“Ai që e dëgjon zërin e pjestarit të
tezavufit e nuk i pranon fjalët e tyre
me zemër, ne sytë e Zotit është
i pakujdesshëm” -Muhameti a.s-
Gati gjithmonë ndodh, kur një njeri të don, të repekton, kërkon të bajnë pjesë të rrugëtimit tij, mendon për ty, harxhon energji lidhur me avanjerin tënd ta bën borxh të jesh modeli i jetës dhe veprimit tij. Për këtë lloj njeriu të vjen të fluturosh në skajin tjetër të galaktikës, të marrësh me vete dashurinë, respektin e tij, përkujdesjen me aromën e tij, të lules që e preferon, të jetosh në brigjet introduktive pa të bërë zemra as syri psenë.
Harruar kam se sa kohë është bërë që mendoj të shënoj diçka për një njeri që me thënë të drejtën më ka marrë në avanjerin e tij që kur e takova përherë të parë. Me të jam konsultuar për shumë ngjarje të jetës, të ekonomisë, kulturës, të krijimtarisë, të dashurisë, të shkencës, të mistikës, të tezavufit e të lloj-lloj ngjarjesh që mua mu duken si të domosdoshme që t’i sqaroj.
Kur nisëm për Gjakovë mendja më shkon tek pushteti i Teqeve, më shkon mendja tek mundësia e njerëzve që udhëheqin këto kulte kulturoro-shkencore. Më vete mendja tek energjia që kanë këta njerëz, që mbajnë mbi shpatullat e veta detyrën e klerikut Shejh. Asnjëri më pak, as më shumë se sa tjetri nuk mbajnë peshën e garancinë, sigurinë jo vetëm juridike, por atë mistike në të besuarit. Shpesh flitet për kohën historike të njëres a të tjetrës. Kjo i shërben një fakti historik që vendoset në analet e historisë. Kjo nuk përcakton dhe as nuk mund ta peshoj fuqinë energjetike që çliron as njëra, as tjetra.
Gjithmonë është respektuar, dashtë, vlerësuar ai individ që të ka respektuar, dashtë, ndihmuar, promovuar njeriun tënd të gjakut. Kam thënë dhe mund ta përsëris. Halil Muzli Selimin e kam patur më shumë se vlla. Atë e kam dashtë dhe shumë herë ka qenë Zoti im. Pra e kam dashtë sikur dua Zotin. Si mund të dashurohet një njeri më shumë, ose sa Zoti thotë dikush? Unë e di që Zoti e di që unë e dua Halilin sa zotin, sepse vetë Zoti e ka ushqyer këtë dashuri. Ja pra si qenka kjo punë. Halili kishte pas dashtë shumë Shejh Nekin. Të dy e kanë mbajtë të fshehtë dashurinë mes njëri-tjetrit. Të sakrifikosh duke e mbajtë të fshehtë dashurinë janë dy elementë që duhet vlerësuar, sekretin plus sakrificën. Unë e kam dashtë e tani e dua Shejh Nekin, sepse e ka deshtë Halilin, sepse më donte, më respektonte, më vlerësonte mua. Për këtë kam biseduar shumëçka me të. Me këtë shënim po përjetoj dashuritë e fshehta të dy besimtarëve me varësi babë bir.
Unë u njoha me Shejh Neki Shejhin në rrethana krejt cilësore, me inspirimin e të kuptuarit me sy, pa fjalë e llafe të largëta. Ai ishte gati me mendësit e mia në fushën e shpirtit, të sekretit, fshehtësisë, sakrificës, të udhëtimit shpirtit nga një gjendje në një gjendje tjetër. Ai mendonte, vlerësonte njeriun e punës, të bamirësisë. Aq aftësi psikologjike kishte sa kurrë nuk ngarkonte njeri më shumë së sa kishte kapacitet.
Edhe pse Teqja që ai shërbente për nga vjetërsia dhe ndikimi i gjerë, në veri të Shqipërisë, është shquar e quhet, Teqeja e Sheh Banit (Shabanit) në Gjakovë, të cilën Shejh Neki Shejh e drejton për kah Imam Alia, ai në këtë Teqe vendosi emrin e tij të stamposur, ashtu sikur stampohet çeliku. Teqeja e Sheh Banit, në Gjakovë ka ndikim në zhvillimin kulturor, mësimor e mistik. Kjo Teqe ka zgjeruar tarikatin Saadi, jo vetëm në Gjakovë, por në të gjitha trevat e malësive deri në Ulqin. Teqeja e Shejh Banit, siç quhet në gjitha trevat është themeluar mbi Koburin e Babë Ahmetit si i pari Kobur Saadi në Ballkan, pas ardhjes së Haxhi Za babës.
Kam një jetë të tërë që unë mendoj për aftësinë e njeriut. Mendoj si arrihet ajo, mendoj si mund të arrijë unë atje ku njerëzit që unë i mendoj të pa arritshëm e janë në nivele të larta. Pjekuria ime në besim nuk ka rrënjë, qyshse unë aderova defakte në Sufizmin Islam (Tarikati Sadi). Kultura ime lidhur me besimin. Ajo është shumë, shumë më larg se sa mendoj unë. Mendoja që ajo kultur vazhdoi atje, kur baba pastë dritë na tregonte për Kuranin, Mevludin, për jetën e përtejme, si njeriu i ka të shkruara në ballë të gjitha ngjarjet e jetës, si është fati, si arrihet e mbrohet ai. Kjo me besimin tim është më larg se sa me Babën, atje kur unë vazhdoja në një jetë tjetër. Ja sikur koha që u njoha me Shejh Nekin. Krejt rastësi, kështu mendohet. Jo unë e di që asgjë në këtë botë nuk i përket rastësisë edhe pse kështu të vjen.
Mendoja shumë lidhur me shënimet e mia në ballë, në ashtin tim të kafkës. Përpiqesha ta dëshifroj dhe i lutem të plotfuqishmit që të mbroj shënimin tim të kohës së krijimit. Në fakt të gjitha këto më bënin të mendoj fort e të gjurmoj lidhur me besimin. Mendoja e shfletoja libra pafund se mos gjeja ndonjë detaj për t`më shërbyer në lartësimin tim. Ego, po po ego, por për të gjetur dituri, fshehtësinë, atë që brenda meje rrinë e strukur, që e respekton kodin e fshehtësisë. Për të gjetë mbrojtjen, përkrahjen, gjallesën e të gjallit.
Ndoshta shpesh gabojmë, sepse në analiza të tilla gjëjmë shembuj të ndodhive familjare të ngjizjes gjatë jetës, por që mendojmë që i shërben punës tonë, jetës tonë, simboleve tona, korifenjve që ne i dedikojmë të tillë. Për këtë nuk duhet të kemi turp të pranojmë të vërtetën, ta përvetësojmë, asimilojmë, ngado që të vijnë nga cilido objekt vetëm të bindemi që ka burim jetësor. Nëse na vjen nga breznit e shkuara, nga breznit më të reja, nga popujt e tjerë mjafton të jetë e vërtetë dhe e vërtetuar nëpërmes analizave intelegjente të njerëzve të mësuar. Për ne nuk ka asgjë më të vërtetë, asgjë më të vlefshme se sa e vërteta. E vërteta na burrëron, t`moralizon, t`obligon, të jep jetë, seriozitet analisti e aq më shumë të nderon kudo që ndodhesh, në cilindo pozicion që të gjenë ajo është vërtetësi. Shpesh ne bëjmë përkufizime që i nevojiten së ardhmes, ndoshta edhe çastit, por këto i harmonizojmë me filozofinë, me teologjinë, me Kuranin. Kjo nuk do të thotë që jemi larguar nga tema që do trajtojmë, por do të thotë se jeta është e larmishme.
Po Shejh Nekia ku zë vend këtu? Jam koshient, jam krejt i vetdijshëm që ky klerik Sa-adi ka një vend nderi në shkencën e mistikes në trevat tona. Ai e ka konfirmuar këtë me veprat e tij, me botimet, kurorëzimet, dashamirësinë përultësinë dhe më e qëndrueshmja me diturin-dritën-energjinë.
Bota e ngarkuar me koncepte, me benefice të pa merituara, me ngarkesa vesesh. Na duhet të mbledhim informacion të begatë për të definue marrëdhënien me botën, me njeriun. Me një njeri pa vese, që nuk kërkon favore të pa merituara, me ego për të arritë të tjerët e kaluar ata, pa dëmtuar as imazhin, as të tretët. Kjo nuk është iluzion, kjo është ndërgjegje Sufiu. Mjeti është libri, hyzmeti, dhikri, qëllimi është shkuarja drejt njësimit në brendinë e Zotit. Këto janë e mbetën definicione, bilës benefice, ose favore që i jep Hyj në sekondat e ngjizjes së jetës. Unë mendoj se nuk ka rrugë më të përshtatshme, nuk ka rrugë më të drejtë, nuk ka rrugë më me sakrifica se sa rruga e Sufizmit në përgjithësi e Tarikatit Sadi në veçanti. Bazat mbi të cilat është ndërtuar rruga drejt Sufizmit është më e fortë, më e vështirë se sa tek të tjerët. Kjo doemos marrë parasysh se janë të traditës, të lumturisë, të mendjes, apo të intelektit. Këto arrihen nëpërmes Shejh që është i obliguar të drejtojë kah e vërteta që është e vërteta e Zotit.
Sufistët pranojnë se Sheriati-Hakikati janë me pak dallime që në përcaktimin e rrugëtimit tyre. Njeriu e përcakton sherijatin si domosdoshmëri deri sa të bien në kontakt me realitetin. Intrigimi i realiteteve me ndërmjetësin e ndijimeve bazuar në përvetësimin e konceptit filozofik të qenies realizon dashurinë e madhe ndaj një personaliteti të Tarikatit cilido të jetë ai nga të 12-të. Mjafton të kete ndijimin individi, një ndërgjegje me besim, pastaj ai individi që predikon njësohet mes individit dhe qëllimit të ndërgjegjësuar. Ai , individi pra joshet prej besimit, joshet prej të vërtetës, joshet prej provës dhe realizimit saj si e vërtetë. Kjo arrihet me sakrificë-sekret që përbën marifetin, që do të thotë etikë, ose kulturë e domosdoshme
Shejh Neki Shejh ka lind në qytetin e Gjakovë me 09.12.1938. Lindi me martësë mes Shejh Shaban (Ban) Shejh dhe Xhevahire Baruti. Ka përfunduar shkollën e lartë pedagogjike në Prishtinë drejtimi Edukatë Fizike. Në Sarajevë ka përfunduar fakultetin për edukim fizik. Është nderuar me Mirënjohje si veteran i sportit nga drejtoria për kulturë, rini dhe sport, nderim me Mirënjohje nga këshilli shkollës për një jetë në sherbim të dijes! Nga komisioni qeveritar është nderuar si Veteran Pjesëtar i UÇK-së prej Gjeneral Lejtnant Agim Çeku. Ka mbajtë këto detyra gjatë jetës aktive. Profesor në shkollën e Becit, në shkollat “Zekeria Rexha“, “Hysni Zajmi“ dhe shkolla profesionale “Nexhmedin Nixha“. Është themeluesi i Klubit Atletikës ”Vëllaznimi” në Gjakovë. Trajneri i parë i klubit të atletikës “Vëllaznimi” në Gjakovë, i cili dha kontribut të jashtzakonshëm në zhvillimin e atletikës në Gjakovë dhe Kosovë. Është martuar me Sadete (Halim) Stavileci Shehu 31.12.1943. Dasmën në Gjakove. (duhet kujtue).
Me datë 21.01.1965 është kurozuar me martësë me Sadete Stavileci. Hilafetnamen e ka pranuar nga Shejh Hysen Shehzade në Prizren me datë 17.12.1987. Në vitin 1987 iu përkushtua tërësisht jetës shpirtrore si pasardhës i një familje me trashëgimi të tarikatit Sa-adi duke u bërë mësues dhe udhëheqës i jetës shpirtërore. Gjatë karrierës tij si postëmbajtës në Teqen e shejh Banit, Shejh Nekia ka kompletuar Shejh si; Shejh Ismail Halil Aga, Shejh Ezdak Shejh, Shejh Rasimin Shejh, Shejh Leonard Shejh. Shejh Nekia ka shumë dervish të kompletuar ndër ta janë Dervish Mazllom Muhaxhiri, Faik Hafizjaha, Tasim Emra, Isuf Zhubaj, Halil Selimi, Hysen Ahmaxhokaj, Rrustem Zeqa, Mustaf Qallakaj, Shaban Makolli e tjerë.
Shejh Neki Shejh ka patur bashkëshorte të ndjeren Sadete Stavileci një grua zonjë me arsim të lart, ka punuar si kontabiliste në Gjykatën e faktit në Gjakovë për të drejtat e punëtorve. Me Sadeten, Shejh ka lind tre fëmijë vajzën Leonora me profesion infermiere, Shejh Leonardi me profesion inxhinjer i ndërtimit, tashë me gradë shkencore Doktor i cili është emëruar Shejh nga Shejh Nekia, Labinoti me profesion teknik i elektroteknikës. Të tre fëmijët të emancipuar me familje dhe fëmijë të shkëlqyer.
Çdo gjë që është në këtë botë është kalimtare. Ka mjaft rrugëtim njëriu në këtë botë. Këtu merr me vete eksperienca të mëdha. I dërgon në kanalin e dijes dhe i përdor ato në shërbim të njeriut. Shpesh flasim, por harrojmë kategoritë filozofike. Këto të provuara me mijëra herë. E si thonë në këtë aspekt. Gjithçka që lind do rritet e do kalojë në jetën tjetër. Në formën tjetër, në gjendjen tjetër. Gjithë njërëzit që lindin duhet të kthehen. Kështu pra, të gjithë presim fjalën kthehu tek unë. Edhe Shejh i koshiencës së qindra dishepujve të tij dëgjoi këtë fjalë dhe udhëtoj për atje. Sepse ai ishte i dashuruar me të dashturit, ky e tërhoqi me energjinë-dashurinë për atje ku eksperienca ka treguar se është kënaqësi. Udhëtoj zogu atje në hapësirat e pa fundme, i lirë pa formë, por me besim që ai e pret në fund të fluturimit me krah hapur. Pret atje të tranformojnë, në botën e transformuar këtë klerik model si ai e për ta lënë në botën në, jetën absolute. Nderimi i erdhi nga sinqeritetit i tij. Kështu ky sinqeritet e bashkoi me Zotin. Ky ishte Shejh që tash po shikon prej larg shënimet e mia.
Shejh Bani Shabani) ka thënë: “Sa më shumë të jeni të lidhur me besimin aq më shumë do iu shtohet ndjenja e mëshirës, dashurisë dhe besnikërisë, sepse dashuria për Atdheun buron nga besimi”. Atdheu, puna, studimi, ngritja në shkallët e dijes, të kulturës, etikës është një nyje që të bashkon me atdheun. Shejh Nekia këtë e kishte në qendër të porosisë. Përpiqu, mos u dëshpëro pse nuk e arrite, prapë përpiqu që të jesh i zënë në dije. Punën duaje, ajo është përulja juaj ndaj nevojës, ajo është domosdoshmëri. Ju duhet të udhëtoni drejt saj me këmbëngulje. Po ti thoshe do iki, sepse më pret puna ai thoshte ke leje menjëherë. Ngrihej me një repekt që admironte njeriun e punës, njeriun e shkollimit.
Si njihet Shejh Nekia në përgjithësi dhe si e njoh unë në kofidencën mes nesh. Një njeri i ëmbël, me fytyrë të qeshur, sy qortues, shumë i hijshëm, trup të drejtë, me një gjatësi mbi mesataren, energjik, rrëfimtar që të bënte ta mbaje mend bisedën edhe në thellësinë e varrit. Një energji të rrallë për kah rinia, këtu ndoshta ju ka diktuar prej pedagogjisë, prefesionit tij me sportin. Moshat e reja e donin, e respektonin, bilës deri edhe e adhuronin. Ai nuk donte shumë përkrahës ta shoqëronin në vizitat e tij, merrte me vete një, apo dy dervish dhe kalonte në detyrimet e tij si për urim ngushëllim e rit. Në vendet ku shkonte për rit, sidomos në tyrbet e tij në periferi të gjithë mbështetësit i mësonte si të ecin me zanin, hapin, lëizjen e shejh dhe shokut për bri. Ai kishte një llogjikë-psikologjike me këtë aftësi kuptonte cilindo me shumë përpikmëri. Nuk nxehej, nuk ngutej, llogjiken e përdorte edhe në biseda krejt formale, me a pa protokoll.
Ai kishte një didaktik të shkëlqyer dhe mjaft përvetësuese prej atyre që e dëgjonin. Mbante marrëdhënie të mira me të gjithë ata që e vizitonin , bilës ua kthente vizitën në kohën e duhur e pa shpenzime. Fliste për dorën e shtrënguar, për dorën e lirë në shpenzime. As njëra, as tjetra nuk janë të mira. E mirë është mesatarja. Edhe në nezra thoshte duhet të jepet me mundësi. Sadakaja e vogël bën punë të mëdha.
Shejh Nekia si të gjithë Shejh ishte një patriot i devotshëm, fliste dhe e materializonte me dashurin e atdheut. Ai që është besimtar e don fillimisht atdheun, babën, nanën, njerëzit e tij, familjen. Porosit e Shejhit nuk kishin të sosur. Ai shkonte aq larg sa librin e Kuranit e këndonte aty ky dhe për çka fliste. Biblioteka e tij ishte pamja kryesore në ambientet e pritje-punës. Aty gjëje libra të çdo lloj. Bisedonte për librin, ngrihej avash, nxirrte librin nga rafti, e hapte aty ku e kishte cituar. Në rast që citimi ishte i mangët ai duke fajësuar kujtesën vendoste syzet, e lexonte në origjinal. Pra nuk kishte sedër të sëmur. Kur njeri prej bashkëbisedusit thoshte, ose fliste në bisedë për një aspekt që ai e donte, por nuk e kishte studiuar dëgjonte me shumë vëmendje. Problemi i tij kryesor ishte marrja e librit. Po t’i merrje një libër e vuante shumë deri sa t’ia kthesh, ose ta nxjerrin nga goja togfjalëshin ta kam falë.
Me bashkëshorten e tij kishte marrëdhënie të shkëlqyera. Ata ishin të arsimuar, mbanin mbi vete vite studimesh e eksperienca pune, pra kishin çka të thoshin. Mbanin me njëri-tjetrin një bisedë edhe mes të njohurve. Humori i tyre kalonte spektaklet televizive. Ju kishte hije, e ndërtonin bukur skenarin spontan nëpërmes bisedës. Fliste shumë për fëmijët, Shejh Leonardin e vlerësonte deri sa i dha edhe titullin Shejh. Për të gjithë përkrahësit e tij nuk i kursente kritikat, ashtu edhe për fëmijët e vet. Më ka ra rasti ta dëgjoj vet ku thoshte, kur një fëmijë i Shejh e bënë këtë, apo atë veprim, por myhypit çka ti kërkojmë për rregullin, etikën, marifetin.
Ndoshta u zgjata tek disa veti të Shejh, por i nisur prej faktit se Shejh duhet ti ketë këto cilësi e për pasojë të gjithë këta Shejh i kanë këto cilësi. Ata, Shejh pra kanë cilësi diturinë që të shtojnë energjinë, kanë të kultivuar dritën që të shtojnë cilësitë e njohurive plus energjinë. Të shtojnë dijen që të shohin marifetin-etikën, të njohin mirë rregullin e ta zbatojnë atë. Të kriojnë brendin shpirtërore. Për këtë u zgjata tek një që unë mendoj që i kishte këto cilësi, por në të gjithë çka njoh unë janë me cilësi të tilla. Ata regjistrojnë në fletoren e vet gjithçka është e çka nuk është e çka mund të jetë e mund të bëhet e në fund bëjnë bilancin-llogarinë e virtytit, të energjisë, të dritës së shpirtit.
E vërteta është besë në favorin tënd dhe kundër teje, sepse ajo është shpirti i së bukurës i së drejtës, është vullneti i pushtetshëm i jetës. Në gjithë kozmosin e drejtësisë në botën që na rrethon është e vërteta. Kjo lidhet me natyrën e gjallë dhe me ekzistencën bio-fizike. Nëse sa thamë më lart ne bazohemi në të vërtetën absolute kjo bëhet thjeshtë në bazën e rrotullimit tokës i gjithçkaje që ne na rrethon në natyrë, që e shikojmë dhe që nuk e shikojmë. Nëse gënjeshtra është e barabartë me vdekjen, ne terrin kemi strehim. Nëse të vdekurit nuk i besojmë botën e tij të misterit, aftësia jonë është e mangët, sepse në rradhët e të gjallëve mbi të vdekurin është besimi mbi të. Pra, gënjeshtra mbetet jashtë besimit. Kur në të gjallë njeriu nuk besohet, ai s’ka pse besohet i vdekur. Kur në të gjallë një njeri ka kapërcyer provat në besim ai i kaluem është më afër besimit.
Nëse ne marrim burimin, ai është i kthjelltë, ai është i rrjedhshëm, është i freskët nuk duhet të llogaritim as natë, as ditë, as natë, as ditë për qetësimin tonë, freskimin tonë, kthjelltësinë dhe zbukurimin e fytyrës tonë me pastërtinë e zemrës.
Më ka mbetur në mendje intelegjenca e Shejht, e sufistëve në përgjithësi. Ata janë shumë të orientueshëm, të zhdërvjelltë e shumë pak gojë keq siç i themi ne rëndomtë atij që flet e ngatërron të tjerët. Detyrimisht Sufistët Sa-adit janë për qetësimin e shpirtërave.
Të flasëh për një Shejh të një tradite të largët me trashëgimi Shejh në shumë breza është e rëndë, bilës është konceptualisht e jashtë mundësive të një pende, sado me guxim të lëviz në letrën e bardhë. Në historinë e degjesave në anët tona kemi dëgjuar shumë emra Shejh , bile edhe dervishësh. Por nga më të dëgjuarit është Shejh Bani, ose Shejh Shabani. Ai ka konfirmuar intelegjencë të pa shoqe me konfirmimin, rritjen e dervishëve në malësinë tonë që sot ata janë hiti i besimit në Teqe. Ja ,ky Shejh që unë po zografisi në këtë ditë është djali biologjik i tij, pra Shejh Neki Shaban Shejh. Njeriu nuk duhet të harliset, të kapërcej në boteën e pa kontrolluar sidomos prej vetes, apo të myrshydit tij. Ai, njeriu në përgjithësi nuk duhet të bjerë pre e idealizmave të vet. Në gjithë botën besimtare të cilitdo lloj besimi kemi pa dhe dëgjuar se njerëzit janë bë pre e idealizmave të vet. Kjo e dëmton rrugën tonë të zhvillimit dhe diversitetit. Teqet me traditë e luftojnë individualizmin idealist.
Historia është ndër shkencat më të hershme, por është më e vonë se lindja e njeriut. Të bërit shkencë ka lind vonë, sepse në fillim njeriut i lindi nevoja të jetë kërkues për mbijetesën në natyrë. Pasi kjo u arrit, njeriut i lindi nevoja e shtrirjes së interesave në një hapësirë më të gjërë e me vonë tek shkenca e historisë. Kështu janë edhe Teqet. Fillimisht të krijohet rrethi me përkrahës, dishepuj, besimtar pastaj të hartojmë kohën nëpërmes historisë. Ka Teqe që këtë e kanë bërë më shpejt e të tjera shumë më vonë. Në fillim u përcaktua konfirmimi shpirtëror, duke rritë cilësitë intelektuale të botës së besimtarve. Në rrugëtimin e gjërë ata vlerësuan rrugën botërore-historike. Ka nga ata që fuqinë e konsiderojnë të keqe, ndërsa përkushtimin të mirë. Kjo ka kuptimin pozitiv. Një fuqi që nuk ka përkushtim dhe qellim të mirë është e dëmshme.
Pejgameri a.s ka thënë “ Kur të vëndosësh të bësh diçka, së pari mendo se a është kjo e domosdoshme, apo e dobishme për jetën” Ne duhet t’i largohemi çastit emocional në cilëndo punë që mendojmë ta fillojmë dhe ta mbarojmë me sukses. Unë mendoj se këtu në këtë shenim nuk e përdora subjektivizmin, por në cilindo vepër që mund të firmosin dikush aty ka pak subjektivizëm. Ka rëndësi që unë përjetova, zgjova, konfirmova, një figurë të madhe të tarikatit Sa-adi si Shejh Neki Shaban Shejh. Ndoshta nuk kishte nevojë për këtë shënimin tim, por edhe kjo është në nderin tim që Zoti më dha këtë mundësi.
Lufta për të vërtetën është fenomen historik e shoqëror. Kemi shumë diversitete mes individësh që të vërtetën, të pa vërtetën, drejtësinë, fitoren, humbjen ia atribuojnë vetes. Unë mendoj duke konfirmuar njerëzët me objektivitet e vërteta lartëson besimin, mbron tarikatin në përgjithësi.
Tiranë me datë 27.01.2025
Shejh Hasan MUZLI Selimi