Shëndet bore
Si etja më duhesh, si etja e gjunjëve
t’shpejta vrullni e re ne sa të feksim,
si vala më duhesh si vala e ujrave
me trokthe të lashtë
me frymën
e të ecurit,
si dega më duhesh
si dega gjethe asht,
si bora, dëbora që
shkri’ ndjek veten
na përndjek
vetëm çast…..
Si etja më duhesh, si etja….
Andërr në mue
Ende pa t’pa. Andërr në mue –
Dihatja gjen tek ne një vah
me pak thirrma paksa
na ndanë…pa na nda
pyjet.
Prekje andërrt ende pa të prek,
tek retë asht e vogëlth shpella
livadhi lazdron
fllad e bletë.
Andërr në mue ende pa t’pa
na afrojnë lëbyrjet këqyr
plot deje pyjet…
… verbër asgja…
Degë arome
Ardhi Zonja, zonja me ojna,
zonja me tone, beftë ardhi
me lëndina të njoma
dy gisht me hone.
Ardhi zonja
dantella ëndërrt
me syrin pak vëngërt,
ardhi zonja
me veshje t’holla
lojnat përmendësh.
Veç frushullima feks haresë
tej përtej trishtimit kometëz,
mesnatës degë aromash
akoma s’ka ardh’ e s’ka
me ardh’ zonja
Zonja – kujtim i freskët.
Fiskajë
Si t’ia baj oj, drandofille
fiskajë përskaj m’shtin
me naze, hile…
Mos me m’xan hilja….
Me m’xan shtimja
syth … fiskajë
drandofille
në ç’stinë
prajmë ?
Unazë reje
Dashtë jena me trazue veç veten
sikur vetëm njëhera me u dasht’
ndër p’llambë p’llamba do vjel
të kremten në kishëzën e re
tek kumbanorja ag.
Në një gisht hollak fatlum
mall edhe përndritje
mbaj unazë rrezesh
fanitjet…
Vranësi fatlume
T’i paskam thanë të tana çka m’tha hana
jo veç veç për rimë, nga tan’ vranësinat
ajo më e bardha : vrundulli yt
me rr’fe fatlume
në brinjë.
T’i kam shkrue rrëmbimthi ç’më shkroi
gishti paq mbi lëkurë, nga t’tanat
rrëmbimet ai më i brishti
gja s’rrëmben
rrëmbimthi
s’mrrudh.
T’i kam mbjellë në vena të tana filizat
t’i kam vjelë frutat, përtyp bërthamë,
Flora qesh shumë herët rrëfenj’
nga rimat – vrundulli në brinjë
vran’si burbuqesh
plot hanë….
T’i kam thanë të tana çka më tha hana?
Rima
Ia kemi ndigjue zanin njani – tjetrit
as përfytyrue e as pa f’tyrat tona,
Po u pamë … shpejt, së shpejti
s’do ia lexojmë shoshoqit sytë
sytë tanë rimojnë qysh herit
Ne do të na lexojnë
shkronjat..