VOAL – LONDËR, 31 GUSHT – Tempulli i lashtë Bel, simbol i Palmirës, është ende në këmbë pavarësisht orvajtjes së ISIS-it për ta shkatërruar, shkruan voal.ch.
Lajmin e jep BBC, e cituar nga ANSA. Përgjegjësi i objekteve arkeologjike në Siri, Mamoun Abdelkarim, ka shpejguar se milicët e Shteti Islamik kanë shpërthyer një sasi të madhe eksplozivi në afërsi të tempullit, por ka pohuar se struktura bazë dhe kollonat kanë rezistuar. Më parë ishte njoftuar se tempulli ishte shkatërruar.
Komentet