Rrugët e qytetit tim,
për mua janë më të bukurat në botë
këtë e them pasi këmbët e mia jane dëshmitare miliona hapash
qyteteve më të njohur në planet.
Rrugët e qytetit tim i ngjajnje një pazëlli magjik
ku gjej copëza jete në çdo cep, në çdo rrugicë.
E ku ka më bukur se të ecësh në trotuare kujtimesh
te shkelësh të kaluaren në rikthim vitesh.
Te qeshësh me veten për shakatë e rinisë
apo të kujtosh me nostalgji historitë e dashurisë.
Rrugët e qytetit tim
janë më të bukurat natyrisht
aty ku çdo kush më flet në shqip
ku cdo përshëndetje më ngroh shpirtërisht.
Aty ku dikur mësova të ec e të vrapoj më pas
aty dua të plakem,
e me bastunin tim
ato rrugë e trotuare, ti godas.
David Boseta
Komentet