Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar nga guroret që ndodhen sipër fshatit Borizanë të Fushë- Krujës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje (10 gusht) në orën 17:45, ndërsa banorët të lagjes “Hima”, të cilët jetojnë pranë gurores kanë njoftuar policinë duke thënë se po u dëmtohen banesat.
News24 raporton se policia u ka kërkuar që të shkojnë dhe të bëjnë denoncim në komisariat.
Banorët nuk kanë pranuar me arsyetimin se nuk kanë besim tek insitucionet.gsh