Në familjen e bilbilit nga Mushtishti, Shyhrete Behlulit, duket se nuk zgjati aq shumë harmornia. Martesa e djalit të saj e cila mori dhenë, duket se më nuk do të prodhojë kurrë më lajme të mira.
E tërë kjo ngase djali i saj Kushtrimi dhe nusja Learta janë përplasur keq në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”, ndeshjet mes Kroacisë e Kosovës dhe asaaj mes Lihteshtjnit e Shqipërisë.
Siç njoftojnë burimet tona bilbilore nga Mushtishti, sherri filloi ngase Kushtrimi është tifoz i flaktë dardan, teksa gruaja e tij një tifoze e Kombëtares së Shipërisë.
Burimet bëjnë të ditur se Kushtrimi e Learta janë fjalosur keq, duke akuzuar njëri-tjetrin për mungesë patriotizmi, derisa ka ndërhyrë nëna, përkatësisht vjehrra, Shyhrete Behluli, e cila iu ka drejtuar çiftit të ri me vargjet “Pa bashkim nuk ka fuqi, pa Kosovë nuk ka Shqipëri, pa Shqipëri Kosovë nuk ka, bashkë të dyja ngrejnë kala”.
Megjithatë kjo nuk ka ftohur gjakrat e çiftit të ri, pasi që Learta e Kushtrimi i shikojnë ndeshjet ndaras.
Pampress
Komentet