Fernand Gigon, fotoreporteri, gazetari dhe shkrimtari i famshëm sviceran, specialist i Lindjes së Largët, ka qenë i pari perëndimor që në vitin 1965 bëri një fotoreportazh të pasur në Shqipëri. Fotoreportazhi u botua në revistën italiane “Storia illustrata”, nëntor 1965 me titullin “Albania oggi: due milioni di abitanti, dieci mila poliziotti”. Në vijim fotografitë dhe shkrimi i tij i shqipëruar nga Gino Luka
Shqipëria sot: dy milionëfrymëdhjetëmijëpolicë
Ky është shërbimi i parë fotografik me ngjyra i realizuar në Shqipëri nga një reporter i dërguar nga një gazetë perëndimore. Pasi kapërcyem portën e kufirit të ndaluar, po ju tregojmë se si jetojnë shqiptarët e sotëm në “filialin” e Kinës që Mao ka hapur në bregdetin Adriatik. Të njëjtat mite dhe parulla të komunizmit kinez: varfëri heroike, përkushtim ndaj shtetit, nacionalizëm fanatik.
Nëpër fusha gjenden gratë, në ushtri burrat, kajsitë po lulëzojnë ndërsa policët janë kudo. Ndodh ndonjëherë që gratë të lënë lopatën e të marrin pushkën, ose anasjelltas. Të vetmit që nuk lënë asgjë janë policët me uniformë, kapelë të sheshtë apo kapelë me lesh dhie, ose të veshur me rroba civile, domethënë me një mushama të markës italiane. Ata mbajnë 1 milion e 800 mijë banorë në grusht, e i përgjojnë aq shumë, saqë asnjë veprim i asnjë qytetari nuk mund t’u shpëtojë atyre.
Ndërmjet disa funksioneve të policëve është edhe ai që të kenë kujdes që të huajt që vizitojnë vendin të mos largohen nga grupi i tyre; gjithashtu kanë detyrë të qëndrojnë pranë turistëve në restorante ose në tribunat e stadiumeve, për t’i kontrolluar. Makthi i këtyre agjentëve është që turisti mund të arrijë të shkrepë ndonjë fotografi të një shqiptari të veshur si zhelan, ndoshta, që ka si sfond një ndërtesë të re qeveritare, ose një fabrikë në ndërtim e sipër.
Policia, më shumë sesa regjimi politik, e mban Shqipërinë në një gjendje letargjie. Ajo është e pakorruptueshme, dhe meqenëse vrasësit dhe grabitësit janë mjaft të rrallë në këtë vend, ajo i kushtohet kryesisht krimeve politike. Dënimet janë nga pesë vjet e lart, dhe vuhen në kampet e përqendrimit (të rrethuar nga një perde heshtjeje dhe misteri) ku shpëlarja e trurit ecën dora dorës me vjeljen e patateve.
Zyrtarisht, policët në shërbim “për sigurinë e shtetit” janë dhjetë mijë. Por duhet të marrim parasysh edhe të gjithë ata persona që mund të vijnë për të vënë dorën para objektivit të aparatit fotografik, e të gjithë ata që enden përgjatë kufijve, ndërmjet Thethit, Kukësit dhe Zerganit, për të arrestuar “renegatët” që kërkojnë të arratisen drejt Jugosllavisë. Kjo prirje ndaj frymës policore, ky mosbesim shekullor është fryt jo vetëm i regjimit diktatorial por edhe i shtypjes së vjetër turke që ka zgjatur pesë shekuj.
Asnjë vend tjetër në botë, përveç Tibetit, nuk është i mbyllur kaq hermetikisht, duke e dënuar veten me një asfiksi të tillë. Një komb që është krejt afër Evropës, e megjithatë është më i padepërtueshmi në Evropë. Në Tiranë gjenden vetëm dy ambasada perëndimore, ajo e Italisë dhe e Francës. Turqia, RAU (Republika Arabe e Bashkuar), Gana, Kuba, Algjeria kanë vetëm delegacione diplomatike në Shqipëri. Pas tyre vijnë vendet e Lindjes, të gjitha përveç Bashkimit Sovjetik.
Shqipëria është sot një altoparlant kinez i drejtuar nga Perëndimi, që përhap një ideologji të çuditshme, pak jonjerëzore dhe pak mesianike, por sigurisht e vonuar shumë nga mendimi marksist më modern. “Kokëfortët” dhe “të papërlyerit” e komunizmit perëndimor e dëgjojnë atë si një ungjill të shenjtë, kështu që kjo ideologji përfundon duke minuar bazat e bllokut Komunist shumë më tepër sesa të gjitha sulmet e demokracive tona të marra së bashku.
Sovjetikët, për rreth tetëmbëdhjetë vjet, për të pasur një këmbë në Shqipëri, kanë mbajtur një ambasadë me tre mijë persona, subvencione jo proporcionale për qeverinë, një seri planesh pesë-vjeçare, shtatëqind bursa studimi në vit për studentët shqiptarë dhe pesëmbëdhjetë nëndetëse në pritë në shpellat nënujore të Sazanit, një pushkë e drejtuar ndaj flotës së 6-të amerikane në Mesdhe, dhe mbi të gjitha ndaj anijeve që përshkojnë Adriatikun.
Nuk e dimë nëse sovjetikët, para se të braktisnin vendin, të mbuluar nga një fushatë fyerjesh, kishin arritur të fitonin mirënjohjen e shqiptarëve. Një fakt është i sigurt: në biblioteka, të vetmet tekste teknike dhe shkencore janë të shtypura në gjuhën ruse, dhe se duhet t’u referohemi këtyre teksteve për të vënë në punë fabrikat e instaluara nga rusët, pothuajse kudo. Sidoqoftë, në shkolla, mësimi i rusishtes është i detyrueshëm. Gjuha e dytë e huaj është frëngjishtja. Dhe në frëngjisht shprehet, shumë saktë, sekretari i partisë dhe diktatori i vendit, Enver Hoxha, dhe bashkë me të intelektualët dhe burrat e brezit të tij, që mësuan frëngjisht në Liceun e Korçës ose në shkollën Kirenia në kryeqytet. Pas vitit 1939, me ardhjen e italianëve, studimi i gjuhës së Kartezit (Descartes, René – Cartesius, Cartesio) u zëvendësua me gjuhën e Dantes.
Disa vjet më parë takova katër shqiptarë në Pekin të ngarkuar nga qeveria kineze për të bashkëpunuar në hartimin e planit pesë-vjeçar që do të miratohet në vitin 1968. Ata flisnin frëngjisht në mënyrë të përsosur dhe shpesh evokonin vitet e rinisë së tyre në shkollën e mesme të Korçës ose në fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës. Aktualisht, Parisi dhe Tirana kanë marrëdhënie të mira, madje shkëmbejnë edhe mësues për disa javë, por qeveria shqiptare është gjithmonë e vëmendshme, nga frika se liberalizimi i tepruar i shkëmbimeve kulturore mund të ndikojë negativisht te marksizmi i ngurtë vendas.
Bindja politike dhe sentimentale e shqiptarëve përmblidhet në një fjali: “Kushdo që është armik i Jugosllavisë është miku ynë”. Ky është kulti që Tirana vazhdon të adhurojë: Stalinizmi. Këtu buron besnikëria ndaj mitit të diktatorit të kuq. Në qytetet shqiptare, statuja e Stalinit qëndron madhështore në sheshet kryesore. Për të parë statujat e tjera, sot, duhet të shkojmë në Kinë, ose në Gjeorgji ku gjendet atdheu i Marshallit Stalin. Në Tiranë, monumenti i tij mbizotëron sheshin Skënderbej (heroi kombëtar i pavarësisë shqiptare kundër turqve) dhe që duket se po sfidon çdo stuhi ideologjike. Në aeroport, Stalini kapardiset mbi bare dhe mbi një seri fotografish përkujtimore, me diçitura me germa cirilike.
Veç të tjerash, edhe ndërtesat e qeverisë, me një shëmti të jashtëzakonshme, pallatet e ndërtuara nga shteti dhe qytetet satelite që rrethojnë kryeqytetin, kanë gjurmët e arkitekturës sovjetike. Stili kazermë, nganjëherë me kolona që nuk mbajnë asgjë, triumfon në qytete dhe fshatra. Një shije e keqe e cila ka zëvendësuar në shumë periferi muret e qerpiçit. Ndërsa ambasada kolosale sovjetike ka mbetur e papërfunduar, kështu që shqiptarët nuk patën mundësi ta admironin atë.
Megjithatë, nuk mund të thuhet se rusët nuk kanë lënë gjurmët e tyre nëpërmjet konsulentëve, inxhinierëve dhe teknikëve e ekspertëve të panumërt që kanë ardhur nga Uralet ose nga Vollga. Ata ishin të parët që e zgjuan këtë popull nga gjumi i tij i gjatë, ata u rrënjosen shqiptarëve një mënyrë jetese të cilën e gjejmë në aparatin burokratik dhe në polici. Dhe tani kinezët po përpiqen t’i ndryshojnë këto zakone, për t’u mësuar shqiptarëve zakonet e veta.
BULEVARDI Shqipëria e Re, arteria kryesore e Tiranës, i ndërtuar nga qeveria italiane, në kohën e pushtimit, dhe Universiteti(në sfond).
I parë nga mbrapa, oficeri shqiptar i ngjan në çdo detaj një oficeri rus: e njëjta uniformë e rreptë me një jeshile të zbërdhulët, e njëjta kapele me strehë me shirit të kuq jeshil ose blu, të njëjtat supore ngjyrë ari dhe çizmet që arrijnë deri në pulpën e këmbës. Instruktorët e Shkollës së Moskës prej kohësh u kanë mësuar rekrutëve shqiptarë artin e ri të luftës. Por jo gueriljen, sepse shumë e rrezikshme. Për t’u bërë ushtar këmbësor, artiljer ose tankist, të riut që thirret nën armë i duhen dy vjet: tre për t’u bërë aviator.
Ndodh që, duke zbritur nga Tirana në drejtim të detit, të hasësh ushtarë që janë duke u stërvitur. Ata marshojnë në rresht njëri pas tjetrit, përgjatë anës së rrugës, ose tërheqin një top fushor përgjatë shtigjeve të pjerrëta. Në këto manovra, të cilat do të dukeshin të zakonshme, zgjohet partizani që fle në thellësitë e shpirtit të çdo shqiptari dhe e shndërron atë në një nga ushtarët më të mirë të Evropës. Italianët e dinë mirë këtë, dhe më pas gjermanët, të cilët pësuan sulme të papritura me breshëri automatiku, në pritat vdekjeprurëse.
Pasi është çliruar nga partizanët e saj, Shqipëria u kushton atyre një kult që vazhdon akoma edhe sot. Letërsia, piktura, skulptura celebrojnë bëmat e tyre. Për shembull, në muzeun e vogël të Durrësit, një e treta e pikturave të ekspozuara përshkruajnë epikën partizane. Në varreza, varret e të rënëve janë të zbukuruar me yje me ngjyrë të kuqe që dallohet mirë në mes të gjelbërimit të parqeve. Fjala “partizan” gjendet kudo, në emrat e rrugëve, kinemave, shkollave, kooperativave e fabrikave. “Lavdi”, është një fjalë kyç në Shqipëri. Ajo është e pikturuar, e vizatuar, e skalitur, e kënduar dhe e shkruar kudo. Ajo ka fuqinë të kryejë një lloj mobilizimi të përhershëm të vendit. Këtu duket se lufta sapo ka përfunduar. Ish kolaboracionistët me armiqtë e djeshëm, njëzet vjet pas paqes, ende nuk kanë të drejtë vote dhe himni kombëtar fillon me fjalët “Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim…”.
Fanatizmi dhe pasioni patriotik shpesh zëvendësojnë çdo virtyt tjetër të shqiptarëve. Këtu çdo njeri që është i ri dhe në dukje i fortë vesh një uniformë. Por mbase është një përshtypje e gabuar, sepse nuk duhen kaq shumë ushtarë për të formuar një ushtri prej 25,000 burrash të inkuadruar në tre divizione, për të drejtuar 150 tanke dhe për të pilotuar disa dhjetëra Mig sovjetikë. Nëse prania e ushtrisë bie dukshëm në sytë e të huajit, kjo bie edhe më shumë në sytë e shqiptarëve, të cilët shohin tek ushtria forcën e tyre kryesore.
Është ushtria ajo që do të kishte për detyrë të kundërshtonte një pushtim të mundshëm, nëse qëllimet jugosllave të aneksimit të Maqedonisë, ose qëllimet e grekëve për Epirin e Veriut, do të bëheshin realitet. Në fakt, porsa Hoxha e ndjen se vendi po ikën nga grushti i tij i hekurt, i mjafton të ndjellë fantazmën e fqinjëve të tij për të gjetur përkrahje unanime përreth tij. Është një formë nacionalizmi që madje shpërthen, me dhunë primitive, edhe në ndeshjet ndërkombëtare të futbollit. Hoxha e përdor atë në të njëjtën mënyrë si parakalimet e raketave, të cilat për herë të parë këtë vit u shfaqën në një paradë ushtarake në Tiranë. Ato janë raketa të stilit sovjetik, por të prodhuara nga kinezët. Bazat e tyre janë të vendosura në male, në njëmijë metra lartësi, dhe janë në gjendje të lëshojnë një predhë reaktive me saktësi absolute mbi Romë ashtu si mbi Sofje ose Beograd.
Ushtria është një nga aspektet që ilustrojnë më së miri rënien e Moskës në favor të Pekinit.
Avionët Mig, për shembull, të dorëzuar dikur nga rusët, nuk mund të fluturojnë gjatë pa pjesë këmbimi. Kinezët i prodhojnë ato, por në sasi të pamjaftueshme. Repartet e motorizuara, të formuara nga automjetet Siz ose Skoda, janë zhdukur. Dhe sot, 175 kilometrat e rrugëve të asfaltuara kanë mbetur vetëm për civilët, gomarët dhe qerret e fshatarëve. Për sa u përket ushtarëve, ata janë të detyruar të ecin në këmbë; janë kthyer në natyrën e tyre të vërtetë si në kohën e luftës guerile malore, në përputhje të përsosur me teorinë dhe taktikat e Mao-Ce-Dun-it.
Në kohën e sovjetizimit të Shqipërisë, rusët kishin tre mijë veta në Tiranë. Nga ana tjetër, kinezët janë të kënaqur me dyqind specialistë, të cilët, kryesisht janë të aftë të jenë të padukshëm, dhe nëse kalojnë me veturë në qendrën e qytetit, e bëjnë me perde të ulura. Prania e Kinës ndihet më tepër nga shenja të tjera, për shembull në parullat (të vendosura në çdo pemë ose shtyllë telefoni përgjatë rrugës së hyrjes për në Tiranë) që himnizojnë miqësinë shqiptaro-kineze.
Hartat e ekspozuara në librari përfshijnë në Kinën e Kuqe edhe Tajvanin. Po kështu Vietnami nuk mbaron në Hanoi, por arrin deri në Jug. Në xhamat e vitrinave janë të ngjitura pllakatet e protestës me parulla kundër bombardimeve amerikane përtej paralelit të 17-të. Të njëjtat vizatime, të njëjtat parulla politike që mund të lexohen tani në rrugën e Paqes së Madhe në Pekin.
Edhe fushat kanë të njëjtat karakteristika, me grupet e punëtoreve (pothuajse gjithmonë gra) që i ngjajnë skuadrave të komunave popullore në Kinë (brigadave kooperativiste). Metoda e punës është e njëjtë, në rreshta të gjatë, të shënuar me ngjyrë të kuqe, e cila nuk është e kuqja e flamujve leninistë, por e kuqja e jelekëve turq, të përkulur mbi tokë.
Edhe peizazhi ka marrë një pamje kineze. Këto fusha të zhveshura, këto kodra me tarraca me pemë të copëtuara të mbjella në majë, më kujtohet që i kam parë në Swechwan, ose në periferi të Chuking-ut, me shkrime programatike të vizatuara në tokë. Edhe këtu mund të lexojmë, mbi një kodër me pjeshkë të lulëzuara, shkrimin «Lavdi PPSH» që do të thotë “Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë”. Parulla duket qartë mbi jeshilen e errët të pemëve, e ndërtuar me mijëra gurë të bardhë ose tulla të pikturuara me gëlqere: është një shkrim që lexohet nga disa kilometra larg.
Një vend tjetër për të shkruar janë muret rrethuese të fabrikave, fasadat e ndërmarrjeve bujqësore, trotuaret dhe asfalti i rrugëve. Kudo ku syri ynë pushon, sigurisht që do të ndeshim në një fjalë të shkruar si: luftë, lavdi, komitet, partia e punës, heroik, partizan etj.
Ajo që mungon në Shqipëri përkundrazi është fjala e folur, komunikimi i drejtpërdrejtë, ose më mirë guximi për të komunikuar pa u hutuar, pa frikë. Ja, për shembull: Në një rrugë, në buzëmbrëmje, dy punëtorë po bëjnë ecje sportive, ecin shpejt. Kur arrijnë afër meje, njëri prej tyre pyet pa më shikuar: “A flisni gjermanisht?” dhe pastaj pa pritur përgjigje vazhdon në gjermanisht: “A keni ndonjë gjë për të shitur?”. Pastaj, gjithnjë pa më shikuar, largohet me shokun e tij me hapa të shpejtë.
Kontakti me të huajin, që këtu dallohet menjëherë, shmanget madje edhe nga diplomatët dhe zyrtarët e lartë. Nëse në një restorant ndodh që të shohim gruan e një drejtori shqiptar së bashku me një femër të huaj, të jesh i sigurt se bëhet fjalë për një ftesë zyrtare, me urdhër të Partisë, dhe se nuk është një marrëdhënie private a simpatie personale. Shqiptarët dhe të huajt janë, madje edhe në shtëpitë e tyre, të ndarë nga disa perde të padukshme.
Vetë Enver Hoxha rrallëherë paraqitet në publik. Pozita e tij si Sekretar i Parë i Partisë i jep mundësi atij të qëndrojë larg koktejeve dhe pritjeve në ambasada. Ai bën një jetë shumë modeste, ashtu siç e bëjnë tek e fundja ministrat e tij, funksionarët, gjeneralët, të cilët nuk kanë as makina private dhe as personel shërbimi. Një kursim i theksuar, ose më mirë një varfëri kolektive, i shoqëron këta njerëz në çdo lëvizje të jetës së tyre. Regjimi komunist, pas njëzet vjetësh ushtrimi të diktaturës, ka arritur vetëm dy rezultate: i pari ka bërë që vendi të evoluojë nga një gjendje mjerimi në një gjendje varfërie; i dyti i ka detyruar shqiptarët të punojnë. Ka pak rëndësi nëse e ka bërë me shputa e parulla, por rezultati është i pamohueshëm.
Tani është një çështje përparimi në një nivel të hijshëm, dhe për ta arritur këtë, kinezët kanë menduar një sërë planesh pesë-vjeçare që i nxjerrin nga portofoli i tyre si shumë receta të mrekullueshme. Pekini i ka ofruar Tiranës një stabiliment me parafabrikate, një fabrikë çimentoje, një fabrikë tekstilesh dhe një uzinë për plehra kimike. Por meqenëse shqiptarët nuk kanë asnjë përvojë në këtë fushë, i kanë kërkuar Qeverisë italiane specialistët e nevojshëm. Pekini, pastaj, do të paguajë faturën.
Sido që të jetë, si u ndërtuan si s’u ndërtuan fabrika të reja, Shqipëria mbetet një vend i varfër, në dhjetë banorë nëntë punojnë në bujqësi. Paga e një punëtori të specializuar është 6000 lekë, ajo e një profesori universiteti 9000. Një punëtor krahu apo një punonjës, me 4000 lekët e tij në muaj, vështirë se mund ta përballojë shpenzimin për të blerë një palë këpucë. Qiraja dhe taksat janë minimale, por ushqimi, në qoftë se tejkalon nivelin e misrit dhe të djathit, rëndon shumë në buxhetin e familjes. Për të blerë mish njerëzit rrinë në radhë në dyqane, veçanërisht gjatë ditëve të festave të Pashkëve, ku qengji dhe mishi i dashit janë gatime tradicionale që nuk duhet të mungojnë në tryezë.
Gruaja shqiptare rri në radhë për ndonjë peshk me cilësi të mirë, pasi Qeveria shqiptare peshkun me cilësi e shet në Itali. Nga ana tjetër, burri i saj rri në radhë për një biletë stadiumi, të cilën bashkimet profesionale e japin me çmim të zbritur. Kjo është një skenë që mund të vërehet në qendër të Tiranës, midis Pallatit të ri të Kulturës dhe xhamisë së vjetër, ku mblidhen “shitësit” nën dorë të biletave të futbollit, përpara syve të vetëkënaqur të rojeve. Nëse nuk gjeni një biletë, do të përfundoni duke e ndjekur ndeshjen në një nga 70,000 stacionet e dëgjimit radiofonik, të shpërndara në të gjithë vendin, ose në kinema, ku Sofia Loren bën garë me partizanët kinezë të “Marshimit të Gjatë”.
Në fshatra, Kurani ia ka lënë vendin e tij Marksit, por traditat dhe zakonet e baballarëve kanë mbetur të pandryshuara, gratë me fytyrat e tyre gjysmë të fshehura nga shamitë e bardha, janë të gatshme për t’u zhdukur në shtëpitë e tyre, shpesh zbathur, sapo të arrijë një i huaj.
Së bashku me ata të Pekinit, policët e Tiranës zënë vendin e parë si të panevojshëm. Në bulevardin Shqipëria e Re që shkon nga statuja e Stalinit në drejtim të Universitetit, rruga është mbi njëzet metra e gjerë, por përveç disa kamionëve dhe autobusëve, vetëm dy ose tre makina e përshkojnë atë në çdo orë. Megjithatë, polici bën shenja me krahë me shkopin e tij të bardhë dhe i fryn bilbilit për t’i dhënë sinjal kalimtarëve që të kalojnë.
Ky kryeqytet, që duket si i përgjumur, i është përkushtuar pastërtisë së detyrueshme e, meqë nuk ka trafik, mbahet pastër vetëm nga disa pastruese rrugësh të moshuara. Ngjan me një skenografi prej betonarmeje, mermeri dhe këndesh të drejta, nga e cila pritet, papritmas, shpërthimi i një drame. Në fakt, ky popull i vogël malësorësh, që përpunon një ideologji dylekëshe komuniste, pa tymra demagogjikë, sot e ndjen veten në qendër të botës, i bashkuar me lidhje farefisnie me gjashtëqind milion kinezët.
Bile, nga ky këndvështrim, mund të thuhet se Tirana ka reflekse më të shpejta se Pekini. Analizat e ngjarjeve botërore i paraprijnë atyre të Partisë komuniste kineze dhe Zëri i Popullit shpesh ia tejkalon gazetës Genmingibao. Megjithatë, asnjë tekst doktrinar ose dokument për aktivistët e Partisë nuk botohet pa lejen e kinezëve.
Në sheshin Skënderbej, një ndërtesë kolosale në ndërtim e sipër shfaq me krenari kolonadat e saj prej mermeri dhe shkallaret surrealiste. Është Pallati i Kulturës. Nën hijen e tij lulëzon tregtia e vogël e disa grave të moshuara të cilat kanë instaluar aty disa peshore publike; mbi këto peshore hipin sidomos gratë, duke paguar një shumë modeste prej një leku, që shohin me ankth peshën trupore të tyre e kontrollojnë nëse është e mundur të shtojnë peshë në një vend kaq të varfër me ushqime e pa gjëra të shijshme.
Në një sërë vitrinash, kalimtari mund të admirojë fotografitë me ngjyra të ekspozuara, me cilësi të jashtëzakonshme teknike, të cilat asnjë perëndimor tjetër nuk ka mundësi të shohë. Janë imazhet e bombës së parë atomike kineze, të lindur më 18 tetor 1964 në shkretëtirën Tsai-Dan, aparati fotografik ka kapur të gjitha fazat e prodhimit të bombës, që nga zbulimi deri te shpërthimi i “kërpudhës”. Fotografi të tjera tregojnë grupe studentësh kinezë që sulmohen nga policia gjatë një demonstrate në Moskë; një shenjë e qartë se fotografi ka qenë lajmëruar nga provokatorët.
Ashtu si Greqia e lashtë, Shqipëria moderne shet vajin e saj të ullirit për të luftuar kundër varfërisë dhe për të industrializuar vendin. Në kodrat e Dajtit dhe Saukut përreth Tiranës, ekspertët e ardhur nga Italia kanë mbjellë treqind mijë rrënjë ulliri. Ky vaj është monedha e këmbimit me Kinën, sepse ari i Shqipërisë gjendet vetëm në yjet e flamujve të kuq. Përveç frutave, pak duhan, disa mineraleve, plazheve të saj, një peizazhi të bukur, Shqipëria nuk ka asgjë tjetër çfarë t’i ofrojë vizitorit.
Nga ana tjetër, ajo eksporton ideologjinë luftarake të kinezëve në Evropë. Kjo mjafton që për Shqipërinë të flitet nëpër gazeta; e kjo është arsyeja që pak nga doktrina e saj revolucionare të depërtojë në miliona komunistët “hrushovianë”, në të dy anët e Adriatikut, në mënyrë që të arrijë të mbjellë farën e dyshimit në ndonjërin prej tyre. Pra, në sytë e Moskës, kjo është sëmundja më e dëmshme e shpirtit./shqiptariiitalise.com
Tre ditë pas trazirave të reja politike që goditën Vernier të dielën—të cilat çuan në pezullimin e mëtejshëm të rezultateve të zgjedhjeve, të anuluara tashmë qershorin e kaluar për shkak të dyshimeve për mashtrim—
VOAL- Partia Popullore e Gjenevës (SVP) njoftoi qëllimin e saj për të nisur një iniciativë për të shfuqizuar të drejtën e votës së të huajve në nivel komunal.Aktualisht, ata që nuk kanë shtetësi zvicerane, por kanë banuar në komunë për të paktën tetë vjet, mund të hedhin votën e tyre në qendrat e votimit. 03:48
Mashtrim zgjedhor në Vernier
Deri tani, nuk ka prova për një lidhje midis banorëve të huaj dhe mashtrimit—dyshohet se “mbi 200 fletë votimi” nga votimi i së dielës mund të jenë plotësuar nga të njëjtat duar;Për zgjedhjet e pranverës, një ekspert kishte përcaktuar se 278 fletëvotime ishin plotësuar nga vetëm 9 persona – por Partia Popullore Zvicerane (SVP) nuk ka dyshime.“Është e qartë se parregullsitë e zbuluara në Vernier nxjerrin në pah një paragjykim të fortë pro-komunitar, duke pasur parasysh se shumë fletëvotime të falsifikuara u mblodhën brenda komuniteteve të huaja”, deklaroi partia e Gjenevës në një deklaratë të mërkurën.“Vernier është një qytet me një përqindje veçanërisht të lartë të banorëve të huaj afatgjatë”, shtoi Yves Nidegger, anëtar i komitetit drejtues të Gjenevës të Partisë Popullore Zvicerane. Reagimi i Qendrës nuk mungoi: “Është një veprim klasik i UDC-së. Duket pak si një veprim politik. Do të shohim se çfarë thotë sistemi i drejtësisë. Por unë besoj se sot, mbi të gjitha, është e nevojshme të luftohen fajtorët pa stigmatizuar individët”, tha presidenti i partisë Philippe Rochetin.
Socialistja Xhevrie Osmani beson se e drejta e votës e dhënë deri më tani “forcon demokracinë, ndjenjën e përkatësisë dhe, mbi të gjitha, forcon përfshirjen dhe integrimin e popullsisë së huaj”. Programi i lajmeve i RSI mblodhi gjithashtu mendimin e sociologut Sandro Cattacin, një profesor në Gjenevë.“Sistemi demokratik është shumë i brishtë, sulmohet lehtë. Por jo nga disa të huaj që mund të votojnë në Vernier: nga ndërhyrjet nga shtete të tjera. Rusia, siç e dimë, ndërhyn në fshatrat tona.”Cattacin theksoi më pas se si “gjesti i dhënies së të drejtës së votës për të huajt është themeli i një ‘fryme qytetare që kthehet’. Njerëzit janë të lumtur dhe pastaj ata gjithashtu angazhohen në një mënyrë tjetër ndaj shoqërisë. Simbolikisht, është jashtëzakonisht e rëndësishme.” Ndërkohë, Kancelaria së shpejti do të duhet të sqarojë arsyet e pezullimit të së dielës, ndërsa rezultatet e hetimit të Prokurorit Publik për zgjedhjet e 23 marsit, të cilat u anuluan në qershor, ende priten.RSI
Një video zbulon uniformën e re… të frymëzuar nga pasaporta zvicerane
Një uniformë që kombinon traditën dhe modernitetin
VOAL- Përmes një videoje të ndarë në kanalet e tyre të mediave sociale, ekipi kombëtar zviceran i futbollit zbuloi fanellën e projektuar për Kupën e Botës verën e ardhshme në Amerikë. I frymëzuar nga dizajni i pasaportës zvicerane, uniforma u prezantua me moton “E kuqja jonë, krenaria jonë”. “Detajet e fanellës më kujtojnë nga vijmë dhe çfarë përfaqësojmë: një Zvicër që mund të arrijë gjëra të mëdha përmes unitetit dhe vendosmërisë”, tha kapiteni Xhaka, një nga fytyrat e zgjedhura për lançimin e uniformës së bashku me Elvedi dhe Ndoye. Shpresa është që uniforma e re do t’u sjellë fat të mirë djemve të Yakin ndërsa presin shortin e së premtes për të përcaktuar kundërshtarët e tyre në grup. RSI
VOAL- Politikani i Graubündenit, Stefan Engler (Qendër), është Presidenti i ri i Këshillit të Shteteve. Zgjedhja e tij u zhvillua vonë këtë pasdite, të hënën, përpara se Dhoma e Kantoneve të hynte në zemër të debateve të sesionit të dimrit. Vota për Engler, i cili pason Andrea Caroni (FDP), ishte unanime.
Engler, i cili ka shërbyer në Këshillin e Shteteve për katërmbëdhjetë vjet, ka ndjekur atë që deri pak vite më parë ishte rruga klasike për pothuajse të gjithë politikanët zviceranë: nga shkalla më e ulët e shkallës komunale deri te elita kombëtare, përmes zyrave kantonale, pa harruar partinë e tij.
Portret
I lindur në vitin 1960, kapiten ushtrie dhe avokat me profesion, ai shërbeu gjithashtu si president i një gjykate rrethi. Në një moshë shumë të re, ai u bë kryetar i bashkisë së Suravës, tani një fshat i vogël i Albulas, dhe njëkohësisht shërbeu si Këshilltar i Madh në Chur për dymbëdhjetë vjet. Në vitin 1998, ai u zgjodh në Qeverinë Retiane, ku drejtoi Departamentin e Ndërtimit, Transportit dhe Pylltarisë për tre mandate deri në vitin 2010.
Vitin pasardhës, ai u bë anëtar i Këshillit të Shteteve dhe president i Hekurudhës Retiane. Nga viti 2012, ai kryesoi me sukses Partinë Demokratike Kristiane Retiane (CVP) për tetë vjet, duke arritur të rifitojë vendin e saj të dytë në qeveri. Aktualisht ai kryeson Caritas Graubünden dhe Kompaninë e Energjisë Elektrike Davos.
“Një personalitet i shkëlqyer dhe një punëtor i palodhur”
Stefan Engler përshkruhet si i përkushtuar, i zellshëm dhe i ditur për dosjet e tij, aq sa është përmendur disa herë si kandidat për një vend në Këshillin Federal.
“Ai është një personalitet i këndshëm, një punëtor i palodhur që gjithmonë kërkon të gjejë zgjidhje që kënaqin të gjitha palët e përfshira, duke arritur të krijojë dhe sigurojë kompromise”, thotë Këshilltari i Madh Kevin Brunold, president aktual i Qendrës Grraubynden. “Ai është një njeri që nuk dëshiron të mburrej me çdo kusht dhe nuk bën shfaqje. Ai është praktik, i thjeshtë dhe gjithmonë i ka mbetur besnik vetes, si Këshilltar Shtetëror dhe si Këshilltar i Shteteve.”
Një Zgjedhje Pa Festime
Për zgjedhjen e sotme të Stefan Engler, një vendas i Grisons, si President i Këshillit të Shteteve, ka të ngjarë të mos ketë festime në Grisons. Siç e shpjegoi ai në një intervistë javën e kaluar, politikani beson se në mes të sesionit dimëror, shumë të ftuar do ta shihnin një ngjarje të tillë si një detyrim dhe jo si një kënaqësi.
Megjithatë, Engler synon të takohet me popullsinë retiane në ngjarje të ndryshme gjatë vitit të tij si president, duke i kursyer kështu kantonit afërsisht 200,000 franga. RSI
Politikani 65-vjeçar i Partisë Popullore Zvicerane nga Fribourg, një fermer, kurorëzon karrierën e tij politike me postin më të lartë parlamentar.
I zgjedhur në Këshillin Kombëtar në vitin 2015, ai u rizgjodh me sukses të shkëlqyer në vitet 2019 dhe 2023.
VOAL- Politikani i Partisë Popullore Zvicerane, Pierre-André Page, u zgjodh sot (e hënë) President i Këshillit Kombëtar (Dhomës së Deputetëve), duke kurorëzuar kështu karrierën e tij politike. Page mori 173 vota nga 180 fletëvotime të vlefshme të hedhura dhe do të pasojë Maja Riniker, një Liberale Radikale nga Aargau. Fermeri 65-vjeçar nga Châtonnaye është anëtar i Bernës që nga viti 2015.
Page, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, do të festohet në kantonin e tij më 3 dhjetor. Një tren special do ta çojë atë nga Berna në Flamatt, pastaj në Bulle dhe së fundmi në Romont, kryeqytetin e rrethit Glâne.
I rrënjosur në rajonin e tij, Page hyri në politikë gati 30 vjet më parë si këshilltar bashkiak në Châtonnaye, duke shërbyer si kryetar bashkie nga viti 2002 deri në vitin 2006. Nga viti 1996 deri në vitin 2015, ai shërbeu si anëtar i Këshillit të Madh të Fribourg-ut, duke shërbyer si president i tij në vitin 2009.
I zgjedhur në Këshillin Kombëtar në vitin 2015, ai u rizgjodh me sukses në vitet 2019 dhe 2023. Më parë ai kishte tentuar pa sukses të rizgjidhej katër herë.
Një fermer me profesion, Page ka mbrojtur gjithmonë interesat e sektorit bujqësor, duke mbajtur pozicione të ndryshme në organizatat tregtare. Që nga mesi i viteve 1980, Page ka menaxhuar gjithashtu fermën e tij prej 62 hektarësh, një zonë e përdorur si për të korra në shkallë të gjerë ashtu edhe për prodhimin e qumështit.
Zgjedhja e tij në presidencën e Këshillit Kombëtar është e para për një banor të Fribourg-ut që nga viti 2018, kur posti mbahej nga deputeti i Qendrës Dominique de Buman. ATS/RSI
“Ne zviceranët mund të jemi vetëm dashamirës ndaj shqiptarëve. Shqipëria është Zvicra e Lindjes. Nga aspekti fizik, nga jeta baritore e banorëve të saj, nga thjeshtësia dhe ndershmëria e tyre, nga trimëria dhe kujdesi për besën e dhënë, Shqipëria është shumë pranë nesh”.
Eugène Pittard, Gazeta La Suisse, 17 dhjetor 1920.
• • • • • •
Happy Independence Day to Albania!
“We Swiss can only be kind to Albanians. Albania is the Switzerland of the East. From the physical aspect, from the pastoral life of its inhabitants, from their simplicity and honesty, from their bravery and care for the oath given, Albania is very close to us.” –
Eugène Pittard, La Suisse newspaper, 17 December 1920.
VOAL- Të gjithë entuziastët e skijimit shpresonin që testet që Lara Gut-Behrami iu nënshtrua në Gjenevë do t’i linin ende me shpresë për ta parë skijatoren nga Tiçino të garojë në Lojërat Olimpike Milan-Cortina 2026. Fatkeqësisht, siç kishin frikë të gjithë, mjekët zviceranë mund të konfirmonin vetëm se 34-vjeçarja ka këputur ligamentin kruciat dhe ligamentin medial, si dhe ka dëmtuar një meniskus në gjurin e majtë, gjë që do ta pengojë atë të rikuperohet në kohë për Lojërat. Skiatorja nga Comano do t’i nënshtrohet një operacioni javën e ardhshme, por e ka bërë të qartë se nuk po tërhiqet ende: “Qëllimi im është të rikuperohem plotësisht nga ky dëmtim dhe të rifitoj performancën time. Vetëm atëherë do ta di se çfarë rezervon e ardhmja”, shkroi ajo në njoftimin për shtyp të Swiss-Ski.
Lara Gut-Behrami shtoi: “I kisha imagjinuar muajt e ardhshëm ndryshe dhe doja ta shijoja pjesën tjetër të sezonit. Kohët e fundit kemi përjetuar ngjarje dramatike në sportin tonë, me disa atletë të rinj që pësuan aksidente fatale. Pra, një dëmtim në gju, sado kompleks, nuk është një tragjedi.”
Sezoni 2025-26 për yllin zviceran të skive të 20 viteve të fundit zgjati vetëm një garë, në të cilën ajo mori një vend në podium në slalomin gjigant hapës në Sölden, i cili nisi në mënyrë të përkryer atë që supozohej të ishte dimri i fundit i Lara Gut-Behrami. Pastaj javën e kaluar, një aksident gjatë një seance stërvitore super-G në Copper Mountain ndryshoi perspektivat e një lamtumire triumfuese pas Lojërave. Tiçinsja,, nëse shërohet plotësisht, mund të synojë Kampionatin Botëror 2027 në Crans-Montana…
VOAL- Konfederata Zvicerane do të ndajë një kontribut total prej 23 milionë CHF për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza, veçanërisht për të adresuar nevojat e fëmijëve, për të forcuar institucionet palestineze dhe për të promovuar stabilitetin rajonal. Në takimin e së mërkurës, Këshilli Federal vendosi të mbështesë zbatimin e “Planit të Paqes në Gaza për paqen në Lindjen e Mesme” të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara me masa konkrete. Kjo ndihmë është përveç 127 milionë CHF të ndara tashmë nga Konfederata duke filluar nga tetori 2023, për një mbështetje totale humanitare prej 150 milionë CHF.
Për të përmbushur nevojat më urgjente, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) po ndan 17.5 milionë CHF për organizatat humanitare të afta për t’u përgjigjur menjëherë. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet, me një total prej 5.5 milionë CHF, situatës së fëmijëve në Territorin e Pushtuar Palestinez (OPT).
Një paketë financimi prej 5.5 milionë CHF do të shërbejë në vend të kësaj për të konsoliduar institucionet, për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre financiare dhe për të promovuar qeverisjen e unifikuar për Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Gazën, një parakusht themelor për një zgjidhje me dy shtete.
Këshilli Federal gjithashtu mirëpret rezolutën e miratuar më 17 nëntor nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që autorizon krijimin e një “Këshilli Paqeje” dhe një Force Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF) për Gazën. Qeveria do të shqyrtojë pjesëmarrjen e mundshme në këtë forcë sapo të përcaktohen nevojat, mandati dhe kushtet operative.
Më shumë fëmijë nga Gaza në rrugë për në Zvicër
Trembëdhjetë fëmijë të plagosur nga Rripi i Gazës janë në rrugë për në Zvicër. Kjo u konfirmua të mërkurën në një konferencë shtypi mbi mbështetjen zvicerane për “Planin e Paqes në Gaza”, nga Këshilltari Federal Ignazio Cassis, kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA). Në takim, ai fillimisht kishte përmendur 17 fëmijë. RSI
Në vitin 2024, u prodhuan afërsisht 6 milion tonë mbetje urbane – të barabarta me 670 kg për frymë, tri herë më shumë se në vitin 1970 – por 52% e tyre tani riciklohet.
Statistikat nxjerrin në pah evolucionin pozitiv në menaxhimin e mbeturinave.
VOAL- Në vitin 2024, në Zvicër u prodhuan afërsisht 6 milion ton mbetje urbane, të barabarta me 670 kg për frymë, tri herë më shumë se në vitin 1970. Megjithatë, 52%, ose 3.1 milion tonë – falë pjesërisht infrastrukturës së përmirësuar të asgjësimit të mbeturinave – u ricikluan. Kjo sipas statistikave të reja të mbeturinave të përpiluara nga Zyra Federale për Mjedisin (UFAM).
Qelqi arrin shkallën e riciklimit 100%, kanaçet 90% dhe plastiket 84%, duke tejkaluar kuotat minimale ligjore. Letra dhe kartoni përbëjnë 85% (130 kg për person).
Shkalla e riciklimit për shishet është në 75%.
Megjithatë, rritja e mbeturinave ka ndikime të konsiderueshme mjedisore, duke nxitur parandalimin, ripërdorimin dhe riciklimin, siç përcaktohet nga iniciativa “Forcimi i Ekonomisë Rrethore Zvicerane”.
Dhe së fundmi, bateritë, për shkak të përdorimit të gjerë të baterive litium-jon, kanë një pjesë në rënie prej 35%. RSI
Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievin shënuan “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë dhe kanë rezultuar me një kornizë “të përditësuar dhe ridefinuar” që parasheh sovranitetin e plotë të Ukrainës dhe arritjen e paqes.
Në deklaratën e 23 nëntorit të lëshuar nga Uashingtoni nuk janë përmendur specifika të ndryshimeve që janë bërë në planin e paqes prej 28 pikash që është çuar përpara nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe i cili është kritikuar nga mbështetësit e Kievit, të cilët e kanë konsideruar dokumentin shumë miqësor për Rusinë.
Propozimi amerikan raportohej se përfshinte edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse.
“Bisedimet kanë qenë konstruktive, të fokusuara, të zhvilluara me respekt dhe nënvizojnë përkushtimin e përbashkët për të arritur paqe afatgjatë”, është thënë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.
“Diskutimet shënojnë përparim domethënës drejt përafrimit të pozicioneve dhe identifikim të hapave të ardhshëm”.
“Në bisedime është bërë e qartë se çdo marrëveshje e së ardhmes duhet të ruajë sovranitetin e Ukrainës dhe të përcaktojë vetëm paqe të qëndrueshme. Si rezultat i diskutimeve, palët e kanë përpiluar një kornizë të përditësuar dhe të ridefinuar”, është thënë në deklaratë, pa dhënë më shumë hollësi.
Në deklaratë është përmendur edhe që palët janë pajtuar “të jenë në kontakt të ngushtë me partnerët evropianë” të cilët mbesin disa prej mbështetësve me të fuqishëm të Ukrainës.
Vetë Trumpi nuk ka bërë ndonjë koment publik pas takimit.
Bashkë me disa aleatë evropianë të Ukrainës, disa ligjvënës amerikanë – përfshirë disa republikanë – e kanë kritikuar propozimin origjinal, dhe disa e kanë përshkruar si shumë adekuat për Kremlinin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio e ka udhëhequr delegacionin amerikan në bisedimet e 23 nëntorit me zyrtarët ukrainas në Gjenevë, teksa Uashingtoni e ka rritur presionin ndaj Kievit për të pranuar shpejt planin amerikan.
Trump është shprehur i zemëruar me Ukrainën dhe aleatët evropianë që e kanë kundërshtuar propozimin fillestar.
Pas takimit, Rubio ka thënë se është arritur përparim i jashtëzakonshëm dhe që Trumpi është shumë i kënaqur.
Menjëherë pas bisedimeve në Zvicër, Rubio është kthyer në Uashington.
Shefi i delegacionit ukrainas Andriy Yermak – shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky– u ka thënë gazetarëve se negociatat kanë shënuar përparim në Gjenevë, dhe që po shkohet përpara drejt arritjes së paqes afatgjatë të cilën populli ukrainas e meriton.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Takim Zelensky – Trump?
Disa agjenci perëndimore të lajmeve kanë cituar burime të tyre të kenë thënë se zyrtarë amerikanë dhe ukrainas kanë diskutuar edhe një vizitë potenciale të Zelenskyt në Uashington – diku rreth javës tjetër – për të diskutuar më në hollësi me Trumpin.
Agjencia Reuters e ka cituar një burim të ketë thënë se bisedimet do të fokusohen në njërën prej çështjeve më sensitive të planit 28-pikësh – siç është ajo e mundësisë së koncesioneve territoriale ukrainase për Rusinë.
Plani origjinal nuk është shpalosur publikisht, mirëpo ka rrjedhur nga disa agjenci të lajmeve.
Mes tjerash në plan përmendet që Ukraina të heqë dorë nga rajonet Donjeck dhe Luhansk – që njihen si Donbas – si dhe nga Krimeja.
Kievit do t’i kërkohej edhe që ta përfshinte në Kushtetutë se nuk do të anëtarësohej në NATO. Sipas planit, Moskës do t’i hiqeshin disa sanksione financiare.
Në kthim, Ukraina do të pranonte një formë të “garancive të sigurisë”, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, do t’i lejohej anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe do të pranonte disa përfitime financiare.
Rusisë do t’i kërkohej të tërhiqej nga disa rajone ukrainase që tashmë i ka pushtuar.
Hollësitë e planit evropian
Agjencia gjermane e lajmeve dpa ka thënë se një plan alternativ evropian nuk do t’i kërkonte Ukrainës që të hiqte dorë nga territori që ende e kontrollon dhe do të parashihte numër më të madh të pjesëtarëve në ushtrinë ukrainase – 800 mijë në vend të 600 mijë sa përmendet në propozimin amerikan.
Edhe ai plan parasheh garanci të forta të sigurisë për Ukrainën.
Në atë plan nuk përjashtohet krejtësisht anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe Rusisë nuk do t’i garantohej amnisti e plotë për krimet e luftës, sipas raportimeve të dpa-së, pa cituar burime.
Liderët evropianë dhe afrikanë po takohen më 24 nëntor në Angola për një samit ekonomik dhe pritet që lufta e Rusisë në Ukrainë të jetë temë urgjente e diskutimit mes liderëve evropianë.
Kremlini nuk i ka komentuar bisedimet në Gjenevë, ndonëse presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se do ta zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 24 nëntor për t’i diskutuar përpjekjet për paqe në Ukrainë.
Viktima të shumëfishta në Harkiv
Teksa zhvilloheshin bisedimet në Gjenevë, vrasjet vazhdonin të raportoheshin në luftën që po hyn në vitin e katërt.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia ka nisur sulm masiv me dronë në Harkiv më 23 nëntor, duke vrarë të paktën katër njerëz dhe duke plagosur 17 të tjerë në një zonë banimi.
Rusia vazhdon të kryejë thuajse çdo natë sulme me dronë dhe raketa në objekte banimi, si dhe në qendra komerciale e objekte tjera infrastrukturore.
Kremlini, në anën tjetër, e mohon se shënjestron zona të civilëve, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme në ato pjesë.
Sulmet ruse në infrastrukturën e energjisë i kanë lënë miliona njerëz pa ngrohje apo rrymë për disa orë gjatë ditës. Ndërkohë, një ofensivë tokësore në lindje të Ukrainës e ka rritur presionin ndaj Kievit, teksa synon t’i negociojë kushtet për paqe.
Ukraina është përgjigjur duke nisur dronë në objektet ruse të energjisë apo qendra tjera që, sipas Kievit, Moska i përdor për t’i nisur sulmet në tokën ukrainase.
Rusia, gjithashtu, është përballur me probleme me rrymë dhe ekonomia e saj është dërmuar nga sanksionet.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është e mirë që Ukraina është në dialog me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe theksoi se ka tregues që stafi i Trump “po na dëgjon”.
“Sot, bisedimet vazhdojnë në Zvicër. Në praktikë, grupet do të punojnë gjatë natës dhe do të ketë edhe informacione të tjera,” tha presidenti i Ukrainës në mesazhin e tij të përditshëm në mbrëmje.
Në të njëjtën kohë, zyrtarë amerikanë dhe ukrainas po diskutojnë për një vizitë të mundshme të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Uashington këtë javë, për të diskutuar një plan paqësor me Donald Trump, sipas burimeve.
Një nga burimet tha se ideja kryesore është të diskutojnë çështjet më të ndjeshme të propozimit amerikan, siç është territori. Ende nuk është caktuar një datë. Panorama
Qeveritë europiane kanë hartuar një plan të rishikuar paqeje për Ukrainën, i cili përfshin një sërë ndryshimesh krahasuar me kornizën me 28 pika të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, plan që është kritikuar ashpër si tepër i favorshëm ndaj Rusisë.
Në planin europian, të përgatitur nga Britania, Gjermania dhe Franca, përfshihet edhe mundësia e rikthimit të Rusisë në grupin G8, si dhe vendosja e një kufiri maksimal për numrin e forcave të armatosura ukrainase.
Dokumenti u prezantua në takimin e jashtëzakonshëm të Gjenevës, ku sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA-ja po bën tashmë “disa ndryshime” në planin e saj.
Rubio e quajti ditën e bisedimeve “ditën më të rëndësishme” të procesit deri tani, por shtoi se teksti përfundimtar ende ka nevojë për miratimin e presidentit Trump dhe të qeverisë ruse, e cila ka ndryshuar pozicion disa herë.
Dokumenti përmban disa pika të rëndësishme, ndër të cilat rikthimi i Rusisë në ekonominë globale dhe mundësia e ribashkimit në G8. Vendosja e një tavani prej 800.000 ushtarësh për ushtrinë ukrainase në periudhë paqeje (kundrejt 600.000 të propozuara në draftin amerikano-rus).
Mbajtja e zgjedhjeve në Ukrainë sa më shpejt pas nënshkrimit të marrëveshjes. Në të njëjtën kohë, hiqet parashikimi për dorëzimin e Donbasit, i pranishëm në draftin amerikan, si dhe neni që parashihte se SHBA do të merrte 50% të fitimeve nga investimet e aseteve të ngrira ruse të përdorura për rindërtimin e Ukrainës.
Dokumenti europian propozon gjithashtu që negociatat për zgjidhjet territoriale të nisin nga linja aktuale e kontaktit, dhe jo mbi bazën e kërkesës për dorëzimin e zonave që nuk kontrollohen nga forcat ruse.
Gjithashtu, sugjerohet një garanci sigurie nga SHBA, e ngjashme me Nenin 5 të NATO-s, ndërsa asetet shtetërore ruse do të mbeten të ngrira derisa të paguhen dëmshpërblimet për dëmet e luftës.
Sipas Reuters, propozimi ruan strukturën bazë të planit amerikan, por sjell dallime të rëndësishme.
Propozimi europian për planin me 28 pika
1. Rikonfirmimi i sovranitetit të Ukrainës.
2. Marrëveshje e plotë mos-sulmi mes Rusisë, Ukrainës dhe NATO-s, me synim adresimin e të gjitha çështjeve të hapura të 30 viteve të fundit.
3. Heqja e pikës 3 të planit amerikan, i cili parashikonte se “pritet që Rusia të mos pushtojë fqinjët dhe NATO të mos zgjerohet më tej”.
4. Nisja e dialogut Rusi–NATO pas nënshkrimit të marrëveshjes, për të trajtuar çështjet e sigurisë dhe për të krijuar një klimë de-përshkallëzimi.
5. Garanci të forta sigurie për Ukrainën.
6. Forcat e armatosura ukrainase do të kufizohen në 800.000 trupa në kohë paqeje.
7. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të varet nga unanimiteti i vendeve anëtare, i cili aktualisht mungon.
8. NATO nuk do të vendosë trupa të përhershme në Ukrainë gjatë paqes.
9. Avionë luftarakë të NATO-s do të stacionohen në Poloni.
10. Garanci sigurie nga SHBA, e ngjashme me Nenin 5, me kushte:
a. SHBA do të marrë kompensim financiar për garancinë.
b. Garancia anulohet nëse Ukraina sulmon Rusinë.
c. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, SHBA dhe aleatët do të përgjigjen ushtarakisht, do të rikthejnë sanksionet dhe do të anulojnë çdo njohje të territoreve të reja të pushtuara.
11. Ukraina mbetet e pranueshme për anëtarësim në BE dhe do të marrë akses të përkohshëm të favorizuar në tregun europian.
12. Paketë e gjerë rindërtimi global, që përfshin:
a) Krijimin e Fondit të Zhvillimit të Ukrainës.
b) Bashkëpunim SHBA–Ukrainë për rrjetin e gazit natyror.
c) Rindërtimin e zonave të dëmtuara nga lufta.
d) Zhvillimin e infrastrukturës.
e) Shfrytëzimin e mineraleve.
f) Paketë financiare nga Banka Botërore.
13. Rikthim gradual i Rusisë në ekonominë globale, përmes:
a) Heqjes së sanksioneve me faza.
b) Marrëveshjes afatgjatë të bashkëpunimit ekonomik SHBA–Rusi.
c) Rikthimit të Rusisë në G8.
14. Rindërtim i plotë dhe kompensim financiar për Ukrainën, duke përdorur edhe asetet ruse të ngrira.
15. Krijimi i një Grupi të Përbashkët Sigurie me SHBA, Ukrainën, Rusinë dhe vendet europiane.
16. Rusia do të miratojë një politikë mos-agresioni ndaj Europës dhe Ukrainës.
17. SHBA dhe Rusia do të zgjerojnë marrëveshjet për kontrollin bërthamor, si “Fair Start”.
18. Ukraina do të mbetet shtet jo-bërthamor, sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.
19. Rindërtimi i plotë i centralit bërthamor të Zaporizhias nën mbikëqyrjen e IAEA-s, me ndarje të barabartë të prodhimit të energjisë (50–50).
20. Ukraina do të adoptojë standardet europiane për tolerancën fetare dhe mbrojtjen e pakicave gjuhësore.
21. Ukraina angazhohet të mos rimarrë territor me forcë; negociatat territoriale do të nisin nga linja e kontaktit.
22. Ndalim i çdo ndryshimi të kufijve me dhunë pas marrëveshjes; shkelja anulon garancitë e sigurisë.
23. Rusia nuk do të pengojë përdorimin e lumit Dnieper nga Ukraina dhe do të garantohet lëvizja e lirë e grurit përmes Detit të Zi.
24. Krijimi i një komisioni humanitar për:
a) Shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave (“të gjithë për të gjithë”).
b) Lirimin e civilëve dhe pengjeve, përfshirë fëmijët.
c) Program për ribashkimin e familjeve.
d) Masa për viktimat e konfliktit.
25. Zhvillimi i zgjedhjeve në Ukrainë sa më shpejt pas nënshkrimit të marrëveshjes.
26. Masa shtesë për viktimat e luftës.
27. Marrëveshja do të jetë juridikisht detyruese dhe do të monitorohet nga një “Këshill Paqeje” nën udhëheqjen e Donald Trump.
28. Ndërprerje e menjëhershme e zjarrit pasi të gjitha palët ta pranojnë dokumentin, dhe tërheqje drejt pikave të rëna dakord; detajet do të përcaktohen nën mbikëqyrjen amerikane.
SHBA– Ndërsa në Gjenevë po zhvillohen diskutime mbi planin 28-pikësh të SHBA-së për Ukrainën, Donald Trump nisi një sulm ndaj Volodymyr Zelensky dhe evropianëve me një postim.
“Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona nga “udhëheqja” e Ukrainës”, shkroi presidenti amerikan në Truth, ndër të tjera, duke vënë në dukje se Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.
Postimi i Trump:
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është një luftë e dhunshme dhe e tmerrshme që, me një UDHËHEQJE të fortë dhe të duhur nga SHBA-ja dhe Ukraina, NUK DO TË NDODHTE KURRË. Filloi shumë kohë para se unë të merrja detyrën në mandatin tim të dytë, gjatë administrimit të Bidenit të përgjumur, dhe vetëm sa është përkeqësuar. Nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk do të ishin manipuluar dhe vjedhur, e vetmja gjë në të cilën demokratët e së majtës radikale janë të mirë, nuk do të kishte pasur luftë midis Ukrainës dhe Rusisë, ashtu siç nuk pati asnjë, madje as një përmendje të saj, gjatë mandatit tim të parë.
Putini nuk do të kishte sulmuar kurrë! Vetëm kur pa Joe-n e përgjumur në veprim tha: “Tani është shansi im!” Pjesa tjetër është histori, dhe kështu vazhdon.
Trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbje për të gjithë, veçanërisht për miliona njerëz që humbën jetën pa nevojë.
“Udhëheqja” ukrainase nuk ka shprehur mirënjohje për përpjekjet tona, dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. SHBA-të vazhdojnë t’i shesin sasi të mëdha armësh NATO-s, për t’i shpërndarë në Ukrainë (i korruptuari Joe i dha gjithçka, falas, falas, falas, përfshirë edhe paratë “e mëdha”!). Zoti i bekoftë të gjitha jetët e humbura në këtë katastrofë njerëzore! Presidenti DJT.
Më herët, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se tashmë ekziston një mirëkuptim që plani i paqes i propozuar nga SHBA mund të marrë parasysh interesat kombëtare të Ukrainës.
Ai shtoi se puna po vazhdon për t’u siguruar që “të gjitha elementet të jenë vërtet efektive në arritjen e qëllimit kryesor, t’i jepet fund përfundimisht gjakderdhjes dhe luftës”.
Zelensky thekson se këto bisedime synojnë “gjetjen e zgjidhjeve të zbatueshme”./ Dosja.al
Komentet