E mbani mend atë vajzën e bukur, të gjatë, me veshje elegante e të grimuar pak, e cila në festivalin e këngës së vitit ’93 I këndonte Zotit? (titulli i këngës: Ti je vetja ime) E pra, duket se Ai, e ka pëlqyer zërin e saj dhe e ka bekuar Enxhi Ninin me rini të përjetshme! Sot, pak më shumë se 20 vjet prej atëherë, ajo ka të njëjtin sharm, delikatesë, të njëjtin portret të freskët e fizik të bukur, edhe pse është nëna e dy vajzave, Mias dhe Adeles.
Pavarësisht programit të ngarkuar professional e personal, Enxhi planifi kon disa here në vit, me të njëjtën dëshirë, të vijë në Shqipëri për të kaluar pushimet apo për t’u takuar me miqtë e familjarët. Madje edhe për të qenë mes nesh, publikut që e pëlqyem Enxhin për thjeshtësinë dhe mirësinë që përcillte në skenë. Prania e Enxhit në Universitetin e Arteve dhe rrugët e kryeqytetit për këtë shërbim fotografik, ngjallte shumë kuriozitet për kalimtarët që ndaleshin e i kujtonin vitet kur ajo ishte adoleshente dhe interpretonte në skenë, ndërsa të tjerë i kërkonin që t’u rikthehej festivaleve. Por ajo tashmë është një zonjë, e cila e ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj në Itali! Në këtë takim pas dy dekadash Enxhi Nini tregon për revistën “Living” jetën e saj, familjen, historinë me djalin që i rrëmbeu zemrën, Gabrielen, planin për martesë dhe sfidat e sukseset profesionale të arritura në Itali.
Enxhi nuk ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse a festivale, megjithatë mblodhi shumë simpati rreth vetes. Ajo ra menjëherë në sy në spektaklet e bukurisë Miss Plazhi dhe “Rreth fatit për 12 javë”, por në kujtesën e shqiptarëve mbeti si këngëtarja zëëmbël e festivaleve të fundvitit. Enxhi kishte lindur për të qenë në skenë, ishte rritur me të, me dy prindër artistë. Vajza e kompozitorit Dorian Nini dhe valltares e spikeres Violeta Gjoka, e shihte praninë e saj në televizion si diçka të natyrshme. Pa i bërë akoma pesë vjeç, ajo e kishte marrë në dorë violinën, për të cilën edhe studioi më pas në lice. Instrumenti i dha siguri dhe krahë ëndrrës së saj për të qenë e suksesshme jashtë Shqipërisë. Pak ose aspak e njohëm Enxhin violiniste, pasi studimet e larta i përfundoi në Konservatorin e Romës, në Itali. Ky ishte vendi që do të shpërblente gjithë përkushtimin dhe kohën që ajo i kishte dhënë violinës dhe do të përmbushte ambicien e Enxhit për të qenë në skenat e mëdha të botës perëndimore. Pas kësaj, sfida e vërtetë ka qenë kalvari nëpër audicione në teatrot dhe orkestrat më prestigjioze në Itali. Eksperiencat që kanë shënjuar karrierën e saj në këtë vend janë përvoja në “La Scala” dhe kontrata me orkestrën kombëtare të Rai-t, pjesë e së cilave është edhe sot.
“Nuk mund të bëhesh pjesë e ‘La Scala’-s apo e çdo orkestre tjetër të Italisë, as me rekomandime dhe as duke menduar se e zotëron instrumentin. Aty, fiton ai që ka të dhënat për të
qenë pjesë e orkestrës. Natyrisht, duhet shumë studim ndër vite. Audicioni i parë në të cilin mora pjesë ishte në vitin 2002. Ishte një audicion ndërkombëtar dhe, kushdo mund të paraqitej
dhe të luante përpara komisionit. Unë pata mundësinë të tregoja aftësitë e mia, fitova dhe bashkëpunimi me teatrin e “La Scala”-zgjati 10 vjet. Gjatë kësaj kohe më duhej të punoja shumë, të ushtrohesha gjatë në prova dhe të bëja audicione të vazhdueshme për të qëndruar në teatër. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme me këtë orkestër! Kam udhëtuar në shumë vende me të: në Meksikë, Japoni, Kinë, Egjipt, Siri, pa përmendur këtu koncertet në teatrot e sallat më të njohura në Evropë. Gjatë turneve, por edhe në “La Scala”, kam takuar shumë shqiptarë të suksesshëm; instrumentistë, soprano e tenorë në orkestrat më të mëdha evropiane të muzikë simfonike.
Në vitin 2010 vendosa të konkurroja në orkestrën kombëtare të RAI-t. Kontrata me ta do të thotë një vend përfundimtar pune ndërsa vazhdoj të kem bashkëpunime me orkestrën filarmonike të “La Scala”-s apo teatro të tjera. U bënë vite që udhëtoj nëpër Itali apo jashtë saj për shkak të projekteve, por familjen e kam ndërtuar në Piacenza.
Në këtë qytet u njoha me Gabrielen, babanë e dy vajzave të mia. Djali me të cilin do të celebrojmë historinë tonë të dashurisë duke u kurorëzuar në martesë vitin e ardhshëm. Edhe ai është artist, por në një tjetër fushë të së bukurës, në atë të parukerisë dhe estetikës. Ai ka shumë fantazi, shije dhe pasion në profesionin e tij, ndërsa më mbështet në çdo sfidë profesionale timen.
Puna ime është një sakrificë për të dy, veçanërisht për faktin se ndodhet shumë larg qytetit ku unë jetoj. Megjithatë, përtej të papriturave që sjell profesioni, të dy jemi shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe vajzave tona. Mia sapo i ka bërë 3 vjeç. Emrin ia vendosëm së bashku me Gabrielen ndërsa ishim ende në pritje të ëmbël. Vetëm pasi u bëra nënë për herë të parë arrita ta shijoj të plotë lumturinë e nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë! Mia është shumë energjike, me ide të qarta dhe shumë e dashur. Ndërsa vajza e vogël, Adele, mbush vitin e parë të jetës më 1 nëntor.
Unë dhe bashkëshorti, me përkëdheli e thërrasim “llokumi me arra”. Adele na ka ëmbëlsuar jetën të gjithëve! Me ardhjen në jetë të vajzave, prioritetet e mia kanë ndryshuar! Mënyra sesi e shoh botën, gjithashtu! Çdo gjë ka kaluar në plan të dytë ndërsa po i kushtohem fëmijëve dhe bashkëshortit me një dashuri që nuk e imagjinoja më parë! Të qenët nënë më jep forcë, energji të pashtershme, që nuk e dija se i kisha brenda meje. Vajzat e mia kanë nevojë për mua dhe unë dua të jem pranë tyre në çdo çast të rëndësishëm, megjithatë nuk bëj dot pa violinën. Jam me fat që mamaja ime ka ardhur të jetojë me ne në Itali, kështu unë mund t’i kushtoj kohë instrumentit. Do të ishte shumë më e vështirë pa të, nuk besoj se do të gjeja kohë as për veten, as për bashkëshortin apo violinën nëse gjyshe Violeta nuk do të kujdesej për mbesat. Dua që vajzat të flasin shqip, përveçse italisht, dhe mamaja ime është një mësuese shumë e mirë.” Kjo është dita e Enxhit në Piacenza, sa e zakonshme aq edhe e jashtëzakonshme mes sukseseve të koncerteve me orkestrën kombëtare të Rai-t, orkestrës fi larmonike të “La Scala”-s, orkestrës së RTV “Lugano” dhe lumturisë që i jep prindërimi dhe familja.
….Dy femije me nga nje qenush pellushi n’doret i kishin identike njelloj. Te dy qenushet ishin te vegjel, te dy ishin me kaçurrela , te dy me sy te shkruar ndaj, per ti dallu vendosne . . .
Kancelari gjerman Friedrich Merz, ishte të premten në Uashington për vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë takimit, Merz i ka dhuruar presidentit Donald Trump një kopje . . .
Familja vendosi gjithashtu të dhurojë “gati 1,300 dokumente të shkruara me dorë ose të shtypura në makinë shkrimi të Gjeneralit de Gaulle”, i cili vdiq në vitin 1970, tha Artcuria . . .
Një nga kontributet më të rëndësishme të diasporës shqiptare në fillim të shekullit XX ishte nxjerrja dhe shpërndarja e shtypit në gjuhën shqipe, në funksion të ndërgjegjësimit . . .
VOAL- I lindur më 16 prill 1927 në Marktl am Inn, Gjermani, Joseph Aloisius Ratzinger vjen nga një familje e vjetër bujqësore nga Bavaria e Ulët. Prindërit e tij, të cilët nuk ishin v . . .
Foto: Bajram Curri, atdhetar e luftar i zjarrtë,për çeshtjen mbarkombtare shqiptare, “Hero i Popullit”
“UDHËTIMI” I FUNDIT I BAJRAM CURRIT:
DRAGOBI – KOLGECAJ – ZOGAJ – KRUMË…”
(Kujtime . . .
Profesori i njohur shqiptar Selman Sheme është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Pedagogu i mirënjohur i Gjeografisë, autori i dhjetëra librave dhe studimeve shkencore për gjeogr . . .
Imzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkop . . .
Anëtare e Partisë Demokratike prej vitit 1996 e pjesë aktive qysh prej viteve ’90 e strukturës së kësaj force politike në atë që aktualisht quhet Njësia Vendore numër 9.
Lindur e rritur . . .
Radio Evropa e Lirë
Enver Hadri, politikan dhe aktivist nga Kosova, u vra 35 vjet më parë në Bruksel nga shërbimi sekret serb e jugosllav, UDB.
Përveç përvjetorit të vrasjes, . . .
Ahmet Hoxha ishte nga Kolonja e Gjirokastrës. Ai e kaloi gjithë jetën në burg. Është arratisur dy herë nga burgjet; një herë në Laç dhe një herë në Spaç.
Në arratisjen e dytë, ai iku n . . .
VOA Alex Gendler
Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë rol të madh në financimin e fush . . .
Komentet