Gjatë fjalës së tij, në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke theksuar se roli i saj si kryetare është të shërbejë për interesin e qytetarëve dhe jo për të udhëhequr Kuvendin sipas interesave të ngushta të Edi Ramës.
Leskja ka theksuar se “Ju jeni kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, nuk jeni figurë 2, 3 apo 5 e Ramës dhe në veprimtarinë tuaj nuk duhet të udhëhiqeni nga motoja ‘ti shërbeni sa më mirë Skënderbeut’”.
Ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si mazhoranca ka menaxhuar punimet e Kuvendit dhe ka kërkuar një angazhim më të madh për të përfshirë opozitën në proceset vendimmarrëse të rëndësishme për vendin.
“Këshilli Kombëtar i Integrimit ju thoni se vazhdon të mbetet organi më i lartë këshillimor, për çështjen e integrimit gjithpërfshirës për grupet e interesit, por kur nuk na jepet mundësia ne deputetëve të diskutojmë, qoftë për raportin, ku është platforma mërekombëtare e gjithpërfshirëse?- tha gjatë fjalës së tij Leskaj.
Deklarata e tij:
Në rast se ju vazhdoni të realizoni objektivat formalisht, vazhdoni, por kjo nuk është as e drejtë, as e ndershme, as në respekt të deputetëve.
Këshilli Kombëtar i Integrimit ju thoni se vazhdon të mbetet organi më i lartë këshillimor, për çështjen e integrimit gjithpërfshirës për grupet e interesit, por kur nuk na jepet mundësia ne deputetëve të diskutojmë, qoftë për raportin, ku është platforma mërekombëtare e gjithpërfshirëse?
Ky këshill e nxit veprimtarinë për të nxitur bashkëpunimin mes forcave politike dhe ju jeni të detyruara të dëgjoni edhe deputetët e opozitës sa i përket problemeve të integrimit.
Ju nuk mund t’i gënjeni deputetët e opozitës me raportin, kjo është në vazhdën e propagandës që ju keni realizuar nga dita e parë deri te dita e fundit.
Më vjen keq por më duhet ta pohoj, ju në mbyllje të legislaturës keni një mori ligjesh të paraqitura nga deputetët të opozitës dhe nuk i keni marrë fare në konsideratë.
Ju e kishit për detyrë të kalonit në seancë me normalisht me kartonin e shumicës së votave që keni ti rrezoni dhe kjo është një minus për ju.
Ju jeni kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, nuk jeni figura 32, 3 apo 5 e Ramës dhe në veprimtarinë tuaj nuk duhet të udhëhiqeni nga motoja, ti shërbeni sa më mirë Skënderbeut.
Ju duhet ti shërbeni qytetarëve shqiptarë, jo atij….