Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përshëndeti të mërkurën vendimin e administratës Trump për të vendosur sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, ndërsa bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën për të ndaluar luftën e saj në Ukrainë.
“Ajo që presidenti po bën sot me këto sanksione është të ushtrojë më shumë presion, sigurisht, mbi të dyja palët, në këtë rast mbi Rusinë”, tha Rutte, i ulur pranë Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Bëhet fjalë për ndryshimin e llogaritjes, për t’u siguruar që Putini e kupton se vizioni i presidentit këtë fundjavë për një armëpushim, për ta ndaluar aty ku është… Ky duhet të jetë hapi i parë tani”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
I pyetur nëse Ukrainës duhet t’i furnizohet raketa amerikane Tomahawk, kreu i aleancës ushtarake tha se u takon kombeve individuale të vendosin se çfarë duan t’i furnizojnë vendit. “NATO nuk mban qëndrim”, tha ai.