RAMAZAN m. “një muaj i caktuar në vit (muaji i nëntë sipas kalendarit arab), gjatë të cilit besimtarët myslimanë nuk hanë e nuk pinë gjatë ditës”.
Pra është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān (رمضان) që do të thotë vapë ose thatësirë.
Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.Fjalë e komunitetit mysliman, e përgjithësuar në shqipen e sotme. (FTI, 2017:5)
Prof. Topalli na e sjell si huazim nga turq. Ramazán me burim prej arab. Ramaddhán. Del si antroponim: Ramazan, Ramë, Xan. Rama edhe si patronim. Fjala arabe përdoret gjithashtu si antroponim e patronim: Ramadan, Dan. Gjuhët perëndimore e kanë marrë prej arabishtes.
(Bibl.: Miklosich TE II 145, Boretzky TE II 112,Ndreca 592, Dizdari Fj. 832, Topalli, 2017, FTI, 2017).