Në etimologjinë e këtyre fjalëve jemi mbështetur në fjalorë dhe libra të ndryshëm, por shpjegim parësor kemi pasur FGjSh 2006 të AShSh.
Iftár,-i emër i gjinisë mashkullore; fjalë a shprehje fetare; darka pas agjërimit të ditës në kohën e ramazanit; koha kur hahet kjo darkë: pritën (çelën) iftarin. (FGjSh,2006)
Iftar. Mëngjes (vakt), zakonisht i përdorur jo për t’iu referuar vaktit të parë të ditës por vaktit qe përfundon agjërimin e ditës gjatë Ramazanit. (Përdorimi perëndimor i “mëngjesit” i referohet thyerjes së agjërimit pas gjumit të dikujt gjatë natës) (FBI, 2020:133)
IFTÁR m. “darka pas agjërimit të ditës në
periudhën e ramazanit”. Fjalë fetare e besimit
mysliman, me formën yftar në geg. VP me
asimilim të zanores i-. Huazim nga turq, iftár
me burim prej arabishtes.
(Bibl.: Çabej SE IV 390, Ndreca 325, Dizdari Fj. 410).
Syfýr,-i m.sh. -e(t) fjalë a shprehje fetare; e ngrëna e besimtarëve myslimanë gjatë ramazanit para se të gdhijë. (FGjSh, 2006)
Suhur. Një mëngjes i lehtë i marrë para agimit, para fillimit të agjërimit të një dite.
(FBI, 2020:260)
SYFYR m. “e ngrëna e besimtarëve myslimanë gjatë ramazanit para se të gdhijë”. Huazim nga turq. Sahur me burim prej arabishtes, me ndërrimin dialektor -h-> -f-. Forma e çamërishtes suhur qëndron më afër burimit të fjalës.
(Bibl.: Boretzky TE II 121, Ndreca 668, Dizdari Fj. 933).