Dje pashë sa kushton atdheu n’xhepat e komandantëve t’luftës e kryetarëve t’paqes, t’partive familjare që e zvarritin popullin rrugëve t’atdheut deri sa të lodhet e t’thonë: «Na lëshoni, se t’jujt jemi!»
Ate që s’duhej me e pa ai që na dogji e na përzuni prej trojeve, e pashë dje n’Parlamentin e popullit — parlament që s’sheh ma me sytë e vet, që s’flet si ia thotë truni e zemra, por qorras pajtohet me shpirtin e katranit që e kanë ba Kosovën monedhë kusuritjeje; e luftën e kanë shndërrue në mburojë për hesapet e tyre e lakminë për pushtet. Pashë deputet që verbërisht i besojnë t’hujit dhe me zellin ma t’madh ia thyejnë qafën njeriut të vet!
Për mos me bërtitë; – Kush ju tha se liria ka emër? Kush ju tha: «O sa mirë me qenë shqiptar!»? – ika n’bjeshkët që po i vajtonte shiu, dhe kaptinën time ma shpërlau nga mendimet e kqija!
Po!
Ju doni që ne të shohim me sytë tuaj t’uritun për pushtet.
Ju doni që ne të flasim me gojët tuaja që nuk ju mjaftojnë veç tokat, hotelet, vilat, veturat — por e doni edhe pushtetin mbi neve e atdheun!
Ju doni që ne të jemi të verbët kur i fusni duart n’xhepa e na vidhni edhe andrrën për atë liri që na e zbritët nga thumbi i pushkës e that; — merreni!
Sa mirë që u mashtruat ia vodhët vetvetes edhe atë grimë besimi që e kishit tek votuesit tuaj!
– E rrëzuet sot që nesër ti fitoi 500 mijë zemra!
Dje treguat se nuk e doni atdheun — dhe atdheu do t’ju lë përjashta pragut. Dera u mbyll!
27 tetor 2025