Disa prindër në zonën e Cakranit kanë reaguar pas sherrit të mëngjesit të sotëm në gjimnazin e zonës, ku një 17-vjeçar plagosi me thikë një bashkëmoshatar të tijin pas një sherri.
Një prej tyre tregoi se ngjarja është shumë shqetësuese dhe se situata është tepër e rrezikshme.
“Kjo na shqetëson shumë. Unë dëgjova sikur kishte ardhur policia dhe kishte thirrur prindërit dhe s’ka ndodhur gjë. Kjo e vë situatën shumë në rrezik. Këtu nuk ka pasur raste të tilla më parë”, tha ai.
Një tjetër prind tregoi se kjo nuk është hera e parë që në zonë ndodhin konflikte të tilla.
Ai tregoi se ka pasur raste edhe më ekstreme kur grupe nxënësish kanë dhunuar mësues të shkollës.
“Nuk është hera e parë që ndodhin të tilla raste, por nuk janë bërë publike. Kanë rrahur edhe mësuesit, janë bërë bashkë 3 ose 4 çuna dhe kanë rrahur mësuesin. Unë e kam shtëpinë këtu afër shkollës dhe informohem për ato që ndodhin”, tha një banor i zonës. bw