Hekurudhat zvicerane rritin vigjilencën pas atentatit në trenin Amsterdam-Paris
VOAL – BERNË, 25 GUSH – Infrastrukturat hekurudhore zvicerane, ato ekzistuese por edhe linja e ardhshme e AlpTransit, në punë që nga 1 qershori 2016 me 57 kilometrat e saj të gjatësisë, do të jenë të vigjëluara nëpërmjet masave të përpikta të sigurisë, shkruan voal.ch. Kështu deklaroi Roberta Trevisan, zëdhënëse e FFS/CFF/SBB.
Pas atentatit terrorist me të shtëna kallashnikvoi, zbuluar në trenin Amsterdam-Paris, tema e sigurisë u vu në rendin e ditës edhe nga Komisioni Evropian, dhe do të jetë në tryezën e ministrave të Transporteve të vendeve anëtare, parashikuar për fillimin e tetorit. rsi
Komentet