Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Giper, deklaroi se Ukraina ka pranuar armëpushimin pa kushte që prej më shumë se një muaji, ndërkohë që Rusia vazhdon të realizojë sulme. Ajo theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në arritjen e një paqeje të qëndrueshme, duke forcuar ndihmën ushtarake, që këtë vit pritet të arrijë në 23 miliardë euro.
Po ashtu, Giper theksoi se qëndrimi i Evropës është më i fortë kur vepron në bashkëpunim me aleatët, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar tërheqje nga bisedimet për paqe.gsh