Oh, sa shumë paska shërbyer ky skuthi,
që, me një raport mjeksor,
shmangu detyrimin ushtarak?!
Ditën e parakalimeve
u duk i harruari
me një shirit të kuq në krah.
Sfilitesha në pyetjen hamletiane:
se ku i heshturi flet,
pasi ka përgjuar pas dere,
Që, me gjasa,
na qënkish ruajtur haleja
dhe prej meje?!
Erdh kohë e ballafaqimeve me të djeshmen
dhe film i jetës kthehet nga e para,
engjëlli dhe zuzari?!
Por, nga kamuflimi me gjethe tek ndërhyrjet estetike,
nuk po njihet më
ai i pari.
Në të gjithë sekuencat “heroi i heshtur”:
o mban shënime në fund të sallës,
o diçka i thotë në vesh shefit serbes,
Duke i sugjeruar,
se kush duhet përjashtuar nga gara
dhe kush të futet në “listën e zezë”.
I heshturi,
tani është bërë llafazan,
s`ka ushqim tjetër për të veç prehës.
Duket sikur ujin e ngre në hava
dhe me shtizën e helmtë gjer në ashtë
me gjasa po i futet së keqes.
M`u sul si bombat e luftës
që shpërthejnë në paqe,
por veten haleja hodhi në erë.
Dhe në vend të gjakut
pamë të llahtarisur,
si nga trupi i tij dilte veçse vrerë.
Heroi i heshtur si një kamikaz
ra theror me pengun,
që s`më groposi dot.
Minat,
bombat
dhe granatat e paplasura të luftës,
vazhdojnë të vrasin dhe sot…
.
Fatbardh Amursi