Mediat pranë pushtetit kanë trilluar mesditën e sotme një lajm kisne familja Berisha po ndërton në periferi të Tiranës 140 vila. Kreu i PD ka reaguar menjëherë duke e cilësuar lajmin një gënjeshtër me stampë të shërbëtorëve mediatikë të Edi Ramës, si Bolino, Doçi, Ymer Çorapja (Mero Baze) dhe portalit JOQ, të cilin e quan, “portali i Kreshnik Ryshfetit”.
“Sipas këtyre lëpirësve të Edi Ramës, fajin e ka Saliu, dhe se Edi Rama për të pasuruar Saliun, po kafshon parqet kombëtare duke dhunuar ligje dhe Kushtetutë dhe kthyer Tiranën në kryeqytetin e mafjes së betonit në Europë.”,- shkruan Berisha.
Reagimi i plotë:
Duke u rrjeshtuar me serinë e gënjeshtrave stampë të Bolinos, Doçit dhe Ymer Çorapes, portali JOQ, që i takon të ndërrojë emrin në SHOQ ( Shpifja Osht Qejf) dhe portali i Kreshnik Ryshfetit, për llogari të Edi Ramës dhe karteleve të drogës, kanë hapur me gërma të mëdha lajmin se ‘Familja e Sali Berishës po ndërton 140 vila’.
Ky është një mashtrim publik i turpshëm pa asnjë bazë, i horrave të paguar në funksion dhe për zbatimin e porosive të Edi Ramës dhe për interesa të karteleve të drogës!
Sipas këtyre lëpirësve të Edi Ramës, fajin e ka Saliu, dhe se Edi Rama për të pasuruar Saliun, po kafshon parqet kombëtare duke dhunuar ligje dhe Kushtetutë dhe kthyer Tiranën në kryeqytetin e mafjes së betonit në Europë.
Kujtojmë gjithashtu se më herët ka reaguar edhe Jamarbër Malltezi, i cili i ka sfiduar këto media të provojnë në gjykatë trillimet e tyre, duke nënkuëtuar se do t’i padisë për shpifje. sn