Voal – A jeni ndier ndonjëherë si limon i shtrydhur, pa fije energjie, pasi që keni biseduar me ndokënd? Të gjithë ne kemi përjetuar diçka të tillë, apo të ngjashme. Si njerëz, ne kemi një fushë bio-magnetike përreth nesh, e cila nga disa njerëz quhet aurë. Aura është nënshkrimi jonë personal e vibracionit tonë energjetik. Ajo po ashtu është magazinë e energjisë, të cilën njeriu është i gatshëm që ta japë gjatë ndërveprimit me njerëzit e tjerë gjatë ditës. Nëse ndonjë njeri e ka aurën e dobët, ata jo vetëm që marrin energjinë e të tjerëve, por po ashtu kanë më pak energji për të dhënë, prandaj njerëzit e tillë të lodhin pa masë.
Një aurë “e shëndetshme” duket e lëmuar, një energji në formë ovale, e cila shtrihet disa cm në çdo drejtim jashtë trupit. Ata që na e marrin energjinë, mund të thuhet edhe se na japin energji negative, sikur plusi dhe minusi i rrymës. Prandaj, ne duhet të qëndrojmë sa më larg njerëzve të tillë, të cilët në psikologji quhen edhe vampirë emocionalë.
Aura o kuanti un intelekt. Zgjidh vetm nivelin ku mund te MOS ndjehesh si Limone i ….! Shnet e AtoTforta