SHKËNDIJA ZJARRIT
Ti më i rëndon
krahët e mia,
më barre tuaja
që gjason në Mengene
po të ishte dimër
i ashpër tepër i ashpër
pranvera krijohet
më ëmbësi mjalti
veç kur e lëpij
ajkën e tundimit
mesnatë vijnë
si përrenjët e përdalur
ah , qiell brenda ,përbrënda teje
neve që jemi shkëndija zjarrit
ende të pa shuara .
MJEKOHEN DERTET
vashë poete
eja në Orakullin e Dyboçakut
Zgatari s’ka nge
livadhet kositur
dhe ajka përpunohet
atje.
nuk të lodh Dyboçaku
as luftëtarët
s’i kan bërë hile
izbës të beqarit
dhe çajt të çobanit.
mes çarrit stoik
dhe shkozës fisnike
gjithmon kanë thënë
rehati shpirti kanë gjetur
dhe llagëmi nuk të çoreditë
lëri puthjet , emblema
shurup kërpudhe
shteget çelin
mjekohën dertet
PARA MESNATE
Sigurisht para
mesnatë e di
nëse më kërcenonte
e di se je fashitur
e etja t’ ka falur
sekonda më vonë
vetvetes i ke përshpëritur
ky freskim më ka mahnitur
pastaj ,po pastaj
fisnike
fushave u ke përshpëritur
kjo dhimbje qoft falas
dhe paramesnate
jastekun e cifilitur
por jo e gërditur
pastaj djersët
më faculet I ke rëndit
mos rri , se sqarthi
truallin tendë
e ka lëvorisur
e do sakatuar
fisnike , ajri I dendur
tbc e mërzitur
para mesnate
pranverë e shpirtit