Shqiptaro-Amerikania Ada Satka është autorja e këngës së Gjeorgjisë që do të paraqitet në Eurovizion sivjet në Suedi.
Kënga titullohet “Firefighter” dhe do të këndohet nga këngëtarja gjeorgjiane Nutsa Buzaladze.
Babai i Ada Saktës në rrjetin social, z.Sako Satka i uron së bijës që në të ardhmen ndoshta Shqipëria do të paraqitet me një kompozim të saj në Eurovizion.
“Sot është nje dite e veçantë për mua dhe familjen time dhe gjithë dashamiresit. Kompozimi i vajza time Ada këte vit prezanton Gjeorgjin ( Georgia ) ne Eurovision 2024 qe do të marrë pjese ne Suedi. E orkestruar nga producenti me famë maqedons Darko Dimitrov dhe e kenduar nga kengetarja e njohur Nutsa . Uroj qe Ada gjithashtu te prezantojë edhe Shqiperinë ne Eurovision ne vitet e ardheshme. Urime bija ime.”