Për të 38-ën ditë radhazi, qytetarë do te mblidhen në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi nis në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë, t’i bashkohen protestës, duke theksuar se synimi i tyre mbetet i pandryshuar, dorëheqja e kryeministrit.
Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në arritjen e këtij objektivi.
Me sloganin “Ju erdhi fundi”, organizatorët ftojnë qytetarët të marrin pjesë masivisht, duke argumentuar se qeveria ka humbur legjitimitetin dhe se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.