhurat bazë nuk i përket aq fort shumës që njerëzit marrin, por ndryshimit të paradigmës,” thotë ai për swissinfo.ch. Shuma që derdh Shteti “nuk konsiderohet më një ndihmë sociale, por është një e drejtë njerëzore themelore”.

Nga kohët e Tomas Morit, ideja është zhvilluar në një formë që na e kujton thënien e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara John F. Kennedy: “Një njeri mund të vdesë, kombet mund të ngrihen apo të bien, por një ide vazhdon të jetojnë. Idetë rezistojnë, janë të pavdekshme.”

Sot mbështetësit e të ardhurës bazë shpresojnë se ideja për t’ia shpërndarë çdo qytetari një dërgesë mujore parash ka arritur më në fund në nivelin e aforizmit të Viktor Hygoit, sipas të cilit “asnjë ushtri nuk mund ta ndalë një ide koha e së cilës ka ardhur”.

Parimi i përgjithshëm është që Shteti ia jep çdo qytetari një rrogë mujore bazë, pa i kërkuar në shkëmbim të punojë dhe pavarësisht rrogave të tjera sipas Basic Income European Network (BIEN) – shqip: Rrjetit Evropian të të Ardhurave Bazë REAB, me seli qendrore në Belgjikë.

Përkrahësit thonë se është mënyra më e sigurt dhe më e drejtë për të zbutur varfërinë dhe nxitur punësimin. Gjithsesi, në diskutim janë mundësi të ndryshme dhe pika kritike. Në mënyrë të veçantë diskutohet si të financohet Rroga Bazë e Pakushtëzuar -RBP. Përkrahësit thonë se është diçka e njëjtë me format e tjera të sigurisë sociale.

 Një ide që i përshkon shekujt

Idejaa e RBP qe diskutuar në Shekullin XVI DHE XVII nga akademikë të spikatur të Shkollës së Salamankës, të shqetësuar për varfërinë dhe për problemet e lidhura me ekspansionin kolonail spanjoll në Amerikën latine. Në Angli, në epokën elizabetiane, “ligji për të varfërit” i vitit 1576 iu dha punë njerëzve që dëshironin, por nuk arrinin ta gjenin.

Ndër intelektualët francezë që u muarën me ekzistencën e së drejtës së ekzistencës individuale, Montesquieu (Monteskje) më 1748, në “Shpirtin e ligjit” pohoi se një shtet “duhet t’ua garantojë të gjithë shtetasve të tij mjetet për t’u përkujdesur ndaj jetesës së vet, ushqimit, veshjeve të përshtatshme dhe një mënyre të të jetuarit që nuk e dëmton shëndetin e tyre”

Në vitet 1790, shkrimtarët anglezë Tom Paine e Thomas Spence, u muarën me të drejtat natyrale, duke mbështetur idenë e një rroge bazë. Shqetësimi kryesor i Paine ishte për t’i ndihmuar pleqtë dhe prindërit e fëmijëve të vegjël. Në të njëjtën periudhë, në Francë, markezi Condorcet mbështeste rrogën bazë si formë të sigurisë sociale për ta luftuar varfërinë dhe pabarazinë.

Idetë e tyre kanë frymëzuar zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes dhe të sigurisë sociale në Evroüe, si pensionet dhe sigurimet shëndetësore, të futura nga Otto von Bismarck, kancelari i parë i Gjermanisë, nga vitit 1871 deri në vitin 1890. Këto sisteme, gjithsesi, janë bazuar në idenë se një njeri ka të drejtë për shërbime sociale në kushte të caktuara, jo për një rrogë bazë pa asnjë kushtëzim.

Praktika bashkëkohore

Në vitet 1970, disa variante të një rroge bazë universale hodhën rrënjët në Amerikën e Veriut:

• Në Dauphin, në provinciën kanadeze Manitoba, nga 1974 deri më 1979, iu dha një rrogë familjeve.  orët e punës për nënat e reja dhe adoleshentët u pakësuan dhe numri i njerëzve vkktima të fatkeqësive u zvogëlua.

• Në Alaskë, më 1976, u themelua një fond i përhershëm që i shndërron të ardhurat e naftës të Shtetit në një pagesë të shpërndarë çdo vit të gjithë atyre që banonin së paku prej gjashtë muajsh atje, pa asnjë dallim moshe.

Shembuj të tjerë të freskët:

• Në një fshat në Namibia, nga 2008 deri më 2009, një shoqatë humanitare gjermane sponsorizoi një projekt pilot për dhënie parash në dorë. Kjo çoi në rritjen e numrit të fëmijëve që shkonin në shkollë dhe në zvogëlimin e kriminalitetit. Ndihma financiare atje vazhdoi deri në fillim të vitit 2012.

• Qeveria e Finlandes parashikon të vendosë këtë muaj nëse do të eksperimentojë një projekt pilot për rrogë bazë universale duke filluar nga viti 2017.

• Në Livorno, Këshilli Bashkiak i drejtuar nga kryetari i bashkisë Filippo Nogarin (Lëvizja e 5 Yjeve) më 20 maj 2016 futi “rrogën e qytetarisë lokale”, në mënyrë eksperimentale për gjashtë muaj. Në nivel vendi, në Itali projektligji i rrogës së qytwtarisë i paraqitur nga pesyjeshit më 2013 ka mbetur në Komisionin e punës të Senatit nga shkurti 2015.

• Utrecht, Tilburg e qytete të tjera të Holandës po eksperimentojnë një rrogë bazë ose po e marrin parasyhs idenë.

• Partia Kombëtare Skoceze ka përkrahur idenë e zëvendësimit të sistemit aktual të sigurisë sociale me një rrogë bazë dhe ka rënë dakord të marrë në konsideratë reformën përkatëse në kuadrin e një Skocie të pavarur.

Propozimi i hedhur për votim në Zvicër

Më 5 qershor në Zvicër elektorati do të shprehet për iniciativën popullore “Për një rrogë bazë të pakushtëzuar” që popozon të përfshihet ky parim në Kushtetutën Federale.

Spas Florian Schuit, debati pasqyron kundërpozicionimin e “dy mendimeve të ndryshme” sa iu përket të varfërve: nga një anë ata që i mbajnë përgjegjës për situatën e tyre, ndërsa nga ana tjetër janë ata që e mbajnë përgjegjës sistemin ekonomik që nuk ua mundëson të gjithëve të kenë një punë.

Utopia e Tomas Murit pasqyronte një vizion religjio, sipas të cilit qeniet njerëzore janë rënduar me punë që nga dëbimi i tyre prej Edenit, ndërkohë që nuk kishin asnjë nevojë në statusin e tyre zanafillor.

Pastaj, që nga revolucioni industrial, njerëzit janë mësuar me idenë se prodhimi mund të vazhdojë të shtohet edhe duke e pakësuar sasinë e punës. Çështja që disktohet, thotë Florian Schui, është se çfarë të bëhet me këtë tip progresi.

“Mendoj se i bëhet jehonë modelit të pasluftës, periudhës së moshës së artë të kapitalizmit, me një shkallë të lartë rritje, por jo me një sistem rritjesh të taksave dhe me një sistem social bujar,” thotë studiuesi i hisorisë ekonomike. “Mendoj se është më shumë një nostalgji e periudhës pas-lufte se ndaj Tomas Morit apo religjionit.”

(Përktheu për voal.ch Skënder Buçpapaj)

  • twitter
    Follow
  • facebook
  • linkedin
Fjalë kyçe: JOHN HEILPRIN

Komentet

Cancel reply

Lajme të ngjashëm

Krijohet Komisioni Ndërkombëtar për Dëmet e Luftës të shkaktuara nga pushtimi rus në Ukrainë

Ambasadorja zvicerane në Holandë, Corinne Cicéron Bühler, nënshkroi marrëveshjen në emër të Konfederatës

VOAL- Komisioni Ndërkombëtar për Dëmet e Luftës për Ukrainën është themeluar: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës, u miratua sot (e martë) në Hagë. Organi i ri do të përcaktojë sasinë e dëmeve të shkaktuara nga pushtimi rus dhe do të shqyrtojë kërkesat për kompensim bazuar në regjistrin e dëmeve të krijuar në maj 2023, i cili tashmë përmban mbi 86,000 raporte, që arrijnë në qindra miliarda euro, të lidhura me bombardimet ruse, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës të kryera që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.

Organizata do të bëhet funksionale pas të paktën 25 ratifikimeve, një proces që mund të zgjasë rreth një vit. Fondi i kompensimit do të krijohet në vitin 2026 dhe gjithashtu mund të financohet me asetet e ngrira ruse.

Marrëveshja u miratua në prani, ndër të tjera, të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministrit holandez Dick Schoof dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës (dhe ish-Këshilltarit Federal) Alain Berset. “Ky është një hap historik,” tha Berset.

Ambasadorja zvicerane: “E drejta ndërkombëtare është e qartë: kushdo që e shkel atë duhet të kompensojë për dëmin e shkaktuar.”

Ambasadorja zvicerane në Holandë, Corinne Cicéron Bühler, nënshkroi marrëveshjen në emër të Konfederatës. E drejta ndërkombëtare është e qartë: kushdo që e shkel atë duhet të kompensojë për dëmin e shkaktuar, theksoi ajo në fjalimin e saj. Kjo është edhe më e vërtetë në dritën e akteve të rënda të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Këshilli Federal miratoi nënshkrimin të premten, shkroi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme në një deklaratë të martën. Në një fazë të dytë, Zvicra do të vendosë nëse do t’i bashkohet zyrtarisht marrëveshjes dhe do ta ratifikojë atë.

Sipas Bankës Botërore, rindërtimi i Ukrainës do të kërkojë 524 miliardë dollarë (416 miliardë CHF), gati tre herë më shumë se PBB-ja e vendit në vitin 2024. Ky vlerësim do të rritet, pasi nuk përfshin dëmet në vitin 2025, një vit i shënuar nga një intensifikim i sulmeve ruse ndaj shërbimeve publike, transportit dhe infrastrukturës civile. ATS/RSI

Zvicra mund të blejë vetëm 24 F-35A

Limitet e tavanit të shpenzimeve, raporton Sonntagszeitung, lejojnë vetëm 24 avionë luftarakë.

VOAL- Në skenarin më realist, ushtria do të jetë në gjendje të blejë vetëm 24 avionë luftarakë F-35A, në vend të 36 të planifikuar fillimisht. Ky është llogaritja e Sonntagszeitung, e cila sugjeron se problemet qëndrojnë në shërbimet e shumta shtesë të përfshira në kufirin e shpenzimeve prej 6 miliardë frangash.

Vetëm avionët, vëren gazeta e së dielës, korrespondojnë me kosto të vlerësuara prej 3.8 miliardë frangash. Megjithatë, kostot shtesë të vlerësuara në 1.3 miliardë franga kanë të bëjnë vetëm me avionët, duke përjashtuar komponentë të tillë si municionet, pjesët rezervë dhe mirëmbajtja, shpjegoi Zyra Federale për Armatime (armasuisse).

Për të qëndruar brenda kufirit të buxhetit, burimet e disponueshme do të ishin të mjaftueshme vetëm për 24 avionë luftarakë. Qeveria njoftoi vendimin e saj për të blerë numrin maksimal të mundshëm të avionëve brenda buxhetit prej 6 miliardë frangash të premten e kaluar. ATS/RSI

Federer do të jetë yll në Ceremoninë e Hapjes së Australian Open më 17 janar

Mezi pres të kthehem në Melbourne, ku gjithmonë kam marrë kaq shumë dashuri nga tifozët australianë.

Roger Federer

Rod Laver Arena i ka treguar gjithmonë atij një dashuri të tillë

VOAL- Roger Federer do të kthehet në Australian Open, edhe nëse vetëm për një natë. Kampioni zviceran do të jetë ndër yjet e ceremonisë së re të hapjes së Australian Open 2026, e planifikuar për të shtunën, më 17 janar, në prag të turneut. Ai do të dalë në fushë për një ndeshje miqësore përkrah tre ish-numrave të parë të botës: Andre Agassi, Pat Rafter dhe Lleyton Hewitt. Një kampion gjashtë herë në Melbourne, Federer e ka quajtur prej kohësh Australian Open “Happy Slam”-in e tij dhe kujton me dashuri emocionet që përjetoi në Rod Laver Arena, nga triumfi i tij në vitin 2017 deri në mbrojtjen e titullit vitin pasardhës, “një nga shumë ëndrrat e bëra realitet”. RSI

 

Parmelin zgjidhet President i Konfederatës 

Rezultat rekord: Këshilltari Federal i SVP mori 203 vota – Vitin e kaluar, Karin Keller-Sutter mori 168 – Cassis u zgjodh Zëvendëspresident

VOAL- Guy Parmelin do të jetë Presidenti i Konfederatës për vitin 2026. Këshilltari Federal i SVP u zgjodh të mërkurën nga Asambleja Federale me 203 vota nga 210 fletëvotime të vlefshme. Shtatë kishin emra të tjerë, ndërsa 13 ishin bosh dhe 5 ishin të pavlefshme.

Parmelin kështu pason Karin Keller-Sutter, e cila zyrtarisht mbetet në detyrë deri më 31 dhjetor.

Rezultati i Parmelin është një rekord: deri më tani, rekordi mbahej nga Jean-Pascal Delamuraz dhe Ueli Maurer, të cilët morën 201 vota përkatësisht në vitet 1988 dhe 2018.

Megjithatë, presidentët më të fundit të Konfederatës kanë arritur të gjithë rezultate dukshëm më të ulëta. Vitin e kaluar, Karin Keller-Sutter kishte 168 vota, Viola Amherd në vitin 2023 me 158, Alain Berset në vitin 2022 me 140 dhe Ignazio Cassis në vitin 2021 me 156. Megjithatë, zgjedhjet më të këqija presidenciale u arritën nga Micheline Calmy-Rey në vitin 2011, kur ajo mori vetëm 106 vota pro.

Ignazio Cassis u zgjodh nënkryetar

Këshilltari Federal inga Ticino, Ignazio Cassis (FDP), u zgjodh nënkryetar për vitin 2026 me 144 vota nga 190 vota të vlefshme (një shumicë absolute prej 96); u hodhën 26 vota të bardha, ndërsa 19 ishin të pavlefshme. Demokrati i Bernës, Albert Rösti (22) dhe emra të tjerë morën gjithashtu vota, për një total prej 24 votash.

Një top zjarri i ndritshëm u vu re në qiellin e Zvicrës italiane

Një meteor i gjelbër nga një imazh arkivor

Fenomeni, i cili zgjati afërsisht 9 sekonda, u vu re në mbrëmjen e së hënës, 8 dhjetor, rreth orës 21:00 – Raportet vijnë nga zona e Bellinzonës dhe nga e gjithë Italia.

 

VOAL- Në mbrëmjen e së hënës, 8 dhjetor, një vijë e ndritshme intensive ndriçoi qiellin e Zvicrës italiane. Topi i zjarrit, një term jo-shkencor i përdorur për të përshkruar meteorë shumë të ndritshëm, kishte një nuancë të gjelbër, siç dokumentohet nga video të shumta amatore që qarkullojnë aktualisht në internet.

Raportet vijnë nga e gjithë Italia, përfshirë zonën e Bellinzonës, siç konfirmohet nga Shoqata Astronomike e Tiçinos.

Çfarë është?

Me shumë mundësi ishte një meteor nga Geminids, një shi meteorësh vjetor aktiv në dhjetor, me një kulm të pritur midis 13 dhe 14 të atij muaji.

Ngjyra e gjelbër është për shkak të llojit të shkëmbit nga i cili është bërë: në këtë rast, magnez. Shkëlqimi i fortë është për shkak të madhësisë së fragmentit.

Koha për të kërkuar yje që bien është pra e favorshme, dhe netët e kthjellëta që priten në ditët në vijim do ta bëjnë vëzhgimin e qiellit shumë premtues. RSI

“Jo një Zvicre 10 milionëshe,” Më shumë mbështetës se kundërshtarë

 

VOAL- Nëse do të mbahej një votim sot, iniciativa popullore e Partisë Popullore Zvicerane (SVP) “Jo një Zvicre 10 milionëshe! (Iniciativa e Qëndrueshmërisë)” ka të ngjarë të pranohet. Kjo sipas një sondazhi të 20 Minuten/Tamedia të publikuar sot (të dielën) nga Le Matin Dimanche dhe SonntagsZeitung, i cili zbuloi se 48% e zviceranëve janë pro ose disi pro tekstit.

41% janë kundër, ndërsa 11% e mbetur janë të pavendosur.

Dallimet i atribuohen përkatësisë politike, me 88% të mbështetësve të Partisë Popullore Zvicerane që mbështesin tekstin, ndërsa ata të majtë e refuzojnë atë në mënyrë dërrmuese. Votuesit e FDP dhe Qendrës janë shumë të ndarë.

Nisma synon të kufizojë popullsinë në 10 milionë deri në vitin 2050. Kërkon veprime duke filluar nga 9.5 milionë dhe mund të çojë në ndërprerjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht asaj për lëvizjen e lirë, e cila është shqetësuese për qarqet e biznesit dhe shumicën parlamentare. Këshilli Kombëtar ka rekomanduar tashmë refuzimin e saj.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, Zvicra mund të arrijë 10 milionë banorë në vitin 2040 dhe 10.5 milionë në vitin 2055, me rritje tërësisht për shkak të imigracionit duke filluar në vitin 2035. Pa imigracionin, popullsia do të binte ndjeshëm.

Anketa u krye midis 27 dhe 30 nëntorit, duke intervistuar 10,917 persona, në bashkëpunim me institutin LeeWas. Marzhi i gabimit është 2.8 pikë përqindjeje. ATS/RSI

Gjenevë, Partia Popullore (SVP) kërkon të shfuqizojë të drejtën e votës së të huajve

 

Tre ditë pas trazirave të reja politike që goditën Vernier të dielën—të cilat çuan në pezullimin e mëtejshëm të rezultateve të zgjedhjeve, të anuluara tashmë qershorin e kaluar për shkak të dyshimeve për mashtrim—

VOAL- Partia Popullore e Gjenevës (SVP) njoftoi qëllimin e saj për të nisur një iniciativë për të shfuqizuar të drejtën e votës së të huajve në nivel komunal. Aktualisht, ata që nuk kanë shtetësi zvicerane, por kanë banuar në komunë për të paktën tetë vjet, mund të hedhin votën e tyre në qendrat e votimit. 03:48

Mashtrim zgjedhor në Vernier

Deri tani, nuk ka prova për një lidhje midis banorëve të huaj dhe mashtrimit—dyshohet se “mbi 200 fletë votimi” nga votimi i së dielës mund të jenë plotësuar nga të njëjtat duar; Për zgjedhjet e pranverës, një ekspert kishte përcaktuar se 278 fletëvotime ishin plotësuar nga vetëm 9 persona – por Partia Popullore Zvicerane (SVP) nuk ka dyshime. “Është e qartë se parregullsitë e zbuluara në Vernier nxjerrin në pah një paragjykim të fortë pro-komunitar, duke pasur parasysh se shumë fletëvotime të falsifikuara u mblodhën brenda komuniteteve të huaja”, deklaroi partia e Gjenevës në një deklaratë të mërkurën. “Vernier është një qytet me një përqindje veçanërisht të lartë të banorëve të huaj afatgjatë”, shtoi Yves Nidegger, anëtar i komitetit drejtues të Gjenevës të Partisë Popullore Zvicerane. Reagimi i Qendrës nuk mungoi: “Është një veprim klasik i UDC-së. Duket pak si një veprim politik. Do të shohim se çfarë thotë sistemi i drejtësisë. Por unë besoj se sot, mbi të gjitha, është e nevojshme të luftohen fajtorët pa stigmatizuar individët”, tha presidenti i partisë Philippe Rochetin.

Socialistja Xhevrie Osmani beson se e drejta e votës e dhënë deri më tani “forcon demokracinë, ndjenjën e përkatësisë dhe, mbi të gjitha, forcon përfshirjen dhe integrimin e popullsisë së huaj”. Programi i lajmeve i RSI mblodhi gjithashtu mendimin e sociologut Sandro Cattacin, një profesor në Gjenevë. “Sistemi demokratik është shumë i brishtë, sulmohet lehtë. Por jo nga disa të huaj që mund të votojnë në Vernier: nga ndërhyrjet nga shtete të tjera. Rusia, siç e dimë, ndërhyn në fshatrat tona.” Cattacin theksoi më pas se si “gjesti i dhënies së të drejtës së votës për të huajt është themeli i një ‘fryme qytetare që kthehet’. Njerëzit janë të lumtur dhe pastaj ata gjithashtu angazhohen në një mënyrë tjetër ndaj shoqërisë. Simbolikisht, është jashtëzakonisht e rëndësishme.” Ndërkohë, Kancelaria së shpejti do të duhet të sqarojë arsyet e pezullimit të së dielës, ndërsa rezultatet e hetimit të Prokurorit Publik për zgjedhjet e 23 marsit, të cilat u anuluan në qershor, ende priten.RSI

Zvicra zbulon fanellën e Kupës së Botës

Një video zbulon uniformën e re… të frymëzuar nga pasaporta zvicerane

Një uniformë që kombinon traditën dhe modernitetin

VOAL- Përmes një videoje të ndarë në kanalet e tyre të mediave sociale, ekipi kombëtar zviceran i futbollit zbuloi fanellën e projektuar për Kupën e Botës verën e ardhshme në Amerikë. I frymëzuar nga dizajni i pasaportës zvicerane, uniforma u prezantua me moton “E kuqja jonë, krenaria jonë”. “Detajet e fanellës më kujtojnë nga vijmë dhe çfarë përfaqësojmë: një Zvicër që mund të arrijë gjëra të mëdha përmes unitetit dhe vendosmërisë”, tha kapiteni Xhaka, një nga fytyrat e zgjedhura për lançimin e uniformës së bashku me Elvedi dhe Ndoye. Shpresa është që uniforma e re do t’u sjellë fat të mirë djemve të Yakin ndërsa presin shortin e së premtes për të përcaktuar kundërshtarët e tyre në grup. RSI

Stefan Engler nga Graubündeni kryeson Këshillin e Shteteve të Zvicrës

 

VOAL- Politikani i Graubündenit, Stefan Engler (Qendër), është Presidenti i ri i Këshillit të Shteteve. Zgjedhja e tij u zhvillua vonë këtë pasdite, të hënën, përpara se Dhoma e Kantoneve të hynte në zemër të debateve të sesionit të dimrit. Vota për Engler, i cili pason Andrea Caroni (FDP), ishte unanime.

Engler, i cili ka shërbyer në Këshillin e Shteteve për katërmbëdhjetë vjet, ka ndjekur atë që deri pak vite më parë ishte rruga klasike për pothuajse të gjithë politikanët zviceranë: nga shkalla më e ulët e shkallës komunale deri te elita kombëtare, përmes zyrave kantonale, pa harruar partinë e tij.

Portret

I lindur në vitin 1960, kapiten ushtrie dhe avokat me profesion, ai shërbeu gjithashtu si president i një gjykate rrethi. Në një moshë shumë të re, ai u bë kryetar i bashkisë së Suravës, tani një fshat i vogël i Albulas, dhe njëkohësisht shërbeu si Këshilltar i Madh në Chur për dymbëdhjetë vjet. Në vitin 1998, ai u zgjodh në Qeverinë Retiane, ku drejtoi Departamentin e Ndërtimit, Transportit dhe Pylltarisë për tre mandate deri në vitin 2010.

Vitin pasardhës, ai u bë anëtar i Këshillit të Shteteve dhe president i Hekurudhës Retiane. Nga viti 2012, ai kryesoi me sukses Partinë Demokratike Kristiane Retiane (CVP) për tetë vjet, duke arritur të rifitojë vendin e saj të dytë në qeveri. Aktualisht ai kryeson Caritas Graubünden dhe Kompaninë e Energjisë Elektrike Davos.

“Një personalitet i shkëlqyer dhe një punëtor i palodhur”

Stefan Engler përshkruhet si i përkushtuar, i zellshëm dhe i ditur për dosjet e tij, aq sa është përmendur disa herë si kandidat për një vend në Këshillin Federal.

“Ai është një personalitet i këndshëm, një punëtor i palodhur që gjithmonë kërkon të gjejë zgjidhje që kënaqin të gjitha palët e përfshira, duke arritur të krijojë dhe sigurojë kompromise”, thotë Këshilltari i Madh Kevin Brunold, president aktual i Qendrës Grraubynden. “Ai është një njeri që nuk dëshiron të mburrej me çdo kusht dhe nuk bën shfaqje. Ai është praktik, i thjeshtë dhe gjithmonë i ka mbetur besnik vetes, si Këshilltar Shtetëror dhe si Këshilltar i Shteteve.”

Një Zgjedhje Pa Festime

Për zgjedhjen e sotme të Stefan Engler, një vendas i Grisons, si President i Këshillit të Shteteve, ka të ngjarë të mos ketë festime në Grisons. Siç e shpjegoi ai në një intervistë javën e kaluar, politikani beson se në mes të sesionit dimëror, shumë të ftuar do ta shihnin një ngjarje të tillë si një detyrim dhe jo si një kënaqësi.

Megjithatë, Engler synon të takohet me popullsinë retiane në ngjarje të ndryshme gjatë vitit të tij si president, duke i kursyer kështu kantonit afërsisht 200,000 franga. RSI

Pierre-André Page, presidenti i ri i Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Politikani 65-vjeçar i Partisë Popullore Zvicerane nga Fribourg, një fermer, kurorëzon karrierën e tij politike me postin më të lartë parlamentar.

I zgjedhur në Këshillin Kombëtar në vitin 2015, ai u rizgjodh me sukses të shkëlqyer në vitet 2019 dhe 2023.

VOAL- Politikani i Partisë Popullore Zvicerane, Pierre-André Page, u zgjodh sot (e hënë) President i Këshillit Kombëtar (Dhomës së Deputetëve), duke kurorëzuar kështu karrierën e tij politike. Page mori 173 vota nga 180 fletëvotime të vlefshme të hedhura dhe do të pasojë Maja Riniker, një Liberale Radikale nga Aargau. Fermeri 65-vjeçar nga Châtonnaye është anëtar i Bernës që nga viti 2015.

Page, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, do të festohet në kantonin e tij më 3 dhjetor. Një tren special do ta çojë atë nga Berna në Flamatt, pastaj në Bulle dhe së fundmi në Romont, kryeqytetin e rrethit Glâne.

I rrënjosur në rajonin e tij, Page hyri në politikë gati 30 vjet më parë si këshilltar bashkiak në Châtonnaye, duke shërbyer si kryetar bashkie nga viti 2002 deri në vitin 2006. Nga viti 1996 deri në vitin 2015, ai shërbeu si anëtar i Këshillit të Madh të Fribourg-ut, duke shërbyer si president i tij në vitin 2009.

I zgjedhur në Këshillin Kombëtar në vitin 2015, ai u rizgjodh me sukses në vitet 2019 dhe 2023. Më parë ai kishte tentuar pa sukses të rizgjidhej katër herë.

Një fermer me profesion, Page ka mbrojtur gjithmonë interesat e sektorit bujqësor, duke mbajtur pozicione të ndryshme në organizatat tregtare. Që nga mesi i viteve 1980, Page ka menaxhuar gjithashtu fermën e tij prej 62 hektarësh, një zonë e përdorur si për të korra në shkallë të gjerë ashtu edhe për prodhimin e qumështit.

Zgjedhja e tij në presidencën e Këshillit Kombëtar është e para për një banor të Fribourg-ut që nga viti 2018, kur posti mbahej nga deputeti i Qendrës Dominique de Buman. ATS/RSI

Embassy of Switzerland in Albania: Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! 🇦🇱

“Ne zviceranët mund të jemi vetëm dashamirës ndaj shqiptarëve. Shqipëria është Zvicra e Lindjes. Nga aspekti fizik, nga jeta baritore e banorëve të saj, nga thjeshtësia dhe ndershmëria e tyre, nga trimëria dhe kujdesi për besën e dhënë, Shqipëria është shumë pranë nesh”.

Eugène Pittard, Gazeta La Suisse, 17 dhjetor 1920.

• • • • • •

Happy Independence Day to Albania! 🇦🇱

“We Swiss can only be kind to Albanians. Albania is the Switzerland of the East. From the physical aspect, from the pastoral life of its inhabitants, from their simplicity and honesty, from their bravery and care for the oath given, Albania is very close to us.” –

Eugène Pittard, La Suisse newspaper, 17 December 1920.

Lara Gut-Behrami, sezoni mbaroi, por karriera e saj ndoshta jo

 

VOAL- Të gjithë entuziastët e skijimit shpresonin që testet që Lara Gut-Behrami iu nënshtrua në Gjenevë do t’i linin ende me shpresë për ta parë skijatoren nga Tiçino të garojë në Lojërat Olimpike Milan-Cortina 2026. Fatkeqësisht, siç kishin frikë të gjithë, mjekët zviceranë mund të konfirmonin vetëm se 34-vjeçarja ka këputur ligamentin kruciat dhe ligamentin medial, si dhe ka dëmtuar një meniskus në gjurin e majtë, gjë që do ta pengojë atë të rikuperohet në kohë për Lojërat. Skiatorja nga Comano do t’i nënshtrohet një operacioni javën e ardhshme, por e ka bërë të qartë se nuk po tërhiqet ende: “Qëllimi im është të rikuperohem plotësisht nga ky dëmtim dhe të rifitoj performancën time. Vetëm atëherë do ta di se çfarë rezervon e ardhmja”, shkroi ajo në njoftimin për shtyp të Swiss-Ski.

Lara Gut-Behrami shtoi: “I kisha imagjinuar muajt e ardhshëm ndryshe dhe doja ta shijoja pjesën tjetër të sezonit. Kohët e fundit kemi përjetuar ngjarje dramatike në sportin tonë, me disa atletë të rinj që pësuan aksidente fatale. Pra, një dëmtim në gju, sado kompleks, nuk është një tragjedi.”

Sezoni 2025-26 për yllin zviceran të skive të 20 viteve të fundit zgjati vetëm një garë, në të cilën ajo mori një vend në podium në slalomin gjigant hapës në Sölden, i cili nisi në mënyrë të përkryer atë që supozohej të ishte dimri i fundit i Lara Gut-Behrami. Pastaj javën e kaluar, një aksident gjatë një seance stërvitore super-G në Copper Mountain ndryshoi perspektivat e një lamtumire triumfuese pas Lojërave. Tiçinsja,, nëse shërohet plotësisht, mund të synojë Kampionatin Botëror 2027 në Crans-Montana…


Lajmet me interesante

  • “Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak”- Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit: E detyruan të vriste një deputet që do arratisej më ’63…
    December 12, 2025
  • Sonila Bejtja, gruaja e Andi Bejtjas, pronari i SyriTV ishte gjykatesja e Kushtetueses qe votoi pro Belinda Ballukut
    December 14, 2025
  • A BIG DAY FOR KOSOVA IN THE U.S. CONGRESS- By Agim Aliçkaj
    December 11, 2025
  • E papranueshme që grupi parlamentar i PD-së të shërbej si “fermë surrogacie” Nga Bislim Ahmetaj
    December 14, 2025
  • Hetimet për skandalin “Qatargate”, Parlamenti Evropian i heq imunitetin eurodeputetes italiane Alessandra Moretti
    December 16, 2025
  • TRI ZËRA STUDENTORË NGA GJENEVA: ANGAZHIM, IDENTITET DHE KUJTESË HISTORIKE Nga Nexhmije Mehmetaj

Lajmet e fundit

  • BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës: Janë liruar mjetet financiare për katër projekte
    By voal.ch | December 17, 2025
  • Hapet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
    By voal.ch |
  • Përgjimet e reja për Ballukun, Agron Shehaj: Zëvendëskryeministrja ka ikur, s’e shpëtojnë dot më! Ai që vendos për tenderat është Rama
    By voal.ch |
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Shehaj thërret protestë të premten, në orën që Kuvendi shqyrton imunitetin e zv/kryeministres
    By voal.ch |
  • PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, Lisandër Hoxha: Na pret një vendim historik! Të ndahemi nga personat e lidhur me Soros dhe qeverinë
    By voal.ch |
  • Ambasada e SHBA në Prishtinë: Synojmë të punojmë me Qeverinë e re për avancim të prioriteteve të përbashkëta
    By voal.ch |

ARKIVA E LAJMEVE

Kliko këtu për të parë arkivën e lajmeve

RRETH NESH

Botues:

Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Moto:

Mbroje të vërtetën - Defend the Truth

NEWS LETTER

SOCIAL

Copyright © 2022

  • twitter
    Follow
  • facebook
  • linkedin
Send this to a friend