I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv me moderatoren Eneida Ndoci për të folur sa i përket shtimit të tensioneve në veri të Kosovës ishte gazetari Gazmend Saiti.
Saiti është shprehur se qeveria e Kosovës insiston që të gjitha nismat që ka marrë në lidhje me vendosjen e kushtetutshmërisë në kufijtë e saj të respektohen, edhe pse ndërkombëtarët kanë qenë kundër kësaj
“Ajo që po ndodh në Urën e Ibrit është një paralajmërim ose pakënaqësi e bashkësisë perëndimorë. Lajçak, i cili është konfirmuar në krye të delegacionit të negociatave, e ka parë gjithmonë Kosovën si aneks, ndërsa Serbisë i ka dhënë notat maksimale sa i përket dialogut.
Ajo që po ndodh në Urën e Ibrit është insistimi i qeverisë për të lejuar qarkullimin.
Protesta që po ndodhte sot ishte e nxitur nga ndërkombëtarët, që të reagojnë, pasi prej ditësh ishte thënë se mund të ketë reagim. Kjo urë është bërë simboli i ndarjes së Mitrovicës.
Qeveria e Kosovës insiston që të gjitha nismat që ka marrë në lidhje me vendosjen e kushtetutshmërisë në kufij e saj të respektohen, edhe pse ndërkombëtarët kanë qenë kundër kësaj.
Ata që ishin sot në protestë mbi Urën e Ibrit ishin të pakët pasi vetë serbët duan që kjo urë të hapet sepse është në të mirën e tyre.”