Një sondazh Online me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme ka nxjerrë fitues në garën për kryetarin e bashkisë së Durrësit kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka.
Ky i fundit rezulton bindshëm fitues mbi dy kandidatët e tjerë garues.
Metodologjia e sondazhit ka qenë që, përdoruesit e rrjeteve sociale të Facebook dhe Instagram, të komentojnë emrin e kandidatit që ata duan të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë Durrës.
Nga shifrat e këtij sondazhi, rezulton se kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” është më i preferuari në total me 55%, i ndjekur nga kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me 26%.
Ndërsa Emirjana Sako renditet e treta me 18%.

***
654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do i drejtohen kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës mes kandidatëve të PS, Lulzim Bashës dhe koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, të cilët do të kenë një mandat 1-vjeçar.
Janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.
Komentet