NËPËR DRITË DHEMBJEJE
Prej shiut i qullur
I ngimë prej mllefit
Pa kulm mbi krye
Në qytetin e akullt
Me drita marramendëse
Endet një poet…
Pallatet me xhama si ekrane
Shkëlqejnë
Dhe kamionët ushqimet e mbetura
Në kazanë i hedhin…
Kjo botë konsumiste
Humanizmin
Aty hedh.
E një lypsar
Dorën zgjat
E një tjetër
Mbeturina te kazanët
Mbledh…
Në rrugë të akullta
Strehët ngrijnë
Vetëm nga mallëngjimet
Keqardhja e poetit
Mbase shkrijnë…
Xhamat shkëlqejnë
Reklama lloj-lloj
Asnjë dritë
Më tepër se dritë e dhembjes
Poetin nuk e verboi…
ARIU POLAR
S`dua ta shoh gjethen
Duke rënë,
Drurin ta shoh
Duke gjethuar
Dua.
Dhe borën kur flokëtron
S`dua ta shoh
Vetëm kur shkrin
Pamja e saj më ngroh…
As qiellin të mrrolët
Veç pa re.
Kallkani më mpin
Oshëtima e këngës
Me shkrin..
Thuamëni kur të vijnë
Të gjitha këto
Më heqin urinë…