Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin për mënyrën si po trajtohet çështja e detit me Greqinë, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe veprime që, sipas tij, mund të dëmtojnë interesat e Shqipërisë.
Meta rikujton se çështjen e ka ndjekur për 13 vite, nga posti i ministrit të Jashtëm deri te ai i Presidentit. Ai paralajmëron se nëse Shqipëria i drejtohet Gjykatës së Hagës për “të gjithë çështjen”, dakordësitë e vitit 2018 rrezikojnë të shfuqizohen, përfshirë edhe vijën e drejtë bazë dhe 40 km² sipërfaqe detare.
Ish-presidenti apelon që çështja të mos trajtohet si “tender i fshehtë” dhe i bën thirrje institucioneve të veprojnë me transparencë, veçanërisht ministrisë së Jashtme, përpara vizitës në Athinë.
Reagimi i Ilir Metës:
ÇËSHTJA E DETIT SI INTERES KOMBËTAR, JO SI TENDER SEKRET
Çështja e Detit është jo vetëm shumë herë më e “thellë” se vetë Deti Jon, por edhe aq e shëmtuar fatkeqësisht, në kontrast të plotë me bukurinë përrallore të Jonit.
Këtë çështje, për shkak të detyrave shtetërore, kam qenë i detyruar ta ndjek për gati 13 vjet, prej funksioneve të larta, nga Ministër i Jashtëm në shtator 2009 e si President i Republikës deri në korrik 2022.
Akti i fundit zyrtar që kam bërë si President i Republikës, ishte informimi zyrtar nominal i çdo deputeti të Kuvendit lidhur me ecurinë e kësaj çështjeje gjatë pesë viteve që unë shërbeva si President i Republikës.
Ky akt synonte, jo vetëm realizimin e një transparence, por edhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e vëmendjes që kërkonte kjo çështje tejet e koklavitur, por kurrë prej meje.
Dihet se falë ankimit të Partisë Socialiste, Gjykata Kushtetuese u investua duke nxjerrë një vendim të posaçëm kushtetues si udhërrëfyesi i vetëm për parimet dhe rrugët e negocimit deri në përcaktimin në detaje të rolit të çdo institucioni shtetëror.
Në respekt të këtyre detyrimeve kushtetuese, kam bashkëpunuar me Qeverinë, duke dhënë edhe autorizimin për krijimin e grupit negociator.
Por çuditërisht, në vitin 2018, pala greke kërkoi të operohej në bazë të vullnetit politik, çfarë nuk ishte kompetencë e grupit negociator.
Në këto rrethana të reja, si President i Republikës pres në takim Kryeministrin Rama për të ecur drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje, e cila tani kishte vetëm një rrugë, autorizimin e Kryeministrit për drejtimin e negociatave.
Për mua kjo ishte plotësisht e logjikshme, duke patur në konsideratë se Kryeministri ishte edhe bartës i vullnetit të shumicës në Kuvend, roli i të cilit ishte dhe mbetet i pashmangshëm në çdo marrëveshje të tillë.
Por dakordësia e këtij takimi jo vetëm që nuk u shoqërua kurrë me një kërkesë për autorizim nga Kryeministri dhe Qeveria, por përkundrazi, u shoqërua me një ndërprerje të njëanshme të komunikimit institucional për këtë çështje, për të vazhduar më tej me dizinformacione ndaj palës greke sikur Presidenti i Republikës bllokonte procesin, aq sa Z. Avramopulos u habit pas takimit me mua për dy histori krejt të ndryshme që dëgjonte për të njëjtën çështje.
Jo vetëm kaq, por Qeveria vazhdonte sjelljet e saj jotransparente dhe Kryeministri, si shejtan-budalla, bënte edhe deklarata publike për këtë çështje, të cilat mund të rëndonin pozitën e shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare.
Aq shumë ishte helmuar pala greke me dizinformacione sa Ministri i Jashtëm atë kohë, Z. Dendias, në Maj 2022, pasi i refuzoi Ministres së Jashtme modifikimin e dakordësisë së 20 Tetorit 2020 që kishte arritur me Kryeministrin Rama, deklaroi se puna për mbylljen e Marrëveshjes së Detit do të fillonte sapo në zyrë të hynte Presidenti i ri i Shqipërisë (pra të ikte Meta).
Sot që unë po shkruaj këto rradhë kanë kaluar tre vjet e gjysmë që nuk jam në zyrën e Presidentit, por jam në një “zyrë” të re edhe për shkak të (mos) Marrëveshjes së Detit.
Meqenëse këtu në “zyrën” e re, u informova nga mediat shqiptare, të cilat ishin informuar nga mediat dhe autoritetet greke, për vizitën e afërme të Ministres së Jashtme të vendit tonë, ku theksohej se temë kryesore do të ishte edhe Çështja e Detit, vetëm në interes të suksesit të kësaj vizite, por edhe mbrojtjes konstruktive e legjitime të interesave sovrane të Shqipërisë, do të doja të ndriçoheshin sa të ishte e mundur disa pyetje dhe disa çështje jetike, për të cilat nuk flitet askund.
Në 20 tetor 2020, Rama-Dendias ranë dakord të shkojnë në Hagë për Detin, si dhe të shkojnë për gjithë çështjen, duke bërë kështu NUL negociatat dhe dakordësitë e vitit 2018.
Kur u mor vendimi nga Kryeministri, nuk kishte dhe ende nuk ka (në dijeninë time) grup negociator.
Pas autorizimit duhet të ngrihet Grupi Negociator për hartimin e Marrëveshjes Speciale të ratifikuar nga dy vendet dhe që i paraqitet Gjykatës Ndërkombëtare.
Kjo Marrëveshje përmban pyetjet për gjykatën, që zakonisht kërkon zgjidhjet për mosdakordësitë.
Vendimi i Kryeministrit Rama për të shkuar në Hagë për të gjithë çështjen është jashtë kompetencave të tij kushtetuese dhe ngritja e grupit sot nënkupton legjtimimin e vendimit të tij (faktit të kryer).
Çfarë u arrit në vitin 2018 sipas dijenisë time?
U reflektuan vendimet e Gjykatës Kushtetuese:
Titulli i Marrëveshjes, parimi i delimitimit, me distanca të barabarta dhe korrektuar për Equitenë, u hoq neni 2 i Marrëveshjes, u vlerësua kufiri në Gjirin e Ftelias.
Përveç këtyre, Greqia njohur vijën e drejtë bazë të Shqipërisë me efwkt 40 km katrorë dhe si bazë ligjore në tekst u përfshi Protokolli i Firences i 1925 për kufijtë tokësorë.
U dakordësua teksti i Marrëveshjes, vija me distanca të barabarta, si dhe parimi i Equitesë për shkëmbinjtë në detin territorial dhe ishujt në Shelfin Kontinental dhe ZEE.
Çfarë ndodh nëse shkojmë për të gjithë çështjen në Hagë?
Dakordësitë e 2018 bëhen NUL dhe e gjithë çështja konsiderohet mosdakordës.
Bie përfshirja e Protokollit të Firences 1920 në draft-marrëveshje.
Bie sipërfaqja 40 km katrorë, sepse rrezikojmë të na rrëzohet vija e drejtë bazë.
Nëse shkohet për të gjithë çështjen në Hagë, vija e drejtë bazë do të përbëjë mosdakordësi dhe do merret në shqyrtim nga GJND dhe gjasat janë ta rrëzojë. (precedenti Somali- Kenia).
E vetmja mundësi që Greqia ta rrëzojë vijën e drejtë bazë të Shqipërisë është një vendim gjykate.
Ndërkohë që Greqia e njohu në negociatat e 2018, sepse nuk kishte mundësi ta kontestonte në rrugë diplomatike.
Kështu do të humbisnim 40 kilometra katrorë. (Pse)
Këtë në dijeninë time e konfirmon edhe kompania e Znj. Blair “Omnis Trategy”, që u pagua 3 milionë euro dhe dorëzoi raportin finale me konkluzionin se “rrezikoni vijën e drejtë bazë në Hagë”.
Ishte pikërisht ky raport dhe konkluzion edhe i “Omnis Strategy” që e detyroi Ministren e Jashtme, Znj. Olta Xhaçka në maj 2022, t’i kërkonte homologut grek Z. Dendias, modifikimin e dakordësisë të 20 tetorit 2020, Rama-Dendias, që u refuzua nga ky i fundit, që mezi priste largimin e Presidentit të Republikës.
Meqënëse po bëhen katër vite që e kemi paguar 3 milion, euro “Omnis Strategy ” kur do të njihemi me konkluzionet dhe vlerësimet e saj?
A e ka Presidenti i Republikës këtë raport të plotë? Po Kryetari i Kuvendit?
Po Kryetarët e Grupeve Parlamentare? Po Komisioni i Ligjeve? Po Komisioni i Jashtëm?
A janë në dijeni këto institucione dhe funksionarë për shkak të detyrës së tyre nëse Greqia ka dorëzuar një draft të Marrëveshjes Speciale për negocim?
Po për përmbajtjen e draft-marrëveshjes të MEPJ?
Për çfarë do shkohet në Hagë?
Për të gjithë çështjen apo vetëm për çfarë nuk është rënë dakord në 2018?
A ka përputhje dhe për çfarë çështjesh midis draftit grek dhe atij shqiptar për Marrëveshjen Speciale?
Ju lutem të gjithëve të mos e trajtoni çështjen e Detit si tokat e Gjipesë ose tender sekret, sepse nuk do të ketë më mundësi korrigjimi.
Ndaj në mënyrë transparente, konstruktive dhe profesionale, ndihmojeni edhe Ministren e Jashtme të ketë një vizitë të suksesshme në Athinë.
Edhe një konsultë me negociatorët e 2018, nuk do të ishte humbje kohe. Po kështu edhe me ish-anëtarët e nderuar të Gjykatës Kushtetuese. bw
E famshmja Elida!
Me beso qe s’kam asnje lidhje apo nostalgji per ato,ndoshta me pak se ti por strukturat antisizmike dhe lloji betonit(apo Marka siç njihet ne shqip) jene gjera te ndryshme. Porosine e betonit e ben firma e nderimit (ne Baze te nje kontrate me te gjithe specifikimet sipas standarteve apo normave teknike),firma prodhese e betonit,betonin duhet t’a çoje ne objekt me dokumentin shoqerues ku eshte percaktuar cilesia(Marka) dhe firma nderuese po ashtu duhet te verifikoje cilesine(marken) ne laboratore asnjeanes.
Pas kontrollit, n.q.s parametrat per betonin nuk perputhen me kerkesat e standarteve apo normave teknike, inxhinieri I zbatimit duhet te bllokoje punimet ne te kundert te mbaje pergjesine pa pase bevoje per te pare emrin apo mbiemrin.
Elida!
Ndihma me e madhe qe mund
te japesh ne kete rast eshte te kerkosh sensibilizimin e organeve per kontrollin(testin) dhe dokumentimin e betoneve te perdorura ne srukurat e pallateve, sherbimeve publike apo ato per qelime sociale e shtererore.
Do te lutesha qe te mos e bllokosh komentin Pasi mendoj qe nuk eshte koment per partite por per jeten sigurine.