Te henen me qeshet kaq shume! Me qeshet kur kujtoj hedhjen nga krevati, kur me vinte aq gjume!
Me qeshet kur kujtoj si desha te çlodhesha, nga gjithe ajo jave e ngarkuar, deri te dielen vone, vone, kur te gjithe kishin fjetur e gjithe lagjja ishte ne erresire.
Me qeshet, kur kujtoj si ikja pa ngrene mengjes, mbasi e kisha pergatitur per te gjithe.
Me qeshet, kur kujtoj si dilja deri te dera e kthehesha 10 here prapa, te kontrolloja soben, hekurin, kondicioneret, thareset e flokeve… dhe vete i lyeja buzet neper shkalle, ose ne makine, ne semafor.
Me qeshet, kur kujtoj si perserisja me vete ne makine vjershen e Joles, rezymene e frengjishtes se Erit a lakimin e emrave ne greqisht te Arieles.
Me qeshet kur kujtoj si qeshnim me Titin, sapo arrija ne zyre, kur imitoja veprimet e mia te mengjesit.
Me qeshet kur kujtoj stresin se mund te arrija 5 minuta me vone.
Me qeshet me ngarkesen, friken, padrejtesine. Edhe me ato me te keqia se kaq, me qeshet.
Me qeshet me çanten time, ne 1 shtator.
Me qeshet kur kujtoj si qaja, kur mundohej gjyshja te me krihte floket kaçurrela, si kaçube.
Me qeshet e me qeshet…
Tani jam buze detit.E hene, 1 shtator. Diell, det, qiell, qetesi, e ngrene, e lyer, e çlodhur…po pse me qahet?!