Më shumë se 25 milionë emigrantë kanë hyrë për në Shtetet e Bashkuara përmes ishullit Ellis, pranë qytetit të Nju Jorkut. Për shumicën, kjo ishte ndalesa e tyre e parë dhe hapi i parë drejt qytetarisë amerikane. Vitet e pikut të hyrjes së imigrantëve në ishullin Ellis ishin nga 1892-1954, dhe shumica e tyre ishin nga Evropa. Por ishulli Ellis ka një histori fillimi dhe një të mëvonshme, që mund të mësohet duke vizituar një ekspozitë të re.
Ishulli Ellis në portin e Nju Jorkut është një pikë tërheqëse për turistët. E dyta pas Statujës së Lirisë. Disa njerëz vijnë këtu për të gjetur informacion rreth paraardhësve….dhe për të kuptuar arsyen përse ata lanë pas vendin e tyre.
Por në Shtetet e Bashkuara pati një imigracion të madh edhe para se të hapej ishulli Ellis… edhe pasi ai u mbyll. Ky fakt po theksohet në një ekspozitë të re të quajtur “Popullimi i Amerikës.”
Ajo i hedh një vështrim më të gjerë, duke u hapur me këtë glob, i cili tregon imigrimin e njerëzve në mijëra vite.
Stephen Briganti është president i Fondacionit Statuja e Lirisë-Ishulli Ellis.
“Shumë njerëz vinin këtu dhe thoshin – këtu s’ka asgjë për mua. Historia ime nuk është këtu. Ose kam ardhur më parë, ose ka të ngjarë që thjesht nuk ka gjë për të thënë rreth historisë sime. Së pari, ne donim të ishim të lidhur me situatën, dhe së dyti, besojmë se është është e nevojshme të tregohet historia e plotë dhe ky ishte vendi i duhur.”
Ekspozita hedh dritë mbi ditët e para të eksplorimit të Amerikës dhe kolonizimit, si dhe tek konfliktet me indianët e Amerikës.
Ndërsa shumica e njerëzve erdhën në Amerikë si njerëz të lirë, ekspozita nuk i fshihet historisë së skllavërisë dhe të robërimit, thotë Clay Gish, hartues i përmbajtjes së ekspozitës.
“Na u desh të pasqyronim skllavërinë. Disa njerëz u sollën këtu kundër vullnetit të tyre, por përsëri atyre ju desh ta përjetonin udhëtimin e tyre dhe të përshtateshin në këtë vend të ri.”
Pjesa më e madhe e rinovimit prej 20 milionë dollarësh të ekspozitës, trajton vitet pas 1954-ës, kur imigrantët vinin ligjërisht dhe ilegalisht me avion, në këmbë, me anije të ndërtuara vetë dhe me vaporë.
Michael Schneider është hartues i teknologjinë dhe medias:
“..më pas tregojmë historitë individuale përmes intervistave të veçanta me imigrantët dhe eksperiencën e tyre gjatë këtij udhëtimi.”
“And I came to the United States from Nigeria to go to college, and I went to graduate school and NYU.”
Ekspozita e re pasqyron ndryshimin e imigracionit dhe të ndjenjave të njerëzve. Ja si shprehet një vizitore:
“Më duket shumë interesant fakti që kemi qënë kaq mikpritës ndaj imigrantëve një shekull më parë dhe tani nuk i trajtojmë ata njëlloj. ”
Zoti Briganti, Presidenti i Fondacionit Statuja e Lirisë-Ishulli Ellis,
e quan imigracionin pjesë të ADN-së së Amerikës. Ai thotë se ndonjëherë bëhet e vështirë… por asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje fakti se Amerika ka qenë vend imigrantësh dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. za
Komentet