Parullë ironike:
“Revolucionarë” të të gjitha ngjyrave bashkohuni kundër shtetit të Kosovës, lirisë dhe demokracisës së saj! Bënë lesh e li atë që ka mbetur! O sot, o kurrë!
Kjo thirrje u drejtohet: politikanëve milionerë të pasuruar nëpërmes haraçit dhe krimit të organizuar, deputetëve të pamoralshëm që e kthejnë Parlamentin në torishtë delesh, qeveritarëve mafiozë, gjyqtarëve të korruptuar, tregtarëve të flamujve, tuxharëve të patriotizmit folklorik-primitiv, klerikëve-militantë, paramilitarëve me pedigrenë e “veteranëve të luftës”, “akademikëve” me diploma të blera në pazarin universitar, “intelektualëve” servilë e vasalë, kalemxhinjëve sahanlëpirës,studentëve të manipuluar nga partitë politike me ardhmërinë “e garantuar” të refugjatëve e të ngjashëmve të shumtë nga ky amallgam…
Komentet