Komisioni i buxhetit në Dhomën e Senatit Italian ka shtyrë aprovimin e draft ligjit mbi pensionet mes Italisë e Shqipërisë firmosur më 6 shkurt 2024 në Romë.
Siç raporton gazetarja Alba Kepi, senatorët kanë kërkuar nga qeveria një relacion teknik më të detajuar mbi koston ekonomike të pensioneve për vitet 2019 e 2020.
Relacioni është kërkuar pasi ka dyshimet mbi situatën reale kontributive (lidhur dhe me vitin pandemik) si dhe një raport më të detajuar në parashikimet për vitet e ardhshme.
Votimi i marrëveshjes mbi pensionet nga ky komision është shtyrë, derisa qeveria të përcjellë relacione e të dhënat teknike përkatëse.
Më herët në Shqipëri, qeveria e Edi Ramës ka bërë mjaft propagandë me këtë marrëveshje, të cilën e ka konsideruar të mbyllur, por siç duket Senati italian mendon ndryshe, pasi kërkon që të shikojë kostot e kësaj marrëveshje.sn