BAJRAM m. “secila nga dy festat më të mëdha të komunitetit fetar mysliman: Bajrami i Madh e Bajrami i Vogël”. Fjalë e mbarë gjuhës. Huazim nga turq. Bayram “festim, gazmend” me burim prej persishtes. Toskërishtja ka përgjithësisht barjam me metatezë. Përdoret si emër personi dhe familjesh me forma të ndryshme: Bajrami, Barami, Bami, Bajraj, Bajri, Bajro, Bajrushi kryesisht në Veri; Barjam, Bajo kryesisht në Jug. Del në toponimi: Bajrambeg, një lagje në Dibër të Madhe. Ka shkuar edhe në gjuhë të tjera ballkanike e më përtej deri në polonishte e në gjuhët perëndimore.
Ndërsa në Fjalorin e Termave Islam e ndeshim si më poshtë: Idu’l-Fitr. At jepet një shpjegim i detajuar për kuptimin e kësaj feste, ndaj jemi mbështetur për ta plotësuar këtë etimologji. Prej këtu mund të themi se, festa e ndërprerjes së agjërimit. Njihet gjithashtu si Bajrami i Madh. Festohet në fund të ramazanit, muajit të agjërimit. Fillon me shikimin e hënës së re dhe zgjat tri ditë. Në zonat me shumicë myslimane, bizneset mbyllen dhe ftesat përhapen te familja, fqinjët dhe miqtë për t’u bashkuar në festime. Fëmijët marrin dhurata dhe ëmbëlsira. Dhënia e lëmoshës për të varfrit ësh të e nevojshme përpara se të shkohet për të marrë pjesë në namazin e mëngjesit të festës.
(Bibl.: Çabej SE II 134, Ndreca 73, Dizdari Fj. 60, Topalli, 2017, FTI, 2017).