“Deri të shtunën nuk ka pasur kërkesa për anulime të prenotimeve në Sharm,” ka pohuar për mikrofonët e RSI, Gaby Malacrida, zëdhënëse e Hotelplan: “Madje gjatë këtyre ditëve kemi pasur prenotime të reja.”
Klientët e agjencisë helvetike të udhëtimeve të pranishën në plazhet e Detit të Kuq në fundjavë ishin 134. “Pushuesit me të cilët jemi në lidhje të vazhdueshme thonë se situata në pushimore është e qetë,” shpjegon Malacrida, duke shtuar se situata është në ndryshim të vazhdueshëm dhe kështu që nuk mund të parashikohet si do të jenë prenotimet në muajt e ardhshüem.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme nga ana e tij nuk i ka ndryshuar këshillat e udhëtimit, pavarësisht rrezikut të sulmeve terroriste. Berna tani për tani nuk i këshillon zviceranë të mos shkojnë në zonat egjiptiane të plazheve.
Komentet