Në foto Sardenja, një nga destinacionet më të njohura për pensionistët zviceranë
Gjithnjë e më shumë zviceranë në pension po jetojnë larg vendit të tyre dhe shumë po vendosin të shpërngulen në Evropë dhe Azi.
VOAL- Zvicra është një komb i emigrantëve. Të dhënat e fundit nga Enti Federal i Statistikave tregojnë se në vitin 2023 komuniteti zviceran jashtë vendit u rrit me 1.7% krahasuar me një vit më parë. Pothuajse dy të tretat jetojnë në Evropë.
Më shumë se një e katërta jetonte në Francë, raportoi të enjten Zyra Federale e Statistikave (BFS). Deri më 31 dhjetor 2023, 813 400 shtetas zviceranë ishin regjistruar në një përfaqësi jashtë vendit. Në vitin 2022, popullsia e Zvicrës jashtë vendit ishte rritur tashmë me 1.5%.
Komuniteti i emigrantëve u rrit më së shumti në Azi (3.1%), i ndjekur nga Evropa (1.9%), Oqeani (1.2%), Amerika e Veriut (1%), Amerika Latine dhe nga Karaibet (0.4%). Vetëm Afrika shënoi rënie, e barabartë me 0.2%.
Zyra Federale e Statistikave ua atribuon këtë prirje vetëm pjesërisht lëvizjeve migratore. Dallimi midis lindjeve dhe vdekjeve, si dhe natyralizimet, kontribuan në këtë. Dhe tri të katërtat e zviceranëve jashtë vendit kanë më shumë se një shtetësi.rsi-eb