Do e gjej djaloshin Pajtim, në Helsinki, ku është e ku s’është!
(E kam lexuar romanin e tij të parë “Macja ime Jugosllavia”, përkthyer nga finlandishtja në frëngjisht (Mon chat Yugoslavia) nga ana e Claire Saint-Germain, botuar më 2016, nga ana e Shtëpisë botuese, jo gjithaq të njohur, “DENOËL& D’AILLEURS, nga Parisi).
——————
Menjëherë, pasi u shfaq në tregun francez romani i tij i parë me titull “Mon chat Yugoslavia”, i autorit shqiptar, Pajtim Statovci, si kronist, edhe si dashamirë i letërsisë që jam, reagimi im ishte i shpjet, i menjëhershëm. E si mos të ishte i tillë, kur në Prishtinë kam miq e kolegë (që i dua shumë), me mbiemrin Statovci, duke llogaritur se Pajtimi, është bir ndonjërit nga kjo familje e nderuar. Shpjet e për ngutë , ia “rreh telin” agjencisë Amazon. Porosis librin pa pyetur fare për çmim. Cout que cout, thonë francezet që, në shqip i bie: le të kushtojë sa të kushtojë, ose, edhe më mirë, le të del ku të del!
Ndërkohë që. agjencia e vyer me informon se, romanin do të ma sjell brenda një afati të shkurtër, prej etëm dy-tri ditësh, ishte kjo kohë e mjaftueshme që të shprish e hallakasë, të gjej sa më shumë shënime e të dhëna për këtë shkrimtar me origjinë nga Kosova që, romanin e tij e parë “Kissani Jugoslavia”, në gjuhën finlandeze, Pajtimi e kishte shkruar, në moshë shumë të re, pa i mbushur mirë 24 vjet jete, e tjera e tjera.
Tashmë romanin “Mon chat Yugoslavia” e kisha në dorë dhe, si eturi në shkretëtirë, me etje e garbi, i m qepëm leximit të tij. (Është rasti i volitshëm të zbuloi një fshehtësi time intime: sa herë që lexoj roman të ndonjë autori shqiptar, të përkthyer nga shqipja në frëngjisht, kuptoj më mirë e me kollaj se kur lexoj në origjinal, ndonjë autor francez. Ndoshta edhe me të tjerët është kështu. Mua të ndihmojnë ambientet e ngjarjeve, emrat e personazhe, që i ndjej, thuaj se i njoh nga afër). Në rastin me romanin “Mon chat Ygoslavia”, ani pse nuk ishte shkruar në shqip, por ishte përkthyer frëngjisht nga gjuha finlandeze, (traduit du finois!), pothuaj se ngjante e njëjta gjë. Me tamam sikur ky roman, të ishte përthyer nga gjuha shqipe.
Pse?
Sepse ngjarjet që shtjelloheshin në këtë vepër letrare, vinin nga ambienti im i dashur, që e njoh aq mirë e që, aq shpesh, me shfaqe në ëndërr, sidomos pasi dergj ditët e fundit të jetës, në kurbet të zi. Vinin nga Prishtina. Vinin nga Kosova, tokë e djegur. Emrat e personazheve ishin puro shqiptare. Kur njëri nga personazhet kryesore, në mos kryesori, madje emrin e ka Bajram, jemi pra, emnak të një barku e të një gjaku. Shtojini këtu edhe shumë fjalë, madje edhe fjali të tëra, kryesisht të shënuara me korrektësi e pa gabime të rënda gjuhësore e gramatikore!
E kam lexuar, para më shumë se një motmoti, prandaj nuk e marr sikletin dhe ngarkesën, morale as profesionale, të përfol, përmbajtjen e kësaj vepre madhore letrare, që u prit aq mirë, si nga kritika letrare dhe, që, ndërkohë u përkthye dhe u botua në disa gjuhë të madha të botës. Shtoj se, për shijen time, mundësia që e kam gabim kryekreje, por mua nuk me pëlqenin fare (nuk i kapërceja), i lexoja pa dëshirë e kënaqësi, ashtu sikurse me ka ndodhur kur, atëbotë, kam lexuar romanin “Metamorfoza” të autorit botërisht të njohur, Franc Kafka. Vitin e kaluar paska botuar romanin me titull “Bolla”, çka më se miri dëshmon se ke shkrimtar ka afinitet të veçantë, (ndoshta dashuri e simpati, ndaj maceve gjarpinjve, këtë nuk e di!). Sa jam me këtë libër në dorë, të them se, pos kapitujve të cilësuar, nuk u pajtova as me titullin e romanit, pse Macja tij qëllon bash Jugosllavia (e urrejtur për jetë mot nga ana e shqiptarët e Kosovës, posaçërisht. A nuk u gjend ndonjë titull tjetër. Nuk u pajtova fare kur Pajtimi, ndër mijëra mundësi të tjera, zgjedh për moto të romanit tij të parë, një citat, bajagi të gjatë, nga romani i “Na drini ćuprija”, aq më parë, kur këtë roman, në frëngjisht në frëngjisht e ka përthyer nga serbokroatishtja. Pascale Delpech, (ish bashkëshortja e shkrimtarit të çmuar, me prejardhje hungareze, Danilo Kiš) që, pas luftë së fundit të përgjakshme, për disa vjet ushtroi një funksion të rëndësishëm ndërkombëtar në Kosovë. Në çarqet intelektuale shqiptare, mirë të informuara, të Kosovës, nuk njihet si mike e mirë e kombit tonë. Pak e besueshme është se këtë (mëkat) e ka bërë vetë përkthyesja pa marrëveshjen dhe bekimin e autorit. (Këtë do t’ia thamë në sy Pajtimit, veç, mos e takofsha kurrë. E, do të marr ymër me kredi, qoftë edhe me kamatë të lartë(!), e nuk shkoj në atë dynja pa e takuar këtë djalosh të talentuar shqiptar, shkrimtar finlandez me origjinë shqiptare!
Të shtoj edhe vetëm edhe një fjali, para se ta mbyll këtë histori: në qoftë se është e vërtetë se, më tepër se shkrimtarin vetë (personalisht), më e rëndësishme dje e vlershme, është të njihesh me verën e tij, atëherë, kam shpresë se jam, nëse jo i pari, ndër të parët shqiptarë, që kam lexuar, “Macen…” e Kujtimit dhe me artin e tij letrar, kam pasur takim , shumë më përpara se atij, t’i bëhej një prezantim korrekt në të përditshmen prestigjioze të Prishtinës Koha Ditore, (e ditës së enjte të 23 majit të vitit 2019), kur në faqen 19, sillte një vështrim të gjatë të “The Guardiern”, mbi romanin “Crossing” nga Pajtim Statovci, duke e quajtur këtë vepër të re letrare të tij, “një odise shqiptare”. Poshtë fotografisë së Pajtimit shënohet ky veçim: ”Crossing” përfshin Bujarin dhe Agimin, të cilët rritën në fundin në fundin e diktaturës 40-vjeçare të Enver Hoxhës, kur Shqipëria paskomuniste rrëshqet drejt kolapsit shoqëror, ku fëmijët shiten në skllavëri, trafikim o0rganësh e prostitucion. Ëndrra e tyre është Evropa”. Pastaj pasuan edhe shumë e shumë shkrime, të shkrimtarit – “të lindur në Kosovë që po bën emër në Finlandë!”. Ndaj, shkrimtarisë së këtij të riu dhe afirmimit të tij, në përmasa më të gjëra, në arën planetare letrare, e vëmendshme, u tregua e përjavshmja (e re) letrare “Ex libris” nga Tirana, e cila, në dy numrat e saj të fundit, njërin pas tjetrit, solli informacione të bollshme lidhur më këtë shkrimtar dhe personalitetin e tij. Në numrin e saj të fundit (11 janar, ky vit) kur pashë titullin “Njëzet pyetje për Pajtim Statovcin”, zemra me zbriti në thembra! Thashë: e pat puna ime! Vdiqa ,me zhig, si reporter dhe gazetar gjurmues që jam, pa e realizuar bisedën e parë (ekskluzive), për lexuesit e masmediave shqiptare, me këtë krijues të ri shqiptar. Gjithnjë dike e konsideruar vetën si përgjegjës (a të privilegjuar). Zemra përsëri mu kthye në vend. Pyetjet për Pajtimin nuk ishin të ndonjë gazetar shqiptar, po të një të huaji, ashtu si e huaj ishte gazeta që i botonte. Ishin të përkthye shqip. U gëzova për këtë, e thashë: Po. Finlanda, ja ku është, një konop samari, djalli e marrtë! Kryeqyteti i saj, Helsinki e ka emrin Pajtim, të këtij shkrimtarit me origjinë shqiptare, tash i moshës tridhjetëvjeçare!
Sa t’i lidh mbathcat e këpucëve, (a të opingave gogishte!), do të marr rrugë për në Helsinkin e Pajtim Statovcit!
U krye!
Nga njëzet pyetjet këtij autori të ri shqiptar, ndava këtë, për hir të vërtetës se, në përgjigjen e tij, përmende sinqeritetin, të cilin unë, personalisht e kam për zemër dhe e kultivoj, dajma e pa kursim, aq sa kam takat. Për të tjerat s’i jap as pesë parë në tupan!
Pyetja: Cili nga librat e botuar në dymbëdhjetë muajt e fundit është i preferuari yt?
Përgjigjja e Pajtimit: -Qershia nga Nico Walker. E lexova me një frymë, pa u ngritur nga karrigia. Ç’libër i jashtëzakonshëm. Më goditi me sinqeritetin dhe gjuhën vërtet të bukur.

Botimi francez i romanit “Macja ime Jugosllavia” – 2016

Pajtim Statovci
“Dhuntitë e Statovcit në letërsi janë të
jashtëzakonshme”.
The New York Times Book Review Pajtim Statovci (lindur në vitin 1990) është një romancier kosovar i rritur në Finlandë. Ai u shpërngul nga Kosova drejt Finlandës me familjen e tij kur ishte vetëm dy vjeç. Jeton në Helsinki dhe mban diplomë masteri për letërsi krahasuese nga Universiteti i Helsinkit. Si fitues i Çmimit Shkrimtari i Vitit në Helsinki për vitin 2018, momentalisht ai është edhe kandidat për doktoraturë në Universitetin e Helsinkit. Romani i tij i parë “Macja ime Jugosllavia”, botuar në vitin 2014, mori vlerësim të gjerë, si nga kritikët, ashtu dhe nga lexuesit. Ky roman i dha atij çmimin prestigjioz të letërsisë, Helsingin Sanomat. Juria vlerësoi aftësinë e shkrimtarit, i cili në atë kohë ishte ende 24 vjeç, për të kombinuar jorealen me realen, dhe për t’u dhënë simboleve të vjetra një kuptim dhe fuqi të re. “Macja ime Jugosllavia” u botua në anglisht në vitin 2017 nga shtëpia botuese amerikane Pantheon Books dhe shtëpia botuese angleze Pushkin Press. Romani ishte në listën e gjatë për Çmimin Ndërkombëtar Letrar të Dublinit. Romani i dytë i Statovcit, “Crossing”, botuar në vitin 2016, u vlerësua gjithashtu për prozën e qëndisur bukur dhe për trajtimin origjinal të motiveve. Në vitin 2016, Statovci fitoi Çmimin Toisinkoinen të Letërsisë. Botuar në anglisht në vitin 2019 nga shtëpia botuese amerikane Pantheon Books dhe ajo angleze Pushkin Press, “Crossing” është një libër finalist për National Book Award. Ndërsa romani i tretë i tij, “Bolla”, u botua në gusht të vitit 2019 dhe mori vlerësime të shumta nga mediat kryesore në Finlandë. Romani do të botohet në anglisht në vitin 2021 nga shtëpia botuese amerikane Pantheon Books, dhe nga ajo angleze Faber & Faber.
(Shkëputur nga e përjavshmja Ex Libris, e shtunë, 11 janar 2020, faqe 2).
Komentet