Shoqatat atdhetare shqiptare, kanë paralajmëruar ngritjen e një peticioni për gjenocidin ndaj shqiptarëve në për Luginën e Preshevës.
“Boshatisja dhe genocidi në Luginën e Preshevës, na thotë SOS!”, kështu është shprehur kryetari i Asamblesë së Shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari.
Hajdari kërkoi reagim ndaj situatës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, gjatë promovimit të librit me poezi “Zëri im për ty Medvegjë”.
“Në përfundim të promovimit të librit, diskutantët, me në krye Presidentin Moisiu, kryetarët e mbi 10 shoqatave atdhetare e kulturore organizatore të këtij aktiviteti, duke filluar nga shoqata Tirana, Dibra, Mallakastra, Labëria, Kolonja etj., ranë dakord që të përgatitet një deklarate protestë publike, për gjendjen e paprecedentë që po i ndodh shqiptareve në Luginë”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Ndër të tjera, ai bën me dije se deklarata, pasi të nënshkruhet nga organizatorët e aktivitetit dhe personalitete të tjera brenda dhe jashtë vendit, do t’u drejtohet Qeverisë dhe Parlamentit të Shqipërisë, Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, Ambasadave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Ambasadës së SHBA, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.
Postimi i Shkëlqim Hajdarit
Boshatisja dhe genocidi ne Luginën e Presheves,na thote SOS!
Sot në promovimin e librit me poezi” Zëri im për ty Medvegjë ”të poeteshës Majlinda Shaqiri.
Në perfundimin te promovimit të librit, diskutantët, më në krye Presidentin Moisiu, kryetaret e mbi 10 shoqatave atdhetare e kulturore organizatore të ketij aktiviteti,duke filluar nga shoqata Tirana, Dibra, Mallakastra, Labëria, Kolonja etj. ranë dakord që të përgatitet nje deklarate proteste publike, per gjendjen e paprecente qe po i ndodh shqiptareve ne Lugine,dhe pasi te nenshkruhet nga organizatoret e ketij aktiviteti dhe nga personalitete të tjera brenda dhe jashte vëndit, ti drejtohet dy qeverive e dy parlamenteve te shqiperise e kosoves, ambasadave te vendeve antare te BE dhe ambasades se SHBA si dhe Keshillit te Europes, Parlamentit dhe Komisionit Europian. gsh