I ftuar në edicionin e orës 15.00 në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të diskutuar rreth protestës dhe bllokimit të autostradës Milot-Kashar ishte gazetari dhe banori i zonës, Eraldo Stafuka.
Stafuka është shprehur se protesta do të vazhdoj pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve dhe dhunës nga policia pasi mijëra biznese kanë falimentuar.
“Kjo është protesta e 6 masive që është zhvilluar nga banorët e Thumanës, Niklës, Fushë-Krujës, Krujës dhe Bubqit. Nuk ka përplasje mes policisë si institucion dhe banorëve, por ka një përplasje mes protestuesve dhe qeverisë, policia po vë në zbatim urdhrat që i ka dhënë kryeministria dhe koncensionari. Qëllimi i tyre është përfitimi i parave që vijën nga taksat tona.
Duke bllokuar rrugën e Thumanës preken rreth 70-80 mijë banorë dhe falimentojnë me qindra biznese. Bizneset nga Thumane deri në Kamëz sot janë falimentuar. Një banorë i Thumanës për të shkuar në Mamurras duhet që të kaloj nga Rinasi.
Në projektin fillestar është parashikuar që rruga Milot-Kashar të kishte tre dalje dhe hyrje në autostradë ku fillonte në rrethrrotullimin e Thumanës, hyrja e dytë në Fushë-Krujë ndërsa hyrja e tretë në Rinas por ky projekt nuk është zbatuar dhe është mbetur vetëm aksesi në Rinas.
Qëllimi ynë nuk është bllokimi i rrugës pasi nuk duam ti shkaktojmë probleme askujt por kjo është nj komunikim me qeverinë pasi duhet që ti japë zgjidhej këtij problemi pasi ne nuk do të ndalemi sado që të hidhet gaz dhe të ushtrohet dhunë nga policia.” sn