Voal.ch – Duke iu referuar shtypit francez dhe të dhënave nga Ministria e Brendëshme e Francës në zgjedhjet legjislative mbajtur në Francë në dy raunde 30 qershor dhe 7 korrik 2024 pjesmarrja ishte mbi 66%. Parlamenti francez ka 577 vende, kështu që një parti që të ketë shumicën i duhet të ketë fituar 289 vende. Nga këto zgjedhje asnjë parti nuk e pati shumicën. Sidomos partia e Bardella-s dhe Le Pen -që hynë në zgjedhje duke mbartur euforinë e zgjedhjeve për Parlamentin Europian.
Sot para mesditës, Kryeministri francez Gabriel Attal është larguar nga pallati Matignon, selia e qeverisë, dhe është nisur për në Elysee për t’i paraqitur dorëheqjen kreut të shtetit, Emmanuel Macron.
Fronti Popullor ka deklaruar se javën që vjen do kenë propozuar kryeministrin, si rezultat e një alence të mundëshme midis partisë së Macron dhe NFP.
Në rastin e zgjedhjeve legjislative në Francë asnjë parti nuk ka shumicën, ndërsa rezultatet janë si më poshtë:
Nouveau Front populaire NFP (Koalicioni i partive të majta) 182 vende
Ensamble – Partia e Presidentit Macron – 168 vende
Le Rassemblement national (RN) — Front national (FN) – Marine Le Pen (2011-2021) puis Jordan Bardella – 143 vende
Les Républicains – LR – 46 vende
Droite – qendra e djathtë – 16 vende
Gauche – E Majta – 13 vende…….
Ndërsa sipas të dhënave përfundimtare të shpallura nga Ministria e Brendshme e Francës pas raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative këtë të dielë, me pjesëmarrje prej 66,63 për qind dhe numrin e përgjithshëm të mandateve sipas partive.
NFP ka gjithsej 178 vende.
Ensamble – Së bashku – 150 vende.
Dhe Aleanca RN-LR arriti në 142 vende. /EB
