Dikur Lapardhaja të ofronte mikpritje me këngë polifonike, ndërsa sot zërat janë shuar pasi fshati është shpopulluar. Rruga është amortizuar krejtësisht, ndërsa shërbimet e tjera mungojnë, duke bërë që në fshat të mbeten vetëm të moshuarit.
Fshatrat e Vlorës po mbeten shkretë… kjo është panorama që të ofron fshati Lapardha, në të cilin sot jetojnë shumë pak banorë.
Shkak i lëvizjes masive të popullsisë nga ky fshat, është rruga e amortizuar.
Për të përmirësuar sadopak jetesën, banorët e Lapardhasë kanë bashkuar forcat. Kanë grumbulluar 50 milionë lekë të vjetra për të betonuar një pjesë të rrugës dhe kanë hapur puse uji për të vaditur tokat. Por këto përpjekje janë larg të qenit të mjaftueshme.
Rrugët e saj të pluhurosura dhe muret e shtëpive të heshtura flasin për një jetë që dikur ishte plot zëra dhe gjallëri.