E kundërta e komunizmit nuk është fashizmi.
Komunizmi është diktaturë. Po kështu edhe Fashizmi. Komunizmi dhe fashizmi janë të ngjashëm, jo të kundërt. E kundërta e tyre është një shoqëri demokratike dhe e lirë.
E kundërta e ekstremit të majtë nuk është ekstremi i djathtë.
Sepse e kundërta e ekstremit nuk mund të jetë ekstremi. E kundërta e ekstremit të majtë dhe atij të djathtë është qëndrimi i moderuar, i logjikshëm, njerëzor, mendjehapur.
E kundërta e terrorizmit islamik nuk është terrorizmi i krishterë.
Terrorrizmi mbetet terrorizëm, pavarësisht nga libri i shenjtë që e mbështet. E kundërta e terrorizmit mbetet qëndrimi paqësor, dashuria për jetën dhe njerëzit.
E kundërta e nacionalizmit serb nuk është nacionalizmi grek. As nacionalizmi shqiptar.
Nacionalizmi ka për të kundërt idenë që të gjithë popujt janë të barabartë dhe kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën e tyre ashtu siç duan ata, pa iu hyrë në hise të tjerëve.
E kundërta e racizmit ndaj teje nuk është racizmi ndaj të tjerëve. Të gjithë njerëzit janët ë barabartë, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, forma e kokës, vendi ku kanë lindur. Ka vetëm një race – raca njerëzore. Racizmi është shprehja më e shëmtuar e kompleksit të inferioritetit.
E kundërta e Hillary Clinton nuk është Donald Trump. Janë që të dy zgjedhje shumë të këqija që iu vunë përpara amerikanëve në vitin 2016. Që njëri mund të jetë më keq se tjetri kjo diskutohet. Por që që të dy janë keq, vështirë se vihet në dyshim. Përkrahja pa rezerva e njërit për të kundërshtuar tjetrin nuk ka pikë kuptimi.
E kundërta e Sali Berishës nuk është Edi Rama. Në këtë ekuacion mund të vini edhe emra të tjerë – Basha, Meta, Ruci – në çfarëdo dyshe që të doni dhe të keni të njëjtën pamje të shëmtuar. Shqiptarët janë përpara një dileme të ngjashme me atë të amerikanëve – kanë përballë vetëm zgjedhje të këqija. Ndoshta duhet bërë diçka për të ndryshuar strukturën në thellësi. Çfarëdo që të bëhët, duhet nisur nga vetvetja e secilit. Demokracinë shqiptar nuk do ta bëjnë kurrë drejtuesit politikë. Nëqoftëse do të bëhet ndonjëherë, atë do ta bëjnë njerëzit vetë.
E kundërta e enver hoxhës nuk është…Jo, çdo gjë mund të jetë e kundërta e enver hoxhës, pasi ai është e keqja absolute.

E kunderta e Enver Hoxhes eshte drejtesia , eshte e verteta mbi te kaluaren komuniste dhe te sotmen, e demodiktatures komuniste. Ky rregjimi po punon per te sabotuar reformen e drejtesis.Ndersa njerezit , shkrimtaret , gazetaret , poetet , filozofet, mendimtaret nuk reagojne, edhe kur shkruhet diçka ne formè proteste personale,per interresa vetjake o te nje grupi te caktuar, shkrimi limitohet pa emra konkret e pa ide te qarta qe munden te ispiroin rinine, popullin ne pergjithesi .Fakti qendron se mbrojtesit e vertete te demokracis ne Shqiperi jane vetem Ambasadoret prendimor, sidomos ai i SHBA dhe Europes.Ky eshte nje turp per shqiptaret ne pergjithesi dhe ne veçanti per klasen intelektuale; mjafton te kujtoj amnistin politike me ligjin 449,amnistin ne shqyrtim per prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar, dhe e fundit me 2 gusht nje tjeter denoncim kunder reformes se drejtesis ne Gjykaten Kushtetuese ,nga prokuroret e korruptuar . Por asnje gazetar , shkrimtar ,politikan nuk ka hapur gojen. Per keto arsye dhe te tjera , Ne nuk mundemi te krahasohemi me popujt elite ne bote siç jane SHBA,Gjermania , Italia, por as me Romanin ish komuniste. Historia jone eshte shume e vogel , sidomos ajo per te luftuar per liri dhe demokraci . Per te kerkuar nje udheheqes , politikan- ushtarak, trim dhe patriot te vertet duhet te kthehemi 600 vjet prapa ne histori, siç ishte Gjergj Kastrioti; ndersa keta te sotmit( Rama , Basha, Meta, Berisha) ,jane thjesht sundimtar te korruptuar, bashkpuntor me trafikanta drogash,mashtruesa dhe frikacak me tipare pabesie si prejardhja e tyre (direkte o indirekte) komuniste . Pa dyshime qe Meta eshte edhe vula e turpit per shtetin shqiptare ne pergjithesi .Te behet politik per interresat e kombit duhen lidera guximtar,te ndershem.