Pasi publikoi pamje duke bërë homazhe tek kompleksi memorial në Prekaz, politikani serb, Nikolla Sanduloviq u rrah në Serbi.
Sanduloviq fillimisht është arrestuar dhe pastaj rrahur brutalisht nga BIA serbe.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja britanike, Alicia Kearns, duke thënë se është e shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e politikanit serb.
Ajo përmend parregullësitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE.
“Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe. Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan në vetëm shprehjet më të buta të shqetësimit kalimtar nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, ka shkruar Kearns.sn