Vjeshtë, 2023
(Mbi një këmbim mondan njerëzie, racash e fesh)
Në gjithë hemisferën perëndimore tjerret një dramë ikanakësh. Armatë e tyre, madje me hixhra-emigrantë brenda saj, shfytyron qytetninë dhe vetë gjenin e Europës. Kësaj zemre të botës së lirë.
Ndaj dhe gjendet nën ethet e një formule unike shpëtimtare, pa shkelur konventat dhe të drejtat e shenjta të njeriut.
Por një vend i vogël, një kopsht Ballkani, që quhet Shqipëri ka gjetur zgjidhje tjetër ideale. Gjithnjë në harmoni besimplotë me aleatët mirëdashës.
E pra, azilkërkuesit që i’a mësyjnë Britanisë përfundojnë, tashmë, në Ruandë.
E, njëj udhe tjetër, azilkërkuesit që i afrohen Italisë, përfundojnë në Shqipëri.
Tani një ekuacion – sa i thjeshtë: shqiptarët në mjes synojnë Britaninë dhe në fundditë ngrysen në Ruandë. Kurse të zinjtë e Ruandës nisen për Britani dhe, si në ëndërr, arrijnë në tokat e bukura bregdetëse të Arbërit, në Shqipëri.
Dhe pyetja e vetishme: a nuk është ky një këmbim i madh historik popullësie? Kur Tirana eksporton shqiptarë dhe importon arabo-afgano-afrikanë!
(Mes rreshtash: Kosova deshi para një kohe të këmbente poashtu popullësi e territor. Por të jepte serbë e të merrte shqiptarë! U mallkua, ndërkaq, dhe hoq dorë…)
Shpopullimi migrator ishte plagë e rëndë hemoragjike, veçse tani kjo plagë, për të prekur indin fisnik të dramës, merr dhe anën e munguar komplementare: popullimin e artë nga yrtet e errta të botës…
Vërtet një strategji e vyer shtetërore dhe, poaq, një mendim i lartë kombëtar, tejpamës i askundparë!
R.