Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Michiganit me anë të një deklarate zyrtare ka akuzuar Taulant Ballën si njeri të lidhur me krimin e organizuar.
Në deklaratën e bërë publike, që ndjehen të fyer që Edi Rama ka caktuar Taulant Ballën si drejtues politik për diasporën dhe kanë thërritur protestë kundër vizitës së tij në Michigan.
Pjesë nga deklarata publike:
Edi Rama ka poshtëruar qytetarët shqiptarë duke caktuar njerëz me lidhje kriminale në pozicione kyçe, si deputetë, kryebashkiakë, këshille bashkiake dhe administratë publike.
Edi Rama ka degraduar shoqërinë shqiptare, duke bashkëpunuar me krimin e organizuar në një sërë aktivitetesh.
Edi Rama ka shkatërruar procesin elektoral në Shqipëri, duke korruptuar dhe blerë vota, duke përfshirë në proceset zgjedhore, krimin lokal dhe rrjetet kriminale. Kjo qeveri është kapitulli më i errët i Shqipërisë në këto 34 vite të pluralizmit politik.
Edi Rama ka detyruar shqiptarët që të largohen nga vendi për shkak të varfërisë dhe korrupsionit. Ky eksod është pasojë e dështimit ekonomik, si dhe lidhjet e ngushta të qeverisë me krimin e organizuar dhe oligarkët, të cilët e mbështesin që të qëndrojë në pushtet.
Sot në datën 22 janar 2025, ne shqiptarët e Amerikës, deklarojmë se pas 3 mandateve të dështuar të Edi Ramës, ka ardhur koha që të dorëzojë pushtetin. Ne qëndrojmë të bashkuar në qëndrimet tona dhe kërkojmë nga Edi Rama që të reflektojë menjëherë dhe deklarojmë se ai nuk do të mundet kurrë që të intimidojë diasporën. sn