VOAL

VOAL

Tageszeitung: Investimet evropiane në Ballkan, parandalojnë emigrimin ilegal

August 28, 2015

Komentet

“O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”- Mijëra qyetarë vazhdojnë marshimin e tyre drejt rrugëve të kryeqytetit: Qeveri hajdute!

TIRANA– Qytetarët kanë nisur tashmë marshimin e tyre drejt rrugëve të kryeqytetit, ndërsa bëjnë thirrje për revulucion, qeveri teknike, anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”, kjo ka qenë një nga thirrjet e qytetarëve. Protesta e cili nisi si një mobilizim qytetar, ka marrë jehonë ndërkombëtare si nga mediat e huja ashtu edhe nga protestat e organizuara nga emigrantët shqiptarë./Dosja.al 

“Isha dje në Zvërnec e gjeta të shkatërruar”- Eksperti i mjedisit: Shqipëria ka korrupsion dhe kapje të shteti! Kjo protestë është kryengritje

Eksperti i mjedisit dhe pedagogu Taulant Bino mbajti fjalën e tij në ditën e tetë të protestës kundër ndërtimit në Zvërnec.

 

Bino u shpreh se Shqipëria vuan nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, pjesë e të cilit është dhe shfrytëzimi pa kriter i zonave të mbrojtura për fitime të dyshimta.

Taulant Bino: Atëherë thërrisnin njerëzit e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëria ka korrupsion, kapje të shtetit që sjellin ligjet, ka kapje nga oligarkia, klanet. Zvërneci është pjesë e zonave të mbrojtura të Shqipërisë. Duhet ta mbrojmë prej shekujsh. Isha dje në Zvërnec dhe Akërni gjeta zhgënjim. E gjeta të shkatërruar. Plehrat të lëna. Shishe. Tulla beton.

Vetëm turizëm elitar nuk gjeta. Zvërneci është kryengritje për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Duhet të punojmë, ngrihemi për ta mbrojtur atë. Dëgjuam një ministre që tha kur erdhi Edi Rama në pushtet erdhën flamingot. Në 2013, para se të vinte Edi Rama 1240 flamingo. 20 mijë shpendë në gjithë lagunën. Pas erdhi Edi Rama asnjëherë nuk e arriti këtë shifër. Kjo është një kryengritje për zona të mbrojtura. Projekti duhet anuluar.

Ato dëme që pamë atje dikush të paguajë. Nesër më shumë.

“Shqipëria nuk është në shitje”- Fatos Lubonja flet nga protesta: Sistemi i Ramës ka grabitur vendin! Ta shtojmë këtë “lumë” të përmbysi pushtetin

Dita e tetë e protestës pa sërish mijëra qytetarë që marshuan nga sheshi Skënderbej te Kryeministria ku protestuan sërish kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.

Sakaq, në podiumin e improvizuar foli edhe analisti Fatos Lubonja. Ai u shpreh se rasti i Zvërnecit tregoi se si funksionon sistemi i grabitjes që ka ndërtuar Rama.

Ky pushtet sipas tij mund të përmbyset vetëm nëse ky “lumë” shtohet.

Fatos Lubonja: Përshëndetje të gjithëve! E kam vështirë me gjithë këtë entuziazëm dhe me gjithë këtë energji të them diçka. Këtu jemi shumë dhe jemi të ndryshëm vijmë nga shumë degë e nga shumë mendime e shumë vizione e nga shumë edhe besime. Na ka bashkuar një gjë më e rëndësishme, ajo parulla Shqipëria nuk është në shitje. Lidhur me këtë parrullë, unë do thoja ça kuptim ka kjo? Kuptimi ka kjo, kundër një Shqipërie të ndërtuar nga krimi dhe oligarkët për krimin dhe oligarkët për krimin dhe oligarkët. Një Shqipëri e tillë na ka sjellë në këtë pakënaqësi këtu. Duhet një Shqipëri e re. Në fakt kjo parrullë Shqipëria nuk është në shitje. Mund të ishte dhe Shqipëria nuk është për tu grabitur. Na kanë grabitur Shqipërinë. Bregdetin, qytetet, parqet e fëmijëve. Dhe na ka bërë që të ikim.

Dhe këtu tani desha të them dy fjalë, atyre që na kanë akuzuar se jemi kundër zhvillimi medemek. Pyetja është çfarë është ky zhvillimi? Ky është zhvillimi me oligarkët për oligarkët që ka kapur dhe mediat. Ky nuk është një zhvillim. Është një tumor që po rritet në trupin e Shqipërisë që duhet ta pastrojmë. Që të pastrohet duhet energji e madhe dhe ta detyrojmë. Një gjë që tregoi Zvërnecin, tregoi si punon sistemi i Ramës, grabitja e Shqipërisë. Prandaj, nga ky shesh i bëjmë thirrje edhe SPAK se SPAK është me paratë tona, që të na mbrojë nga ky projekt kriminal. Sepse kështu ka ndodhur me Shqipërinë në përgjithësi. Por të vërtetën nuk kanë mundur ta fshehin.

Arma më e fuqishme të mbetemi të bashkuar në diferencat dhe ta shtojmë këtë lum derisa ta përmbysi këtë pushtet.

Bulevardi plot me mijëra qytetarë! Sot protesta e tetë në Tiranë, thirrja e fortë: Shqipëria nuk shitet. Rama të japë dorëheqje!

Vijon vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë bërë të ditur se tubimet do të mbahen çdo ditë në orën 18:00.

Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, pjesëmarrësit po dalin çdo pasdite në sheshe, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin e investimit në zonën e Zvërnecit.

Sipas njoftimeve të organizatorëve, grumbullimi nis në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” është slogani që po përdoret për të ftuar qytetarët që t’u bashkohen tubimeve të përditshme.BW

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë- Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

“’U sugjeroj qytetarëve të kontrollojnë ku e kanë vend votimin dhe më pas të nisen në këtë ditë kaq të rëndësishme për Kosovën, qeverisjen në vazhdim dhe për mbarëvajtjen e republikës. Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë dhe prandaj u bëj thirrje qytetarëve të Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”, u shpreh Kurti pasi votoi.

“Onkologjiku si krematoriumi i Aushvicit”- Qytetari i sëmurë nga kanceri prek me fjalimin e tij: Zoti e do që të mblidhemi më shumë, këtu ka hajdutëri dhe poshtërsi!

Një dëshmi prekëse dhe të fuqishme ka përlotur dhe elektrizuar mijëra protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

 

Një qytetar që tha se vuan prej tre vitesh nga sëmundja e rëndë e kancerit ka marrë fjalën në podium, duke bërë një denoncim tronditës për gjendjen në spitalin Onkologjik, të cilin e krahasoi me kampet e vdekjes.

Ai e krahasoi situatën atje si një Aushvic e kamp përqendrimi, të kthyer në krematorium.

“Jam një qytetar që vuaj prej 3 vitesh nga kanceri. Do e mund këtë sëmundje! Jo më larg se 3 km nga këtu është një krematorium ku kanë vdekur 20 mijë veta. A është një Aushvic? Është turpi i kësaj godine, i këtij vendi, i 35 viteve! Onkologjiku është vendi ku vdesin e varrosen njerëz përditë. Ky është mesazhi im o njerëz”, deklaroi ai i përlotur.

 

Më tej ai nxiti qytetarët shqiptarë që të vijonin misionin e protestës, për të mos u dorëzuar para presionit, duke e cilësuar godinën e Kryeministrisë si burimin e të gjitha të këqijave në vend.

“Mesazhi i dytë o bij nënash, qofshi jetëgjatë në këtë kauzë. Zoti e do që të mblidhemi çdo ditë më shumë, sepse këtu ka vetëm hajdutëri, vjedhje e poshtërsi. Fajtore për këto është kjo godinë e ndyrë, duhet shembur o njerëz kjo godinë! Edhe dheu poshtë saj duhet të largohet”, deklaroi ai. Panorama

 

Protesta më e madhe që nga viti ’90! Pamjet me dron, ‘deti’ i qytetarëve para Kryeministrisë: Rama ik!

Mijëra qytetarë kanë zhvilluar ditën e sotme protestën e 7 të rezistencës ndaj qeverisë Rama.

Na pamje shihet pjesëmarrja masive e qytetarëve të cilët kanë mbushur çdo cep të Bulevardit para Kryeministrisë.

Në pamje dallohen se qytetarët janë më shumë se në protestat a kaluara ç’ka konfirmon se tubimi ka gjetur masivitet.

Kjo është një ndër protestat më të mëdha që është organizuar në Shqipëri që nga viti 90.

https://youtube.com/watch?v=Kfwzr-F0UHI%3Fsi%3D5GPtFpBCTbYvYxKV

Protestuesit në kor janë shprehur se në Shesh I ka nxjerr keqqeverisja e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për të cilin kanë një thirrje specifike në çdo fjalim: Jep dorëheqjen sa më parë.

Edhe në fillim të tubimit, protestuesit janë shprehur se tashmë janë të qartë, kauza e tyre tashmë nuk është më vetëm Zvërneci, por largimi i qeverisë. gsh

Zemërimi qytetar “ndez” revoltën ndaj qeverisë! Bulevardi tejmbushet prej një javë, sot tubimi i radhës, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Sot mbahet protesta e shtatë në Tiranë, ku qytetarët kanë mbushur bulevardin dhe kanë kërkuar revolucion dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Ajo që nisi si kundërshti për një projekt në një zonë të mbrojtur, tashmë ka “shpërthyer” në kërkesa për largimin e qeverisë Rama dhe shprehje e një pakënaqësie të akumuluar.

Organizatorët kanë bërë të ditur se lëvizja do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë anulimin e projekteve të kundërshtuara, transparencë mbi vendimmarrjet qeveritare dhe marrjen e përgjegjësive politike nga ekzekutivi.

Protestat e organizuara kanë qenë një shembull qytetarie, ku nuk ka pasur incidente, madje është bërë shpesh thirrje për të mos rënë pre e provokimeve që mund të nxisin tensione.

Një incident i regjistruar ishte vetëm ai i dy ditëve më parë, ku policia kishte vënë gardh metalik për mos lejimin e kalimit të qytetarëve, dhe kur këta të fundit e shkulën barrierën, hodhën edhe ujë me piper drejt tyre.

bw

“O Bela do e vesh një vilë në emrin tim” SPAK zbuloi pronën e Ballukut në emër të Igli Tares, qytetarët pankarta ironizuese në protestë

Pankarta pikante ka pasur në 6 ditët e protestave masive në Tiranë ku kërkohet tashmë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Në pankarta shpesh janë rreshtuar edhe aferat e qeverisë Rama, ndërsa një vend të “veçantë” ka zënë megaskandali me ish zëvendës kryeministren Belinda Balluku.

Ditën e djeshme qytetar mbante në duar një pankartë ironike në lidhje me zbulimin e fundit të SPAK, ku emri i Ballukut lidhet me atë të ish-drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare.

“O Bela do e vesh një vilë në emrin tim”, thuhet në pankartë.
Lidhja e dyshuar mes Igli Tares dhe Belinda Ballukut ka të bëjë me një vilë në bregdetin Jon shqiptar, brenda një kompleksi turistik.
Banesa dyshohet se i është ofruar ish-zëvendëskryeministres si ryshfet për një kontratë të dhënë një kompanie ndërtimi në kohën kur ajo drejtonte shoqërinë e kontrollit të trafikut ajror Albcontrol. Për të humbur gjurmët e operacionit, vila është regjistruar në emër të Igli Tares, i cili, sipas hetuesve, do të kishte nënshkruar “një kontratë fiktive qiraje me ish-shefen e kabinetit të Ballukut”. Prokuroria pretendon se, de facto, banesa i përkiste ish-zëvendëskryeministres, e cila gjatë këtyre viteve e kishte përdorur atë së bashku me familjen e saj. bw

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek” Protesta që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! ‘Shpërthen’ zemërimi kundër qeverisë (FOTOT)

Nëse dikush do të shkruajë historinë e kësaj proteste pas disa vitesh, me shumë gjasë nuk do ta kuptojë dot vetëm nga deklaratat politike sepse protestuesit po flasin me meme.

“Qoftë e bekuar pika që mbushi kupën” është ndoshta përmbledhja më e shkurtër e zemërimit të grumbulluar prej vitesh. Një fjali që tingëllon si urim, por që në fakt është aktakuzë për qeverisjen dhe politikën.

“Derisa vdekja të na ndajë” me çiftin politik të vendit është një tjetër goditje që nuk ka nevojë për analizë. Mjafton ta shohësh dhe kupton bllokimin e qarkullimit të elitave në vend dhe jo vetëm të elitave politike.

Pastaj vjen pyetja që shumëkush e ka bërë me zë të ulët dhe një protestues e ktheu në pankartë: “O Bela, a do e vesh një vilë në emrin tim?” Një mënyrë elegante për të kujtuar se në Shqipëri fantazia më e madhe nuk është të bëhesh milioner, por të zgjohesh një ditë dhe të zbulosh se ke një vilë të regjistruar pa e ditur.

 

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Po aq therëse është edhe pankarta: “Shit Zeqinëne po deshe, jo Zvërnecin”. Një fjali që e përkthen cilësinë e të rinjve në Parlament me ato në shesh. Akuzë për meritokracine e munguar në partine në pushtet.

Ndërsa “Shesim Edi Ramën, edhe pse e dimë që s’ban ni lek” e ngre satirën në nivelin e tregut të lirë. Është ndoshta shpallja më e sinqertë ekonomike e javës.

Dhe në fund vjen pankarta që mund të kandidojë për skenar filmi: “Veç jep dorëheqjen, se burgun ta bën Ndrenika”. Një fjali që bashkon politikën, teatrin dhe humorin shqiptar në vetëm pak fjalë.

Kjo është një nga arsyet pse protesta po tërheq vëmendje, jo vetëm për shkak të numrave, por sepse ka gjetur një gjuhë që brezat e rinj e kuptojnë dhe e shpërndajnë. Në vend të molotovëve ka meme. Në vend të sloganeve të lodhura ka humor. Në vend të urrejtjes ka ironi. Dhe ndoshta ky është shqetësimi më i madh për pushtetin. Sepse nga guri mund të mbrohesh nga satira, pothuajse kurrë. Dhe historia na tregon se kur bëhesh për barcaleta punët janë mbërritur aty ku nuk mban më. bw

“Di gjë ka ilaç kundër helmit të gjakpirësve” Pankartat pikante në protestë, qytetarët: Atdheu nuk është në shitje! Edi Rama dorëhiqu

TIRANË- Qindra qytetarë, me flamuj dhe pankarta në duar kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Përveçse në Tiranë, protesta janë duke u mbajtur edhe në qytete të tjera. Në duar qytetarët mbajnë pankarta ku shprehin pakënaqësitë e tyre për qeverinë.

“Di gjë ka ilaç kundër helmit të

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Atdheu nuk është në shitje” “Edi Rama dorëhiqu”, “Koha është e maskarenjve por Atdheu i shqiptarëve”, “2000 euro metri katror, 600 euro qeraja, 700 euro paga”, “Ju jeni hajdutë”, “Di gjë ka ilaç kundër helmit të gjakpirësve”, “Shoqëria është e jona”, janë disa nga pankartat që mbajnë qytetarët.

“Di gjë ka ilaç kundër helmit të

Në tubime janë parë edhe flamuj amerikanë të ngritur krah flamurit kombëtar shqiptar, një detaj ky që, përkundrazi, tregon një simbolikë pro-perëndimore dhe jo refuzim të aleancës strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve me SHBA-në./Dosja.al

“Mes jush ka shumë dashuri” Aktori Mehdi Malkaj përlotet në protestë: Kanë fshirë qelbësirllëqet mbi kurrizin tonë, por sot…

TIRANË Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dhe rezistencë ndaj qeverisë. Malkja iu drejtua qytetarëve kudo që ndodhen, duke i ftuar t’i bashkohen protestës.

“O njerëz kudo që jeni, ejani këtu sepse këtu ka dashuri pa hesap. Më tha dikush kur ishte muhabeti i teatrit që Rama e ka ndarë mendjen ta prishë, i thash përse nuk e nndan edhe ti të mos e prishë. Nëse ai e ka ndarë mendjen se do rrijë ende, mjerë ai. Populli ëhstë fshirë barkaz dhe mbi kurrizin e tyre kanë fshirë qelbsirllëqet pushtetarët, ndaj duhet të qendrojmë në këmbë e të fshijmë ne këpucët në kurrizin e tyre,” tha Malkaj./Dosja.al


Send this to a friend